Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
P R O J E K T L I G J PER DISA SHTESA NĖ LIGJIN NR.8402, DATĖ 10.9.1998, “PĖR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TĖ NDĖRTIMIT”, TĖ NDRYSHUAR
 

                                                                                                     P R O J E K T L I G J

PËR

DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8402, DATË 10.9.1998, “PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE  TË NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I :


Në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:


Neni 1

 

Në vijim të paragrafit të tretë, të nenit 7, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

 

 “... Kur mbikëqyrësi i punimeve konstaton raste të ndryshimit të projektit, është i detyruar të njoftojë menjëherë Inspektoratin Ndërtimor e Urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut.”.

Neni 2


Në nenin 9 bëhen këto shtesa:

 

a)     Në fund të paragrafit të parë shtohen fjalët “… dhe INUK-ja,  kur kërkohet nga kjo e fundit, për zonat me rëndësi kombëtare.”.

b)     Në fund të paragrafit të dytë shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

  “... Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e depozitimit të dosjes, duhet të pajisë subjektin me vërtetim për plotësimin ose jo të dokumentacionit tekniko - ligjor të paraqitur. Në përfundim të afatit 5 - ditor, nëse Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut nuk shprehet, atëherë dokumentacioni tekniko – ligjor, i paraqitur nga subjekti, konsiderohet si i pranuar i plotë nga inspektorati i sipërpërmendur.”. 

Neni 3

 

Në fund të nenit 15  shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“ Për moszbatimin e detyrimeve, të përcaktuara në nenin 7, të këtij ligji, përveç dënimit me gjobë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga çasti i konstatimit të shkeljes, Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut u paraqet  organeve përkatëse kërkesën për heqjen e licencës të mbikëqyrësit të punimeve.”.

Neni 4


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)


14/07/2010
Votoni per projektligjin
PO:       JO: 

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave