Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton 3.2 miliard euro financime nga institucione financiare europiane dhe ndėrkombėtare, nė infrastrukturėn e vendit
 

3.2 miliard euro është financimi, me të cilin Shqipëria do të ndryshohet tërësisht në infrastrukturën e saj rrugore, në infrastrukturën ujore, në energjetikë, në lidhjet e saj elektrike.

 

Kreditoj do të thotë para së gjithash, besoj. Në qoftë se diku ka krizë besimi, ekziston besim i plotë ndaj ekonomisë dhe qeverisë shqiptare. Një faktor shtesë madhor ishte mesazhi që dërguam me ristrukturimin e buxhetit. Miqtë dhe partnerët tanë financiarë e kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer, si dëshmi e seriozitetit të kësaj qeverie.

 

Qeveria miratoi sot një sërë marrëveshjesh financiare me disa nga institucionet më të rëndësishme financiare europiane dhe ndërkombëtare, në vlerën e rreth 3.2 miliard euro, për financimin kryesisht të infrastrukturës rrugore në vend.

 

Kryeministri Berisha, duke paraqitur për miratim në Këshillin e Ministrave, këto marrëveshje, tha se ekonomia shqiptare ka fituar besim të madh në qarqet financiare europiane dhe botërore. “Kam kënaqësi që në këtë mbledhje, ne miratojmë kredi të mëdha për Shqipërinë, të cilat përfshijnë të gjitha fushat, kredi shumë të rëndësishme për financimin e infrastrukturës së vendit”, u shpreh Kryeministri.

 

Më konkretisht, Kryeministri Berisha bëri të ditur:

 

- Banka Europiane e Investimeve (BEI), së bashku me Bankën Islamike të Zhvillimit, është e angazhuar plotësisht në financimin e projekteve të mëdha, ndër të cilat autostrada Tiranë-Elbasan. Këto dy banka do të financojnë të gjithë trajektoren e kësaj rruge, që është edhe segmenti ndër më kryesor i Korridorit të 8-të, natyrisht, me një impakt të madh në shkurtimin e kohës për arritjen në Tiranë, nga të gjitha skajet e Shqipërisë jugore dhe juglindore.

 

- Banka Islamike, Fondi i OPEC-ut dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) janë angazhuar për një financim të madh në rrugët rurale.

 

Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për qeverisë japoneze, e cila parashikon të ndihmojë me kredi të buta ndërtimin e rrugëve rurale të vendit, në shumën e 100 milion dollarë.   

 

- Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) është angazhuar të rrisë financimin e saj për sektorin privat.

 

- Banka Gjermane e Zhvillimit ka marrë përsipër linjën e interkonjeksionit midis Tiranës dhe Prishtinës dhe po e konsideron me pozitivitet të madh linjën tjetër, Tiranë-Shkup. Gjithashtu kjo bankë, një ndër më kryesoret e investimeve në vend, - njoftoi Kryeministri, - ka angazhuar një shumë të re prej 50 milion euro në fushën e ujësjellësve dhe rreth 40 milion euro të tjera për vendosjen e një turbine shtesë në hidrocentralin e Vaut të Dejës, e cila rrit ndjeshëm kapacitetin e prodhimit në këtë hidrocentral.

 

- Banka e Detit të Zi merr përsipër financimin e rrugës së Arbrit.

 

- Fondet e Gjirit marrin përsipër financimin e Boshtit të Jugut.

 

- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim u angazhua dje se do të financonte të gjitha projektet, përfshirë edhe projektin shtesë, të rrugës Qafë Plloçë-Librazhd.

 

- Qeveria austriake jep një kredi të butë, jashtëzakonisht të leverdishme, për modernizimin me teknologjinë e fundit të 6 spitaleve.

 

Kryeministri Berisha theksoi se i gjithë financimi prej rreth 3.2 miliard euro i kushtohet infrastrukturës, në dallim me tendencën e qeverive të shkuara, kur këto financime shkonin për pagat dhe pensionet.

 

“3.2 miliard euro është financimi, me të cilin Shqipëria do të ndryshohet tërësisht në infrastrukturën e saj rrugore, në infrastrukturën ujore, në energjetikë, në lidhjet e saj elektrike. Dua t’ju informoj se në takimin e djeshëm me BERZH-in i kërkova këtij institucioni të madh financiar të konsiderojë me seriozitetin më të madh, të marrë nismën për projektin tjetër madhor midis Tiranës dhe Prishtinës, linjën hekurudhore”, - u shpreh Kryeministri.

 

Duke shprehur falënderimet ndaj  institucioneve financiare për gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për të investuar në të gjitha prioritetet e qeverisë shqiptare, Kryeministri Berisha vlerësoi se këto financime kanë në bazë, para së gjithash, besimin tek ekonomia dhe qeveria shqiptare.  

 

“Kredia vjen nga kredio, besoj. Është marrë fjala besim për veprimtarinë bankare. Kreditoj, - vijoi Kryeministri - do të thotë para së gjithash, besoj. Në qoftë se diku ka krizë besimi, ekziston besim i plotë ndaj ekonomisë dhe qeverisë shqiptare. Kredio-besoj dhe neve na besojnë. Kjo është e vërteta. Një faktor shtesë madhor ishte mesazhi që dërguam me ristrukturimin e buxhetit. Miqtë dhe partnerët tanë financiarë e kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer, si dëshmi e seriozitetit të kësaj qeverie. Ndaj edhe këto kredi kapin vlerën 3.2 miliard euro, por unë ju garantoj se në çdo rast dhe në çdo nevojë, ato mund të njohin pa asnjë vështirësi, rritje të mëtejshme, në përputhje me objektivat e kësaj qeverie.”

 

Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin dhe respektin për të gjithë faktorët operues në ekonominë shqiptare, qeverinë dhe strukturat e saj me reformat e thella që ndërmori, sektorin privat, që me veprimtarinë dhe performancën e tyre bëjnë që ekonomia, biznesi, qeveria dhe autoritetet shqiptare të gëzojnë besimin më të madh të institucioneve financiare europiane dhe botërore.


14/07/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave