Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
UDHEZIM PER NJĖ SHTESĖ NĖ UDHĖZIMIN NR. 1, DATĖ 13.6.2000, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, “PĖR STRUKTURĖN E RENDITJES SĖ PUNĖVE NĖ SHĖRBIMIN CIVIL, METODOLOGJINĖ PĖRKATĖSE DHE PĖRSHKRIMIN PĖRGJITHĖSUES TĖ ROLIT TĖ SEKRETARIT TĖ PĖRGJITHSHĖM NĖ KĖTĖ SHĖRBIM”,
 

U DH Ë Z I M

 

PËR

 

NJË SHTESË NË UDHËZIMIN NR. 1, DATË 13.6.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR STRUKTURËN E RENDITJES SË PUNËVE NË SHËRBIMIN CIVIL, METODOLOGJINË PËRKATËSE DHE PËRSHKRIMIN PËRGJITHËSUES TË ROLIT TË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM NË KËTË SHËRBIM”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Në fund të aneksit nr. 2, të udhëzimit nr. 1, datë 13.6.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

 

“Nëpunësit civilë të cilët kanë një Diplomë të Nivelit të Parë (DNP) në degët Inxhinieri Elektronike ose Informatikë, të emëruar deri në datën 1 prill 2010, sipas procedurave të legjislacionit të shërbimit civil, në pozicione që lidhen me informatizimin e administratës publike e që u përkasin shkallëve 12, 13, 14,  16 dhe 18, dhe që aktualisht vazhdojnë programet e studimeve të ciklit “Master i Nivelit të Parë” ose programet e studimeve të ciklit të dytë, të vazhdojnë të punojnë në pozicionet ku janë të emëruar, me kushtin që, deri jo më shumë se dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, të pajisen me një diplomë Master i Nivelit të Parë (MNP), ose Diplomë të Nivelit të Dytë (DND).”.  

 

2. Ngarkohen ministritë e linjës dhe Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij udhëzimi.

 

Ky udhëzim, hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


30/06/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave