Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton vendimin pėr rritjen e pensioneve nga 4 deri nė 10 pėrqind
 

Qeveria vendos për rritjen e pensioneve mujore për 520 mijë qytetarë shqiptarë, një rritje 3 deri në 5 herë më e madhe, se rritja e çmimeve nga muaji korrik në muajin korrik. Me rritjen 1 herë bëhet indeksimi, ndërsa të gjitha rritjet e tjera janë shtesë reale mbi pensionin e tyre.

 

Ky vendim merret në përputhje me premtimin e bërë nga qeveria, në përputhje me mbajtjen e fjalës dhe në përputhje me parimin e qeverisjes me zemër të dhembshur.

 

Ministria e Financave do të sjellë këtë javë, edhe vendimin për rritjen e pagave, sipas përshkallëzimeve dhe parashikimeve të nevojshme.

 

Siç kemi lajmëruar, do të çojmë buxhetin në parlament për të shkurtuar ndjeshëm shpenzimet, të cilat do të shkurtohen me 25 përqind në të gjitha fushat, sepse ky është një imperativ, të cilit duhet t’i përgjigjemi.

 

Kryeministri Berisha njoftoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, finalizimin e vendimit për rritjen e pensioneve, në masën 4 deri në 10 përqind, për 520 mijë qytetarë shqiptarë.  

 

“Sot, qeveria vendos për rritjen e pensioneve mujore për 520 mijë qytetarë shqiptarë, një rritje 3 deri në 5 herë më e madhe, se rritja e çmimeve nga muaji korrik në muajin korrik. Pra, me rritjen 1 herë bëhet indeksimi, ndërsa të gjitha rritjet e tjera janë shtesë reale mbi pensionin e tyre. Kjo rritje e pensioneve përshkallëzohet nga 6 përqind për pensionet e ulëta në tërësi, me një rritje prej 6140 lekë (të vjetra). Kjo është një rritje e përfillshme, e përmuajshme. Nga rritja në këtë vlerë përfitojnë afërsisht 200 mijë pensionistë. 170 mijë pensionistë të fshatit do të kenë një rritje prej 10 përqind të pensionit të tyre. Pensionet e larta dhe ato suplementare rriten me 4 përqind,” u shpreh Kryeministri, gjatë paraqitjes së këtij vendimi.

 

Kryeministri Berisha theksoi se vendimi për rritje të ndjeshme të pensioneve u arrit pas përpjekjeve shumë serioze të qeverisë dhe në përputhje me premtimin e bërë, në një kohë kur pensionet janë ngrirë apo reduktuar, pothuajse në të gjitha vendet e Europës.

 

“Natyrisht, ky vendim, - u shpreh Kryeministri - nuk merret pa vështirësi. Kriza europiane nuk është se nuk ka pasqyrimin e saj në ekonominë shqiptare, por ky vendim merret në përputhje me premtimin e bërë nga qeveria, në përputhje me mbajtjen e fjalës dhe në përputhje me parimin e qeverisjes me zemër të dhembshur. Nuk mund të ketë motiv më të madh moral, sesa ndjeshmëria dhe dhembshuria ndaj atyre që janë në nevojë, në marrjen e këtyre vendimeve, që dua të theksoj janë kundër rrymës”.

 

Kryeministri Berisha bëri gjithashtu, të ditur se Ministria e Financave do të sjellë këtë javë, edhe vendimin për rritjen e pagave, sipas përshkallëzimeve dhe parashikimeve të nevojshme.

 

Duke theksuar se programi i qeverisë mbetet i paprekur në rrafshin e rritjes së pagave dhe pensioneve, Kryeministri Berisha njoftoi se ky program do të njohë kufizime drastike në shpenzimet e tjera, duke shkurtuar me 25 përqind shpenzimet në buxhetin e shtetit.  

 

“Një politikë e kujdesit të veçantë është e domosdoshme. Një politikë, e cila duhet të ruajë me çdo çmim treguesit makroekonomikë, është në interesin më të mirë publik, në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të sektorit privat. Ndaj, siç kemi lajmëruar, do të çojmë buxhetin në parlament, për të shkurtuar ndjeshëm shpenzimet, të cilat do të shkurtohen me 25 përqind në të gjitha fushat, sepse ky është një imperativ, të cilit duhet t’i përgjigjemi. Nuk duhet ta fsheh, por duhet të merret vesh se tregu europian i bonove të thesarit është në situatën më të pashembullt. Ne u paraqitëm për herë të parë në këtë treg, por njëkohësisht me ne ishin paraqitur edhe rreth 8 vende të tjera dhe që të gjitha u tërhoqën, sepse disa probleme të thella, të krijuara në zonën e Euros, kanë krijuar pasiguri të madhe, me asnjë lidhje me ekonominë shqiptare apo me disa nga këto ekonomi që u tërhoqën, por, vetëm e vetëm, për shkak të evidentimit të një borxhi shumë të madh në disa vende anëtare të BE-së, borxh që kalon edhe 115 përqind prodhimin e brendshëm të tyre. Në këto kushte, tregjet financiare europiane përjetojnë një situatë të vështirë. Banka e vendit, Ministria e Financave, qeveria po sintonizojnë të gjitha qëndrimet, në mënyrë që pasojat të jenë sa më të vogla. Kështu që, reduktimi i shpenzimeve është një imperativ i kohës dhe ne duhet të çojmë buxhetin në parlament për të reduktuar në mënyrë të ndjeshme shpenzimet buxhetore të këtij viti. Nuk kemi prekur rrogat dhe pensionet, do të veçojmë përparësitë, ku do të përqendrohemi, por kjo masë është e domosdoshme,” u shpreh Kryeministri.

 


30/06/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave