Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri pėrshėndet Raportin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme e Ēėshtjeve tė Ekonomisė dhe Financave nė BE, qė vlerėson ekonominė shqiptare shumė afėr performancės sė 10-s sė BE
 

Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm dhe ka arritur shumë afër performancës së dhjetëshes së Bashkimit Europian.”

Kryeministri: Ky Raport i jep përgjigjen më të shkëlqyer atyre që ndjellin nga mëngjesi gjer në darkë, krizë dhe zi.

 

Kryeministri Berisha njohu sot, në hapjen të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, anëtarët e kabinetit qeveritar dhe median e pranishme me përfundimet e Raportit të Drejtorisë së Përgjithshme e Çështjeve të Ekonomisë dhe Financave në Bashkimin Europian për vendet e rajonit. Duke u ndalur në vlerësimet për Shqipërinë, Kryeministri Berisha citoi Raportin, sipas të cilit, ekonomia shqiptare “ka bërë një progres të rëndësishëm dhe ka arritur shumë afër performancës së dhjetëshes së Bashkimit Europian”.

 

“Këto - tha Kryeministri - janë frytet e një kursi të thellë reformash, të cilat, të vlerësuara në raport me lirinë ekonomike, Shqipëria është e para”.

 

Duke e konsideruar këtë si vlerësimin më maksimal që vendi ka marrë tërë historinë e tij, për ekonominë, Kryeministri Berisha u ndal më në detaje në gjetjet dhe vlerësimet e Raportit të Komisionit Europian, duke analizuar edhe faktorët kryesorë që e bëjnë ekonominë shqiptare solide.

 

“Sot, dua të sjell para jush, por edhe para mbarë qytetarëve shqiptarë, Raportin që Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Ekonomisë dhe Financave në Bashkimin Europian ka bërë për vendet e Rajonit, me vlerësimet për secilin vend, të cilat në tërësinë e tyre janë të azhurnuara me të dhënat e fundit, por ka prej tyre edhe të dhëna të vitit 2007.

 

Në këtë Raport, ajo që merr vlerësimet më maksimale është ekonomia shqiptare. Raporti që në fillim thekson se në Shqipëri, në bazë të rritjes ekonomike, kanë qëndruar investimet e mëdha. Për të gjithë ata që kanë sy dhe duan të shikojnë dhe ky është edhe perceptimi në tërësi i të gjithë qytetarëve shqiptarë, ky vend ka ndryshuar më shpejt dhe më shumë se kurrë. Në Shqipëri, thotë Raporti, kontributi i industrisë dhe ndërtimit ishte 40 përqind, kundrejt vetëm 20 përqind në vendin tjetër të dytë. Vetëm në vitin 2009, Shqipëria ia doli sëbashku me Serbinë në këtë rast, të tërheqë investime 10 pëqind të Prodhimit të Brendshëm, madje në Shqipëri, thotë Raporti, llogaritë financiare u dyfishuan, krahasuar me një vit më parë. Në disa vende, thekson ky Raport, financimi i jashtëm u ngadalësua, në disa jo, sidomos në ato vende me surplus në llogaritë financiare si Shqipëria. Vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi mbetën tërheqëse për investimet e huaja.

 

Të gjitha vendet, me përjashtim të Shqipërisë, humbën nga rezervat e tyre valutore. Vendet me politika monetare fleksibël dhe të tilla janë sot Turqia, Shqipëria dhe Serbia, thotë Raporti, e kontrolluan rritjen e kredisë me rregullime të politikave të interesit dhe kërkesave për depozita, çka përbën një meritë të padiskutueshme të Bankës Qendrore të vendit. Në shumë vende, kursi i këmbimit është bazuar në Euron si referencë e jashtme. Shqipëria, Turqia dhe Serbia kanë lënë monedhën e tyre në kurs të luhatshëm, në mënyrë të pavarur, në kurs të lirë, ndaj edhe leku, - citohet leku në Komisionin Eruopian - mbeti relativisht stabël deri nga fundi i vitit 2008, pati presion në vitin 2009 për të financuar presionin inflacionit, Banka e Shqipërisë uli interesin në janar dhe tetor me 5.25 përqind, i ofroi likuiditet pa kufi bankave, me politikën e këmbimit, në fillim të vitit 2009.

 

Të ardhurat buxhetore u rritën në mënyrë të ndjeshme në Shqipëri dhe Malin e Zi, por Shqipëria qëndron gjithmonë në krye, ndaj rritëm rrogat dhe pensionet. Në rajon, vetëm Shqipëria pati këtë vlerë të kursimeve të brendshme, njëlloj si vendet e zhvilluara.

 

Sipas këtij Raporti, Shqipëria qëndron në krye të kontributit të sektorit privat në ekonominë shqiptare dhe të ardhurat. Shqipëria, thotë Raporti dhe ky është vlerësimi më maksimal që ky vend ka marrë ndonjëherë në historinë e tij për ekonominë, ka bërë një progres të rëndësishëm dhe ka arritur shumë afër performancës së dhjetëshes së Bashkimit Europian. Këto janë frytet e një kursi të thellë reformash, të cilat, të vlerësuara në raport me lirinë ekonomike, Shqipëria është e para, pastaj Turqia dhe Maqedonia cilësohen si vende në vend të mirë, si ekonomi moderuar shumë të lira, ndërsa të tjerët në rajon janë ‘mostly unfree’, d.m.th. më së shumti jo të lira. Liria funksionon në këtë vend, sepse ishte vota e lirë.

 

Siç e shihni, zotërinj ministra dhe të nderuar qytetarë, ky Raport i jep përgjigjen më të shkëlqyer atyre që ndjellin nga mëngjesi gjer në darkë, krizë dhe zi. Raporti thekson se ekonomia shqiptare rezistoi më mirë se të gjitha të tjerat dhe ekonomia shqiptare rezistoi, sipas Raportit, sepse rritja e saj u bazua në shtyllat më solide që janë investimet. Ky Raport fakton se në Shqipëri investimet ishin 40 përqind, kundrejt 20 përqind që ato kapën në maksimum, në të gjitha vendet e tjera. Duke theksuar këto, absolutisht nuk mund të injorohen dhe mohohen reflektimet dhe pasqyrimet e krizës globale, por çdo ditë e më shumë në arenën ekonomike Shqipëria dhe shembulli i saj merret referencë.

 

Në mënyrë të përsëritur kemi mbrojtur pikëpamjet se një nga faktorët kryesorë që ekonomia jonë rezistoi ishte investimet e mëdha publike, të cilat përbënin konvertimin më të shkëlqyer të kapitalit financiar në ekonomi reale, por shumëformëshe, se të tjerët i shndërruan në ndërtim dhe u mbetën bosh, zbrazët. Ky rajon, në radhë të parë, është industri dhe pastaj ndërtim.

 

Sot, nuk vihet sa duhet theksi, por jam i bindur se shumë shpejt do të dalë në dritë edhe faktori i dytë po kaq madhor dhe ky është taksat e ulëta. Dogma marksiste se rritja e tatimit mbi fitimin godet borgjezinë është përmbysur në mënyrë përfundimtare. Studimet më serioze të grupeve të Oksfordit kanë faktuar se për çdo dollar të ulur në tatim fitimin apo në taksën e korporatave, 0.54 përqind u kalon punëtorëve dhe punonjësve, me vende të reja pune, me rritje rrogash, me mjedis më të lirë pune. Sot, ka një konfuzion në përballimin e situatave të krijuara nga piramidria më e madhe e kohërave që bota ka njohur, nga vitet 1500 e gjer më sot, por jam i bindur se taksat e ulëta janë një nga rrugët më kryesore të parandalimit të këtyre shfaqjeve dhe të nxitjes së zhvillimit ekonomik.

 

Së treti, Shqipëria i rezistoi krizës, sepse ajo ka një administratë publike që peshon mbi shpatullat e atyre që prodhojnë 80 përqind të GDP-së, pra, të sektorit privat, dy herë më pak, sesa në secilin nga vendet e rajonit.

 

Këto janë politikat konsistente, të cilat bënë Komisionin Europian të thotë se Shqipëria është shumë afër dhjetëshes së Bashkimit Europian.”

 


16/06/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave