Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Vendimet e miratura nė mbledhjen e radhės tė Kėshillit tė Ministrave
 

Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, u miratuan këto vendime:


V E N D I M


PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM
NË LIGJIN NR.10091, DATË 5.3.2009, “PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË EKSPERTIT KONTABËL
TË REGJISTRUAR DHE KONTABILISTIT TË MIRATUAR”


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.10091,               datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

 


P R O J E K T L I GJ


PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10091, DATË 5.3.2009, “PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT
TË EKSPERTIT KONTABËL TË REGJISTRUAR DHE KONTABILISTIT TË MIRATUAR”


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.10091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar”, bëhet ky ndryshim:

Neni 1
Neni 58 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 58
Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar
1. Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël apo përdorimi i emërtimeve si shoqëri audituese, pa qenë i regjistruar më parë në regjistrin publik të ekspertëve kontabël, si dhe përdorimi i çfarëdo titulli, që synon të krijojë ngjashmëri ose konfuzion me këta tituj profesionalë apo emërtime, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 5 000 000 deri në    10 000 000 lekë.
2. Vendimi për vendosjen e gjobës merret nga bordi i mbikëqyrjes publike.
3. Vendosja e dënimit administrativ, sipas këtij ligji, nuk ndalon paraqitjen e kallëzimit penal në prokurori.”.  

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

 

 

***

 


V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E RAPORTIT TË PARË KOMBËTAR PERIODIK,
NË KUADËR TË PROTOKOLLIT OPSIONAL TË KONVENTËS
SË OKB-SË, “PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE”, PËR SHITJEN
E FËMIJËVE, PROSTITUCIONIN DHE PORNOGRAFINË
ME FËMIJË


Në mbështetje të neneve 100 e 122, të Kushtetutës, dhe të nenit 1, të ligjit nr.9834, datë 22.11.2007, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsional të Konventës së OKB-së “Për të drejtat e fëmijëve”, për shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë me fëmijë”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e Raportit të Parë Kombëtar Periodik, në kuadër të Protokollit Opsional të Konventës së OKB-së “Për të drejtat e fëmijëve”, për shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë me fëmijë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 


***

 

 

V E N D I M

PËR


MIRATIMIN E RAPORTIT TË PESTË, TË GJASHTË, TË SHTATË DHE TË TETË  KOMBËTAR PERIODIK, NË KUADËR
TË KONVENTËS NDËRKOMBËTARE “PËR ZHDUKJEN
E TË GJITHA FORMAVE TË DISKRIMINIMIT RACOR”


Në mbështetje të neneve 100 e 122 të Kushtetutës dhe të nenit 1, të ligjit nr.7768, datë 9.11.1993, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën ndërkombëtare “Për zhdukjen e të gjitha formave të diskriminimit racor””, me propozimin e  zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

Miratimin e Raportit të Pestë, të Gjashtë, të Shtatë dhe të Tetë Kombëtar Periodik, në kuadër të Konventës “Për zhdukjen e të gjitha formave të diskriminimit racor”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 


***

 


V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË BELGJIKËS PËR TRANSFERIMIN E PERSONAVE TË DËNUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për transferimin e personave të dënuar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 

 

***

 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE
TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE,
QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM
TË KOMUNËS SKËNDERBEGAS, TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Miratimin e listës  paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Skënderbegas, të qarkut të Elbasanit, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Skënderbegas, të qarkut të Elbasanit, miratuar me vendimin nr.728, datë 23.11.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Skënderbegas, të qarkut të Elbasanit ”.

2.Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Skënderbegas, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 


***

 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE
TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE,
QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM
TË KOMUNËS BOGOVË, TË QARKUT TË BERATIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës  paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, (lidhja 1), që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Bogovë, të qarkut të Beratit, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Bogovë, të qarkut të Beratit, miratuar me vendimin nr.1378, datë 17.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Bogovë, të qarkut të Beratit ”.

2. Ngarkohen ministria e Brendshme dhe komuna Bogovë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 


             ***

 


V E N D I M

PËR


MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE (TË PJESSHME) TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE,  QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË SHKODËR, TË  QARKUT  TË SHKODRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të neneve  3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Miratimin e listës  përfundimtare (të pjesshme) të pronave të paluajtshme   publike, shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të bashkisë Shkodër, të  qarkut të Shkodrës, që transferohen në pronësi ose në përdorim të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista e inventarit me 196 (njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 855 (tetëqind e pesëdhjetë e pesë).

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i  Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

 

 


 V E N D I M

                                                          PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA
E MBROJTJES MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME
TË RRUGËVE, TË NJË SIPËRFAQEJE NGA TRUALLI FUNKSIONAL I PRONËS NR.246, “ISH-BATERI ABD”,
NË SHKËMBIN E KAVAJËS, SHKALLNUER, DURRËS, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003,
TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS
SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME, SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI  MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, shkronja “b”  e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes  Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve,, të sipërfaqes prej 4 762.8 (katër mijë e shtatëqind e gjashëdhjetë e dy pikë tetë) m² nga trualli funksional i pronës nr.246, “Ish-Bateri ABD”, në Shkëmbin e Kavajës, Shkallnuer, Durrës, sipas gentplanit bashkëlidhur, për ta përdorur për nevoja urbanistike (rrugë publike).

2. Në listën e pronave bashkëlidhur vendimit nr.515, datë 18.7.2003 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, të hiqet sipërfaqja 4 762.8 (katër mijë e shtatëqind e gjashëdhjetë e dy pikë tetë)  m2 nga trualli funksional i pronës nr.246, “Ish-bateri ABD”, në Shkëmbin e Kavajës, Shkallnuer, Durrës.

3. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, ndalohen të ndryshojnë destinacionin e sipërfaqes së përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojnë atë ose t’ia japin në përdorim të tretëve.

4. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit e Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, para fillimit të punimeve, detyrohen të bëjnë rrethimin e pronës dhe spostimin e rrjeteve inxhinierike që preken gjatë punimeve, duke rehabilituar infrastrukturën që preket gjatë punimeve, për funksionimin e rrugës sipas parametrave dhe kushteve teknike.

5. Pas këtyre veprimeve paraprake dhe marrjes në dorëzim të objekteve të rehabilituara, Ministria e Mbrojtjes detyrohet të bëjë dorëzimin sipas legjislacionit në fuqi, për kalimin në pronësi të sipërfaqes 4 762.8 (katër mijë e shtatëqind e gjashëdhjetë e dy pikë tetë) m², Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

6. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për ndjekjen dhe zbatimin e procedurave të nevojshme, për kalimin në përgjegjësi administrimi të kësaj sipërfaqeje, për nevoja urbanistike, zgjerimin e rrugës publike.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

       SALI BERISHA

 

 


***

 

 

V E N D I M

                                                           PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË RUMANISË, NË FUSHËN
E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE TË KOMUNIKIMIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Rumanisë, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 


***
MINISTRIA E BRENDSHME

AGJENCIA E INVENTARIZIMIT DHE  TRANSFERIMIT TE PRONAVE PUBLIKE

 

 


RAPORT


MBI


    IDENTIFIKIMIN E PRONAVE TE SINDIKATAVE

NË REPUBLIKEN E SHQIPERISË
 

 

 

 

 

 

 

 

TIRANE   2010

 

RAPORT
 
MBI IDENTIFIKIMIN E PASURIVE TE LUAJTSHME DHE
 
               TE PALUAJTSHME TË SINDIKATAVE


 


Në bazë të programit të punës të  hartuar sipas  Urdhërit nr.27. datë 1.02.2010 të Ministrit të Brendshëm  u krye  inventarizimi i pasurive të Sindikatave në Republikn e Shqipërisë nga ku rezultoi :
 

 Objekti i Identifikimit : Inventarizimin e pasurive shtetërore, të luajtshme dhe të paluajtshme, në administrim të sindikatave; identifikimin e marrëdhënieve të krijuara me të tretët për këto pasuri. Identifikimin e objekteve të kulturës, të ish-ndërmarrjeve bujqësore, të cilat kanë kaluar apo duhet të kalonin në pronësi të qeverisjes vendore, sipas nenit 7 të ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998.

Baza Ligjore :
 Ligji nr.10159 datë 15.10.2009, “Për shfuqizimin e ligjit nr. 8340/1, datë 6.5.1998, “Për rregullimin e pasojave, që kanë rrjedhur nga zbatimi i Dekretit nr. 204, datë  5.6.1992, ”Për pasurinë e Sindikatave”” Vendimi i  Këshillit të Ministrave nr.1277, datë 23.12.2009 “ Për disa shtesa në Vendimin nr.500, datë.14.08.2001, të Këshillit të Ministrave, “Për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e pronave në njësitë e qeverisjes vendore”.
Në zbatim të dy akteve ligjore të sipërmendura me shkresn nr.623, datë 7.01.2010,  AITPP i ka kërkuar informacion Ministrisë së Drejtësisë, Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në lidhje me pasuritë në administrim të sindikatave, për një afat 20 ditor, sipas  pikës 33 të Vendimit nr.1277, datë 23.12.2009, të Këshillit të Ministrave.
Ministri i Brendshëm miratoi Udhëzimin nr. 26, datë 01.02.2010,” Për identifikimin  dhe inventarizimin e pasurive të paluajtshme shtetërore në administrim të sindikatave dhe identifikimin e objekteve të kulturës të ish-ndërmarjeve bujqësore” në të cilin përcaktohen rregullat e përgjithshme për mënyrën e indentifikimit të pronave të sindikatave.

Gjatë këtij procesi AITPP- ja shfrytëzoi dokumentacionin e ardhur nga Zyra Qëndrore e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dokumentacionin e inventarit të mjeteve themelore të ish-bashkimeve profesionale sipas inventarit të vitit 1991, listat e inventarit që AITTP disponon për sa i përket objekteve të ish-NB, të dhënat që kanë dërguar prefekturat.
Dokumentacioni i vënë në dospozicion  nga ZRPP-të është i paqarte pasi në AITPP kane ardhur vetem fotokopje të një pjese të dokumentacionit, shpesh i palexueshëm dhe pa komente për pronat për të cilat mendojme të na jepet një fazë të dytë informacion i detajuar dhe me komente  për paqartësitë që kanë dal për prona të veçanta.  
Në vazhdim janë listuar të gjitha pronat për të cilat  ka dokumentacion ose jo nga ZRPP-të, si dhe informacioni i mbledhur nga inventarizimi dhe verifikimi fizik i objekteve. Në raportin e mëposhtem për për të gjitha pronat është bërë një përshkrim i përmbledhur për dokumentacionin e ardhur nga ZRPP –të dhe verifikimet që janë bërë në terren për këto prona. Në disa  raste nga ZRPP-të nuk ka të dhëna për pronat por  pas verifikimit në terren të tyre është mbledhur informacion gojor dhe shkresor nga personat që i administrojnë objektet me qera, i kanë blerë nga Sindikatat ose nga persona të cilët i kanë blerë nëpërmjet ankandeve ose në forma të tjera. Gjithashtu për  një numër të konsiderueshëm pronash ka vendime të KKP për ish-pronarët të cilët i kanë marrë këto prona, kanë kryer investime, ose i kanë tjetërsuar. Gjithashtu në informacionet e ZRPP ka prona  për të cilat janë hapur procese gjyqësore që nuk kanë përfunduar. Komentet më të detajuara për sejcilën pronë janë dhënë në formularin e invenatrizimit.

Gjithsej janë plotësuar formularët  me prona të sindikatave për   125   prona.


Qarku Tiranë        gjithesej  18 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 3 prona.
Qarku Korçë          gjithesej  17 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 12 prona.
Qarku Elbasan      gjithesej  8 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 7 prona.
Qarku Berat           gjithesej  5 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 4 prona.
Qarku Fier             gjithesej  12 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Qarku Durrës        gjithesej  10 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 4 prona.
Qarku Kukës         gjithesej  6 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 4 prona.
Qarku Dibër          gjithesej  5 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Qarku Lezhë          gjithesej  13 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Qarku Shkodër     gjithesej  8 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.
Qarku Vlorë           gjithesej  15 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 1 prona.
Qarku Gjirokastër  gjithesej 4 prona ka informacion nga ZRPP-ja për 2 prona.

 

 


QARKU  TIRANË :

1.Shtypshkronja “ 11 Shkurti” (4) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit  në ish- Shtypshkronjën “ 11 Shkurti”, Tiranë u konstatua:
Objekti ekzistues me dy dhe tre kate , ndodhet në  Rr. “Sadik Petrela”, aktualisht në pronësi të BSPSH-së.
Në këtë objekt ushtrojnë aktivitetin e tyre:
- Shkolla private “ Horizonti”.
- Fabrikë  vaji private O&B shpk.
- Disko-Pab “VENY”
- Shoqëri reklamash “ GENIA”
Shoqëritë e mësipërme kanë marrë me qera sipërfaqet që disponojnë nga BSPSH. Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

2.Shtëpia e Kulturës “Josif Pashko” (60)  nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish - Shtëpinë e Kulturës “Josif Pashko” u konstatua:
Ndërtesa nuk ekziston. Mbi truallin e saj është ndërtuar një objekt, pronar i të cilit është z. Agim Estrefi i cili ushtron aktivitet privat “Punime duralumini dhe druri”.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

3.Pallati i Kulturës “Tekstilisti” (3)  nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në Pallatin e Kultures “Tekstilisti”, Tiranë u konstatua :
Ndërtesa me dy kate, ndodhet në  Njësinë Administrative nr. 6 (Kombinati Tekstilit). Ndërtesa është në pronësi të Këshillit Sindikal të Shqipërisë.
Kati i parë  është kthyer në dyqane dhe lokale dhe është dhënë  me qera nga KSSH.
Kati i dytë është dhëne me qera nga KSSH dhe aktualisht është  Shkolla e Formimit dhe Studimit  Sindikal (Fondacion Italian).
Pasuri të luajteshme nuk u konstatuan.

4.Shtëpia e Kulturës “Marikaj” (78) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë. Pas verifikimit dhe inventarizimit në  ish-Shtëpinë e Kulturës Marikaj, Bashkia Vorë u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese  me dy kate.  Kjo ndërtesë ka qënë pronë e Këshillit Sindikal të Shqipërisë, por i është transferuar në pronësi Bashkise Vorë në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001.
Sipas verifikimit të bërë në vend, rezulton se kjo pronë është blerë nga Z.Qemal Baki Mara, i cili është dhe pronar i truallit (kjo me vendim njohje pronësie nga KKKP).
Objekti ish - Shtëpi Kulture i është blerë KSSH-së. Sipërfaqja e objektit është 516 m2 dhe funksionon si bar - restorant.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

5.Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi” (102)sipas informacionit të ZRPP-së  kjo pronë  ju është kthyer pronarëve pjesërisht (Detaje janë përshkruar në formularin e pronës), nga 1700 m2 në total që është prona ju është kthyer pronarëve 1372 m2.
Pjesa e mbetur prej 328 m2 nuk ka ndryshuar pronësi shtet + sindikatat.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish - Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”, Tiranë u konstatua:
Objekti ekzistues tre kate së bashku me truallin, aktualisht me vendim të KKKP-së i është kthyer ish- pronarëve Shyqyri, Qazim dhe Haver Haveriku. Në këtë objekt ushtron aktivitetin e  tij  Universiteti  Privat “UFO”.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

6.Shtëpia e Kulturës “Kamez” (97) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish - Shtëpinë e Kultures Kamëz, u konstatua:
Godina  me dy kate ndodhet në qëndër të bashkisë Kamëz. Objekti është  privatizuar në vitin 1996 dhe me pas pronarët ja  kanë shitur ketë pronë Kishës Katolike. Aktualisht objekti funksionon si  kishë dhe është në pronësi të kishës, trualli është pronë e shtetit.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.


7.Shtëpia e Kulturës “Valias” (49) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit   në ish Shtëpinë e Kulturës Valias, Bashkia Kamëz u konstatua:
Objekti “Salle Kulture”, është privatizuar dhe aktualisht banojnë familjare.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

8.Shtëpia e Kulturës “Mushqeta” (2)nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- Shtëpinë e Kulturës Mushqeta, komuna  Kërrabë u konstatua:
Ky objekt ështe një ndërtesë me  dy kate, në pronësi të Sindikatës së Minatorëve ( Minierës së Qymyrgurit  Kërrabë).
Aktualisht objekti i boshatisur dhe gjysëm i shkatërruar.
 Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
              

9.Shtëpia e Kulturës “Kërrabë” (77)nga  informacioni i  ZRPP- së  Tiranë  pronës i është shitur  vetëm ndërtesa nga Miniera e Qymyrgurit Kërrabë ndërsa trualli i është kthyer pronarit nga KKP të rrethit Tiranë.
 Pas verifikimit dhe inventarizimit   në ish- Shtëpinë e Kulturës  Kërrabë u konstatua:
Ky objekt  ka një ndërtesë një katëshe, shitur nga Miniera e Qymyrgurit Kërrabë, Z.Astrit Vaka i cili është dhe pronar i truallit. Trualli i është kthyer me vendim të KKP.Aktualisht objekti funksionon si  njësi tregtare.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan
 


10.Shtëpia e Pushimit të Puntoreve  “Dajt” Vila dhe  ish -Kampi i Pioniereve Dajt (Pallati i Madh) (28,29)nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë. Pas verifikimit dhe inventarizimit  në ish-Shtëpinë e Pushimit të  Punëtorëve “Vila”  dhe ish -Shtëpia e Pushimit të Pionerëve “Pallati i Madh” Dajt , Tiranë u konstatua:
Te dy objektet  janë në pronësi dhe administrohen nga Shoqëria Anonime “ DAJTEL”. Aksionerë të kësaj shoqërise janë: 45% Sindikata e Pavarur e Punonjësve Civile të Mbrojtjes e Rendit Publik dhe 55% nga Z. Agim Selimi. Kjo shoqëri është krijuar në vitin 1993 me qëllim që të rinovojë kompleksin e ndërtesave “Hotelet e Malit të Dajtit” dhe të mirëmbajë kompleksin e rinovuar si një hotel, restorant, bar dhe holl për rregullime dhe ngjarje të veçanta. Shtëpia e Pushimit të  Punëtorëve “Vila”  është në proces restaurimi, ndërsa  Shtepia e Pushimit të Pionerëve “Pallati i madh” Dajt funksionon si Hotel Restorant. Në pronësi të  Shoqërisë Anonime “ DAJTEL” është edhe një  sipërfaqe toke prej 8 hektarë.Pronat ndodhen në territorin e komunës Dajt.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

 
11.Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve “Dajt” Barakat(1) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish - Kampin e Punëtorëve Dajt (barakat), Tiranë u konstatua:
BSPSH-së e ka dhenë  objektin  me qera për një periudhë 20 vjeçare.
Aktualisht objekti quhet “King Park”, dhe funksionon si kompleks bar-restorant- hotel dhe  administrohet nga qeramarrësi Sejdin Zëre.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

 

12.Sallat e lojrave ”Nr.1 dhe Nr.2 “ Kavajë (114)nuk ka informacion nga ZRPP- ja Kavajë.
Këto prona nuk u identifikuan në terren pasi nuk kishte informacion për vendndodhjen e tyre.


13.Shtëpia e Kulturës “Gosë ” Kavajë(119) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Kavajë.
Pas verifikimit në komunën Gosë për Shtëpinë e Kulturës, u konstatua:
Objekti Shtëpi Kulture nuk ekzistonte. Mbi një pjesë të truallit të këtij objekti janë ndërtuar zyrat e Gjendjes Civile të Komunës Gosë. Pjesa tjetër e truallit ngjitur me ndërtesën e komunës është e lirë.
   
14.Shtëpia e Pushimit të Pioniereve Golem (73,74,75,76,)sipas informacionit nga ZRPP- ja në emër të BSPSH kanë qënë të rregjistruara pasurite 305/3, 305/2, 305/1, 304/1 sot gjendja juridike e këtyre pasurive figuron pronë private konkretisht :
Pasuria 305/1 në emër të 5 personave,
Pasuria 305/2 në emër të 28 personave,
Pasuria 305/3 në emër të 1 person,
Pasuria 304/1 në emër të 2 personave,
Kjo pronë është e ndarë në 4 formularë sepse është  e ndarë sipas bashkëpronarëve të pronës.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në  ish - Shtëpinë e Pushimit të Pionerëve Golem-Kavajë, u konstatua:
Kampi ditor i pionerëve dhe kampi i punëtoreve janë prishur, objektet e tyre nuk ekzistojnë. Mbi truallin e tyre janë ndërtuar vila dhe pallate private.
Tek ish objektet e kampit te studentëve ekzistojnë disa baraka dhe objekte të rindërtuara në te cilat aktualisht jetojne familjarë.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

 

 

 

 

 

 


QARKU KORÇË

1.Shtëpia e Pushimit të Puntoreve  Korçë(11) nga informacioni i ZRPP- së Korçë është transkriptuar në nr. 15/20, datë 20.02.2001 në emër të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Për objektet e kampit është regjistruar e drejta e parablerjes në emër të subjektit Roland Demko për sipërfaqen 4632.8 m2, nga kjo ndërtesë 666 m2.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish Kampin i Punëtorëve Korçë, u konstatua:    
Objektet janë marë me qera nga Firma e Ndërtimit  “KOTEKO” sh.p.k                    përfaqësuar nga z. Thanas Kote dhe z. Rezart Kote, për një periudhë deri ne 31.12.2020. Objekti është dhënë me qera nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Aktualisht objekti quhet Q.B Hotel “ KRISTAL”, dhe administrohen nga qeramarrësi.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan

2.Salla e Lojrave Korçë (50)nga  informacioni i ZRPP- së Korçë rezulton se është në pronësi të BSPSH dhe KSSH.
Pas verifikimit dhe inventarizimit  në  ish- Sallën Lojrave  në Qytetin e Korçës” u konstatua:
Ndërtesa funksionon pjesërisht si sallë bilardoje dhe pjesërisht është e lirë. Kjo pronë pretendohet të merret nga ish-pronarët e vjetër dhe aktualisht është në proces gjyqsor.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.


3.Shtëpia e Kulturës Maliq(72) nga  informacioni i ZRPP- së Korçë konstatohet se me numer 192/9, datë 20.5.1995, është rregjistruar nje akt-marreveshje midis BSPSH dhe KSSH nëpërmjet të cilës kjo  prone është e ndare midis  KSSH 50% dhe  BSPSH 50% .
Pas verifikimit dhe inventarizimit u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese dy katëshe. E gjithë ndërtesa është restauruar dhe është në pronësi të Bashkisë Maliq transferuar ne bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001. Funksionon si Shtëpi Kulture.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.


4.Shtëpia e Kulturës Pojan(82) nga informacioni i ZRPP- së Korçë është shitur prej Qendrës Administrative të objekteve kulturore të sindikatave dhe është regjistruar në emër të Mevlude Korkuti. Më tej prona është transkriptuar në nr.185/7, datë 23.08.199 dhe nr 204/7, datë 03.11.199.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish Sallën e Kulturës Plasë (kinoklub), Korçë u konstatua:
Objekti ekzistues është me dy kate. E gjithë ndërtesa është restauruar. Objekti është shitur dhe aktualisht ështe ne pronësi të Znj. Alma Belortaja dhe
Z. Dhimitrios Triminos. Objekti është hipotekuar në emer të sipërpërmendurve me vërtetim pronësie nr. 61/9, datë 02.06.2005. Sipërfaqja e ndërtimit është 450 m2 dhe trualli 1320 m2.
Pasuri të luajtshme nuk u identifikuan.

5.Shtëpia e Pushimit të Puntoreve  Dardhë(10)  nuk ka informacion nga ZRPP- ja Korçë.Pas verifikimit dhe inventarizimit në pronën Shtëpia e Pushimit të Punëtoreve Dardhë, u konstatua:
Objekti  ekzistues me tre kate. Aktualisht funksionon si hotel dhe restorant. 
Ky objekt është dhënë me qera nga BSPSH-së dhe disponohet nga z. Fatmir Rakipi.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.


6.Salla e Kulturës Mborje-Drenovë(81) nga  informacioni  i ZRPP- së Korçë është shitur dhe trasnkripimi i fundit është në vitin 1994 në emër të Vangjel Jorgji Samara. Objekti nuk ekziston. Trualli  është bosh dhe i rrethuar.


7.Salla e Kulturës  Vashtmi  (80)nuk ka informacion nga ZRPP- ja Korçë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit   në  ish- Sallën e  Kulturës Vashtëmi, Komuna Libonik u konstatua:
Objekti ekzistues, ndërtesë një dy katëshe, e dëmtuar. Aktualisht privatizuar dhe blerë nga z. Demir Dumali.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.


8.Shtëpia e Pushimit të Puntoreve Voskopojë(9) nga informacioni i                     ZRPP- së Korçë konstatohet se  është regjistruar në vol. 8, fq. 228 zk Voskopojë, me sipërfaqe 28 774 m2 truall. Kjo pasuri ka kufizim sepse ka mbivendosje. Me VKKP për sipërfaqen 1500 m2 BSPSH është   paisur me çertifikatë pronësie.
Pas verifikimit dhe inventarizimit  në ish- Kampi i Punëtrorëve Voskopojë, u konstatua:
Në këtë pronë ekziston vetëm trualli, pasi objektet e këtij kampi janë tëresisht të rrafshuara. Sipërfaqja e këtij trualli është 28000 m2 dhe nga komuna kërkohet që kjo sipërfaqe të kalojë në pronësi të saj.
Në këtë sipërfaqe është miratuar plani urbanistik nga KRTRSH si zonë turistike.
Informacioni i mësipërm është marë nga Komuna Voskopojë.

9.Kampi i Pionierëve Voskopoje(8) nga informacioni i ZRPP-së Korçë rezulton se është ndarë në disa pasuri në emer të BSPSH,  kontrat  e qerasë janë bllokuar në datë 27.03.2008 me urdhër të Regjistruesit Korçë.
Pas verifikimit dhe inventarizimit ne ish Kampi i Pionierëve Voskopoje, u konstatua:
Në territorin e këtij kampi gjenden tre objekte ekzistuese. Objektet janë me dy kate dhe janë të restauruara. Të gjitha objektet jane dhënë me qera. Qeradhënësi është BSPSH-ja e përfaqsuar nga z. Gëzim Kalaja dhe qeramarrësi është “Hotel Park Voskopoja” shpk, përfaqsuar nga z. Agron Liço dhe Anesti Vrahoriti. Objektet janë marrë me qera për një periudhë 20 vjeçare, nga viti 2008 deri në vitin  2028.
Përveç objekteve ekzistuese, në sipërfaqen e këtij kampi janë bërë dhe ndërtime të reja (vila të vogla druri).
Pasuri të luajtshme nuk u identifikuan.
 

 10.Salla e lojrave Ersekë (7)nga  informacioni i ZRPP- së Ersekë  për këtë  pronë del se ekziston një  kontratë shitje me privatin, rregjistrimi i së cilës është pezulluar me urdhërin nr.1. 21.6.2007 të regjistruesit Kolonje,  prona është në pronësi të   Konfederates së Sindikatave.
Pas verifikimit dhe inventarizimit  ne ish  Sallën e Lojrave  Ersekë, u konstatua:
Objekti ekzistues në katin e parë të një pallati katër katësh. Godina ndodhet ne qendër të qytetit. Objekti  është ndarë në tre ambjente dhe administrohet: a)Ambjenti i parë administrohet  nga z. Bashkim Çabej dhe funksionon si sallë bilardoje. b)Ambienti i dytë është kthyer ne salle lojra fati.c) Ambienti i tretë është marrë me qera nga FAF (Shoqëria e Parë e Zhvillimit Financiar dhënë me qera nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.


11.Shtëpia e Pushimit të Puntoreve  Pallati  Nr.1 Pogradec (6)nga  informacioni i   ZRPP- së Pogradec del se prona i është sekuestruar KSSH .
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish Kampin e Punëtorëve (Pallati 1)     Pogradec   u konstatua:
Ndertesa ekzistuese, e restauruar dhe funksionon aktualisht si Hotel “ KALAJA”. Adresa e objektit është : Lagjia nr.1, Rr. Dëshmorët e Pojskës. Objekti është dhënë me qera të tretëve.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.


12.Shtëpia e Pushimit të Puntoreve  Pallati  nr.2(5) nga  informacioni i  ZRPP-      
së   Pogradec  del se prona është venë në sekuestro konservative  në emër të
debitorit Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë me qëllim shlyerjen e detyrimit.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish Kampin i Punëtorëve (Pallati 2) Pogradec   u konstatua:
Ndertesa ekzistuese, e restauruar dhe aktualisht funksionon si  Hotel “ EURO- KORÇA”. Adresa e objektit është: Lagjia nr.1, Rr. Dëshmorët e Pojskës. Objekti është dhënë me qera të tretëve.
Pasuri të luajteshme nuk u konstatuan.


 13.Kampi i Puntorëve ( Kopësht + Çerdhe )  Pogradec (100) nuk ka informacion nga ZRPP-ja Pogradec.
Nga verifikimi  fizik, rezultoi se objekti është pjesërisht i rënuar. Ky objekt ju është blerë sindikatave nga pronarët e truallit  me të drejtën e parablerjes. Të cilët kanë vendim njohje për truallin dhe të drejtën e parablerjes për objektin. Aktualisht është hapur një proces gjyqësor për truallin.

14.Kampi i Pionereve  Pogradec(95)  nga  informacioni i  ZRPP- së     Pogradec trualli është në pronësi  të disa bashkëpronareve. Nga kjo sipërfaqe 155 m2 janë në pronësi të BSPSH.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish-Kampin i Pionierëve Pogradec, u konstatua:
Nga verifikimi i bërë në vend, rezulton se: Objektet e ish - Kampit të Pinonierëve nuk ekzistojnë. Trualli është dhënë për ndërtim nga pronarët. Aktualisht mbi këtë truall po bëhen ndërtime (pallate banimi). Detaje jepen në formularin e pronës.
 

15.Sallë Kulture NB Pogradec. (48) nuk ka informacion nga    ZRPP- ja Pogradec.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- Sallën e Kultures NB Pogradec, u konstatua: Objekti eshtë kthyer në banesë, zënë nga familjarë.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

16.Shtepia e Kulturës Guri i  Kuq  Pogradec (79)nga  informacioni i  ZRPP- së Pogradec kjo pronë  është në pronësi të privatit, të cilët zotërojnë çertifikata pronësie.
Pronarët janë : Fatmir Rakipi, Mynyr Oranlliu, Avni Gjata, Ibrahim Sulellari, Beshir Gjata,  Hekuran Meçe.
Pas verifikimit dhe inventarizimit  në ish-Shtëpinë e Kultures Guri i Kuq, Pogradec u konstatua se ndërtesa është kthyer në shtëpi banimi.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

 


17.Sallë Kulture Velçan  Bishnicë (105)nga   ZRPP- ja Pogradec ka një vërtetim  pasurie të  datës 9.2.2004  për rregjistrimin e kësaj prone në emër të BSPSH. BSPSH me datën 18.11.2004 i është drejtuar ZRRPP-së Pogradec me nje shkresë, për të  mos penguar  pajisjen me çertifikatë pronësie për këtë pronë. Nuk kemi informacion të mëtejshëm për sa më sipër.

 

 

 

 

 

 

 

 

QARKU  ELBASAN

1.Pallati i Kulturës “ Metalurgu” (96) nga informacioni i ZRPP-së Elbasan prona    figuron pjesërisht në emër të privatit Z.Reshit Skilja  dhe pjesërisht në emër të KSSH. Prona  është e bllokuar nga zyra   permbarimore Tiranë me shkresen nr. 4308,datë 2.5.2007.
Pas verifikimit dhe inventarizimit  në Pallatin e Kultures “ Metalurgu” , Elbasan u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese me dy kate. Adresa e pronës ështe: Lagja. “ Çlirim”, qender Elbasan.
Kati i parë  është kthyer në dyqane që kryejnë veprimtari të ndryshme. I gjithë kati i parë i është shitur z. Reshit Skilja.
Kati i dytë është në pronësi të Këshillit Sindikal të Rrethit, BSPSH-se, dega Elbasan. I gjithë kati është dhënë me qera nga Këshilli Sindikal i Rrethit me përfaqsues Kolë Nikolla,  Z. Astrit Elezi  e ka marre me kontratë qeraje deri ne vitin 2020 dhe funksionon si lokal.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

2.Sallë e Kulture ish-NB Elbasan(12) nga informacioni  i ZRPP-së Elbasan kjo    pronë është në pronësi të BSPSH dhe KSSH Elbasan. Pas verifikimit dhe inventarizimit  në Sallën e Kultures  NB Elbasan u konstatua:
Ndërtsa ekzistuese me dy kate. Adresa e pronës është: Në të dalë të Elbasanit, 200 m pas Urës së Zaranikës, (ish zyrat e NSHU-së).
Kati i parë  disponohet nga firma private e përpunimit të duraluminit “PESPA”
Kati i dytë është  kthyer në shtëpi banimi ku janë vendosur pesë familje.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
  
3.Salla e Kulture ish-NB Peqin(98) nuk ka  informacion  nga ZRPP-ja Peqin.
Pas verifikimit dhe inventarizimit  në ish Sallën e Kulturës NB Peqin u konstatua:
Ndërtesa  nuk ekziston. Trualli i është kthyer pronarëve.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

4.Sallë Kulture ish-NB Cërrik (83) nga informacioni  i ZRPP-së Elbasan  kjo  pronë është në pronësi të privatit Z. Izet Bullari i cili e ka blere nga Z. Edmond Beshiri. Pas verifikimit  në ish Sallën  e  Kulturës  Cërrik u konstatua: Ndërtesa një katëshe eshtë kthyer në shtëpi banimi.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.


5.Shtëpia e Kulturës   Cërrik(69)   nga informacioni  i ZRPP-së Elbasan  kjo  pronë  është në pronësi të BSPSH Elbasan.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- Kinemaja e Cërrikut u konstatua: Ndërtesa ekzistuese me dy kate.  Prona ndodhet në qëndrën qytetit dhe i ka  kaluar në pronësi të Bashkisë Cërrik, transferuar në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001
 Si pasuri të luajtshme në sallën e kinemasë u inventarizuan 36 karrike.

6.Shtëpia e Kulturës Prrenjas (71) nga informacioni i ZRPP -së Librazhd   kjo  pronë  është në pronësi të bashkisë Prrenjas transferuar ne bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001. 
Pas verifikimit në  ish- Shtëpinë e  Kulturës Prrenjas u konstatua:
Ndërtesa me  dy kate, e pa restauruar dhe pjesërisht funksionon si klub për moshat e treta dhe pjesa tjetër bosh.
Si pasuri të luajtshme në sallën e kinemasë u inventarizuan 100 karrike.


7.Salla e Kulture ish-NB Belsh (70)  nga informacioni  i ZRPP-së Elbasan trualli nën këtë ndërtesë i është kthyer pronarit. Ndërtesa është pronë bashkisë Belsh. Pas verifikimit në ish-Sallën e Kulturës NB Belsh u konstatua:
Ndërtesa me  një kat është restauruar nga Ministria e Kulturës dhe ka kaluar në pronësi të Bashkisë Belsh.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

8.Shtëpi Pushimi Gjinar Elbasan  (104) nga informacioni i ZRPP-së Elbasan, rezulton se gjykata e shkallës së parë Elbasan me vendimin e datës 30.1.1993 vërteton faktin juridik të pronësisë të KSSH mbi shtëpinë e pushimit Gjinar e cila përmban  50 dhoma.
Nuk është kryer indentifikimi fizik për arsye të infrastrukturës.

 

 

 

 

 

 

 


QARKU  BERAT

1.Pallati i  Kulturës Poliçan  (15)nga informacioni i ZRPP –së  Skraparit kjo pronë është në pronësi të BSPSH, me  kontratë  qeraje midis BSPSH dhe bashkisë Poliçan,kontrata e qerasë është për një afat  15 vjeçar.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish- Pallatin i Kulturës Poliçan (kinema-kinoklub) u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese me dy kate, rikonstruktuar nga Bashkia Poliçan.  Prona ndodhet në qendër të  qytetit, (përballë Bashkisë).
E gjithë ndertesa  është dhënë me qera nga BSPSH-ja me përfaqsues Z. Gëzim Kalaja. Bashkia e Poliçanit  do te përdorë pronën nga 01.05.2005 deri 01.12.2020.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

 
2.Shtëpia e Kulturës Kuçovë (14)nga  ZRPP–ja   Kuçovë nuk ka informacion  për këtë pronë, sipas kësaj zyre kjo pronë është  e rregjistruar në ZRRP –në Berat).
Pas verifikimit dhe inventarizimit në  Shtëpinë  e Kultures  Kuçovë u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese e cila gjendet në  qendër të qytetit është në pronësi të Keshillit Sindikal të Konfederatës Shqiptare. Në këtë ndërtesë ambjentet janë dhënë  me qera, si më poshtë:
Z. Shkëlqim Pallaveshi ka me qera një ambient Bar-Kafe, llotosport.
Z. Vladimir  Brusho ka me qera magazinën.
Pjesa tjetër e ndërtesës është bibliotekë dhe  administrohet nga Bashkia.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

3.Shtëpia  e Re e Kulturës Kuçovë  (51)nga informacioni e  ZRPP–së   në Kuçovë, kjo pronë  figuron në pronësi private të Z. Petrit Jaçe, por nuk eshtë e rregjistruar në sistem sepse nuk është e ndërtuar, në ZRPP figuron livadh. Për këtë pasuri është hapur  proces gjyqësor.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në Shtëpinë e Re të Kulturës Kuçovë u konstatua:
Objekti ekzistues  ndodhet në qendër të qytetit. Është konstruksion objekt-kollona (dy kate) dhe ambjenti përreth.
Prona është në proces gjyqësor midis pronarit Z. Petrit Jaçe dhe ZRPP.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

 

4.Kinemaja Kuçovë (84) nga informacioni i  ZRPP-së Kuçovë në  rregjistrin hipotekor  është e rregjistruar në pronësi të privatit Skender Jaçe por në sistem është në pronësi të shtetit.  Për këtë pasuri është hapur  proces gjyqësor.
Pas verifikimit dhe inventarizimit në  Kinemanë Kuçovës u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese ndodhet në qender të qytetit Kuçovës. Prona  i është shitur Z. Skënder JAÇE nga BSSH.
Z. Skënder JAÇE për këtë pasuri është në proçes gjyqësor për saktësim kufijsh për objektin më sipër dhe truallin përreth tij ,me ZVRPP Kuçovë.

5.Pallati i Kulturës Tekstilisti Berat (13) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Berat.
Pas verifikimit dhe inventarizimit  në Pallatin e Kulturës “Tekstilisti” Berat u konstatua:
Ndërtesa ekzistuese është  me dy kate dhe ndodhet në qender të qytetit  të Beratit.
Ndërtesa  administrohet 50% nga BSPSH dhe 50% nga Konfederata e Sindikatave të Pavaruara.
Ndërtesa aktualisht është e ndarë në ambjente të ndryshme të dhëna me qera.
Sallë bilardoje, marrë me qera nga z. Flamur Mjeshova dhe Përparim Tabaku, Mevlud Mjesholla, Maks Çuedari. Dyqan materiale ndërtimi, marrë me qera nga Z. Ferdinand Dardha.
Ne këtë ndërtesë gjithashtu gjendet dhe  salla e kinemasë marë me qera nga Z. Arjan Arifi.
Lokal-Llotosport marrë me qera nga z. Mevlud Mjesholla.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.

 

 

 

 

 

 


QARKU  DURRES

1.Salla e lojrave Thumanë (68) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Krujë.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se kjo  ndërtesë  është në pronësi të komunës Thumanë transferuar në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001.  Objekti është në rikonstruksion nga komuna dokumentacioni  ishte djegur në 1997. 
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.              

2.Pallati i Lojrave Rinia,  Krujë(33) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Krujë.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se kati i pare është  zënë nga familjarët dhe përdorej si banesë ndërsa  kati i dytë i godinës ishte i shkatëruar  jashtë funksionit.
Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.              


3.Shtëpia e Kulturës Sukth(32) nuk ka informacion nga ZRPP–ja Durrës. Nga verifikimi fizik, rezultoi se godina është nxjerrë në ankand nga BSPSH dhe është privatizuar. Nuk ka dokumentacion  për personat që e kanë privatizuar. Aktualisht funksionon  pjesërisht si lokal dhe pjesërisht pa funksion.

4.Shkolla e Ish Bashkimeve Profesionale  Plazh Durres(115).
Nga dokumentacioni i ZRVPP- së, Durrës, rezultoi se shkolla ka qënë  në pronësi të BSPSH KSSH, SN, SP,LPS, dhe SPM në bazë të regjistrit hipotekor nr.867 dt 17.02.1993.
Ky dokument i është lidhur formularit të kësaj prone, nuk kemi dokumentacion tjetër për  statusin juridik të pronës sot.
Nga  verifikimi fizik, i objektit rezultoi se ndërtesa ishte kthyer nga pronari i shoqërisë “Perla” në  banesë.

5.Shtëpia e Pushimit të Puntorëve Godina e Vogël (19) nuk ka informacion nga ZRPP–ja Durrës.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se i është  dhënë me qera Shoqërisë “Dart” sh.p.k nga  KSSH. Nga shoqëria “Dart” na u paraqit një kontratë qeraje lidhur me KSSH e cila perfundon në  31.12.2020. Ndërtesa funksiononte si Hotel-Bar- Restorant.

 
6.Shtëpia e Pushimit të Puntoreve Godina e Madhe(20)
Nga ZRVPP-ja Durrës, rezulton se është pronë BSPSH në rregjistrin hipotekor me nr. 4500, dt 01.04.1994. Prona përfshin godinën 4 kate në formën “L” me anekset e saj 1 e 2 kate, si dhe dy vila njera 1 kat dhe tjetra  me 2 kate. I gjithë territori është i rrethuar me avlli dhe ka disa porta. Sipërfaqja totale e pronës është 27 300 m2. BSPSH ka krijuar një sh.p.k sipas aktit të themelimit BSPSH 40% , Afërdita Hafizi 20% dhe Stavroula Hatziaposolou 40% me emrin tregtar “HEART” Ltd. Sipas vërtetimit hipotekor të ardhur nga ZRPP-ja Durrës  me vendim të gjykatës Tiranë Nr.4584, datë 30.12.1998 prona i mbetet BSPSH. Në datën 17.2.1999 BSPSH, ka lidhur një kontratë qeraje me  Perla sh.p.k për  20 vjet e cila përfundon në datën 17.2.2020. Sipas kësaj kontrate qeraje dy vilat pjesë e kësaj prone nuk i janë dhënë  me qera “ Perla “sh.p.k.
Pas verifikimit  fizik të objektit rezulton se objekti funksionon si  hotel “Florida”.
Në bazë të kontratës së qerasë së sipërpermendur.( Sqarojmë se dokumentacioni  i ZRPP-së Durrës nuk është i qarte për  të  identifikuar saktë të dhënat e pronës).


7.Shtëpia e Kultures Manze(23) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Durrës.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti është në pronësi të BSPSH. Për këtë fakt nuk kemi dokumentacion. Objekti i është dhënë nga BSPSH  me qera  Z.Agim Hasa.

8.Pallati i Lojrave  Durrës(22) nga informacioni ZRPP– së Durrës prona figuron në pronësi të BSPSH, KSSH, SN,  SP, LPS, SPM sipas dokumentit hipotekor me nr. 869, dt. 17.02.1992.
Nga verifikimi në fakt nga personat që ushtronin aktivitet  tregtar në këtë objekt  na u  dorëzua dokumenti  hipotekor  me nr. 57, datë 9.9.2004  në emër të pronarëve Rama dhe Kadiu. Ky dokumentacion nuk na është vënë në dispozicion nga ZRPP –ja Durrës. Për sa më sipër nuk mund të shprehemi qartë për  statusin juridik të pronës sot.


9.Shtëpia e Pushimit të Puntorëve Qaf Shtamë(108) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Krujë.
Komuna Cudhi përmes vërtetimit hipotekor nr. 564/1, datë 15.101996, konfirmon se ky objekt është rregjistruar në rregjistrin hipotekor me nr.147 28.4.1994  si pronë e BSPSH. Përmasat e pronës në formular janë plotësuar nga NJ.Q.V.

10.Shtëpia e Pushimit të Pionerëve Qemal Stafa(21)
Nga ZRVPP –ja  Durrës, rezulton se është prone e hipotekuar në pronësi të S B Minatorëve dhe Gjeologëve dhe Pasuruesve të Shqipërisë me  dokumentin hipotekor nr. 4751 dt. 18.05.1994.
Nga verifikimi fizik, rezultoi dhënë me qera shoqërisë “Tropikal”

 

 

 

QARKU  FIER
 
1.Sallat e lojrave Nr.2  Fier(113) sipas informacionit nga ZRPP-ja Fier  kjo pronë figuron në emër të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me vërtetim hipotekor  nr. 260 dt 16.09.08.
Nuk u arrit  verifikimi fizik  i objektit.

2.Pallati i Kulturës Patos (18) nuk ka informacion nga ZRPP – ja  Patos.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se  Sindikatat e Pavarura të  Punonjësve të Naftës e kanë dhënë me qera objektin. Nga personat që e administronin nuk na u paraqit asnjë dokumentacion.

3.Shtëpia e Kultures (Kinoklubi) Ballsh(86) nga informacioni i ZRPP-së për këtë pronë del se ka një  kërkesë për rregjistrim në ZRPP nga KPTHN, KSSH, SN,BSPSH, të cilat nuk kanë kryer rregjistrimin për shkak të bllokimit të  praktikave nga ZRPP-ja qëndrore një pjesë e objektit është në sekuestro konservative ndërsa  për pjesën e mbetur ekzistojnë kontrata shitje midis KSSH, SN,BSPSH, me disa persona privat të cilët kanë  vërtetime hipotekore për pjesën e tyre. Në përfundim prona është pjesërisht e Sindikatave dhe pjesërisht privat.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se funksiononte pjesërisht, një pjesë  bibliotekë dhe pjesa tjetër dhënë me qera.  

4.Shtëpia e Kulturës Rokovec (67) nuk ka informacion nga ZRPP – ja  Patos.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se funksiononte si pallat kulture  transferuar në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001  në pronësi të  bashkisë Roskovec.
 Me VKM nr.1175, datë 20.8.2008 bashkisë Roskovec i është bërë transferimi paraprak i kësaj prone pasi nuk ka përfunduar procesi për këtë njësi vendore.

5.Shtëpia e Kulturës Levan(85) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Fier .
 Nga verifikimi fizik, rezultoi se ky objekt ishte jashtë funksionit. Nga dokumentacioni i siguruar, pas verifikimit në fakt nga personat që e administronin pronën na është vënë në dispozicion kontrata e shitjes midis BSPSH-së dhe  Z.Vendim Cervanaku  për një pjesë të pallatit të kulturës dhe konkretisht  “Sallën e Pallatit të Kulturës”.  Ndërsa nga Z.Azbi Hoxha na u dorëzua vërtetimi hipotekor me nr. 667, datë 09.07.2002 për pronësinë e  truallit dhe aneksit të  Pallatit të Kulturës Levan.

 


6.Shtëpia e Kultures Grecalli  (47)nuk ka informacion nga ZRPP – ja Fier .
Nga verifikimi fizik, rezultoi se, objekti ka qenë pronë e Konfederatës, por është kthyer   në banesë prej 20 vjetësh.
7.Shtëpia e Kultures Povelçe(110)  nuk ka informacion nga ZRPP – ja Fier .
Këtë objekt e përdor komuna Dërmenas. Te dhënat për sipërfaqen janë plotësuar në formular.

8.Salla e Lojrave Lushnje (112)nuk ka informacion nga ZRPP – ja Lushnje.
Nuk u arrit verifikimi fizik  i objektit.

9.Salle Filmi Saver(17)    nuk ka informacion nga ZRPP – ja   Lushnje.
Nga verifikimi fizik, rezultoi  se BSPSH -ja objektin ja ka dhënë me qera Z.Dalip Gjyshja.
Objekti funksionon si lokal.

10.Salle Filmi Gradisht(103)   nuk ka informacion nga ZRPP – ja  Lushnje.
Nuk u bë identifikimi i objektit.

11.Sallë Filmi Çermë (68)nuk ka informacion nga ZRPP – ja Lushnje.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti  ishte jashtë funksionit.
Me VKM nr.39, datë 16.1.2008 komunës Tërbuf i është bërë transferimi paraprak i kësaj prone pasi nuk ka përfunduar procesi për këtë njësi vendore.

 
12.Shtëpia e Pushimit të Puntoreve Divjakë(16) nuk ka informacion nga ZRPP – ja Lushnjë.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se Sindikata e  Pavarur e  Punonjësve  Civil të Mbrojtjes dhe Rendit Publik  të Shqipërisë, ka lidhur një kontratë enfiteoze me shoqërinë “Argena”sh.p.k duke filluar nga data 10.3.2003 deri më datën 10.3.2020. Objekti funksionon  si hotel.
               

 

 

 

 

 

Qarku Kukës

1.Salla e Kulturës, Miniera Gjegjan, Komuna Tërthore(56)
Nga ZVRPP, Kukës figuron e regjistruar me emërtimin “Shtëpia e Kulturës’, por nuk disponon dokumentacion për njohje pronësie nga ana e Sindikatave të Pavarura.
Nga  verifikimi  në  vend  rezultoi  që  ndertesa  të jetë  shkatërruar.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

2.Salla e Lojrave Kukës, Bashkia Kukës(88)
Nga ZVRPP, Kukës figuron se Sindikatat e Pavarura nuk kanë dokumentacion për njohje pronësie.
Nga informacioni del se këto pasuri janë privatizuar nga AKP, përfaqësuesit të ndërmarrjës Art-Ndryshime si dhe blerësve :

a) kontratë shitje mes AKP dhe  blerësit Gazmend Elezi njësia tregtare;
akt shitblerje trualli mes AKP dhe  blerësit Gazmend Elezi njësia tregtare, bazuar me ligjin 7501/neni 13, sip trualli 91 m2.
b) kontratë shitje mes AKP dhe blerësit Ylber Elezi, ku ky i fundit bie dakort të paguajë qeranë e truallit dhe të blejë aktivitetin e ndërmarrjes tregtare bashkë me zinxhirin tregtar akt shitblerje mes AKP dhe blerësit Ylber Elezi, të truallit me sip 7645 m2 për sallë lojrash, bazuar ne nenin 3 të ligjit 7501, datë 19.7.1991.

3.Salla e Kulturës, Bashkia Krumë(54)
Nuk ka informacion nga ZVRPP.
Nga verifikimi fizik objekti rezultoi i shkatërrruar në vitin 1991. Nuk disponohet informacion për këtë objekt as nga Bashkia Krumë, nëse e ka përfshirë këtë objekt në listën përfundimtare të inventarit të që i transferohen në pronësi ose në përdorim, miratuar me VKM nr.946, datë 2.9.2009. Nga ana e AITPP nuk mund të bëhet identifikimi i kësaj pasurie në listë, pasi mungojnë të dhënat në lidhje me zonën kadastrale dhe numrin e pasurisë.

 


4.Salla e Lojrave, Bashkia Bajram Curri, Tropojë (40)
Nga ZVRPP, Bajram Curri, konfirmohet se nuk figuron asnjë pronë e Sindikatave të Pavarura në regjistrat e kësaj zyre.
Nga verifikimi fizik rezultoi që përdorej nga subjekte  private. Dokumentacioni nuk u arrit të sigurohet nga ana e personave që e përdorin pronën.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
5.Salla e Lojrave Cërnicë, Fshati Jaho-Salih, Komuna Llugaj(57)
Nga ZVRPP, Bajram Curri, konfirmohet se nuk figuron asnjë pronë e Sindikatave të Pavarura në regjistrat e kësaj zyre.
Nga verifikimi fizik se objekt nuk ekziston.


6.Salla e Shfaqjeve Kam-Tropojë (118)
Nga   ZRPP  nuk kemi  informacion.
Nga komuna kemi informacion se objekti eshte i dëmtuar dhe pa funksion.

Në qarkun e Kukësit ka gjithsej 6 prona, nga të cilat për 4 prona kemi informacion nga ZVRPP.

 

 

 

 

 

 

 

 

Qarku Dibër

1.Sallë Kulture (Sallë Mbledhjesh) N.B. Peshkopi(39)
Nga të dhënat e ZVRPP, figuron e regjistruar në pronësi të Sindikatave të Pavarura. Kjo pronë është ndarë mes BSPSH që ka marrë 101 m2 dhe Konfederatës së Sindikatave që ka marrë 82 m2.
Kjo pronë i është shitur nga KSSH dhe BSPSH blerësit Z. Shukri Raza. Ky i fundit pronën me sip 101 m2 ja ka shitur qytetarit Lazim Miftari.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

2.Pallati i Kulturës Bulqizë(61)
Nga të dhënat e ZVRPP Peshkopi, nuk figuron e regjistruar në pronësi të Sindikatave të Pavarura dhe nuk ka asnje transaksion tjetër mbi këtë pronë.
Nga verifikimi fizik rezulton se kjo pronë është regjistruar në ZVRPP Bulqizë si pronë në favor të Bashkisë Bulqizë. Bashkia Bulqizë ka miratuar listën paraprake të pronave të paluajtshme shtetërore që i transferohen me VKM nr.241, datë 27.2.2008, dhe kjo pronë ka nr. rendor 18 në listën e inventarit dhe është e përfshirë në lidhjen që i bashkëlidhet këtij Vendimi, dhe e transferuar në pronësi.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

3.Salla e Kulturës Cërrujë, Bashkia Klos(55)
Nuk ka të dhëna nga ZVRPP.
Nga  verifikimi ne  vend  rezultoi ndërtesa  e rrënuar.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

4.Salla e Shfaqjeve Krastë,  Martanesh(106)
Nuk ka të dhëna nga ZVRPP.
Nëpërmjet  urdhërit të përbashkët nr.36 datë 26.2.2001,  të ministrit të Ekonomisë Punëve Publike dhe Privatizimit, dhe Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit është bërë kalimi kapital i këtij objekti ne favor të komunës Martanesh.

5.Salla e Kulturës Thekën Martanesh(107)
Nuk ka të dhëna nga ZVRPP.
Komuna Martanesh nëpërmjet nje shkresë na konfirmon se nuk ka dokumentacion për pronësinë e kësaj prone e cila fizikisht është e shkatëruar.

Në qarkun e Dibër ka gjithsej 5 prona, nga të cilat për 2 prona kemi informacion nga ZVRPP.

 

Qarku Lezhë 

1.Shtëpia e pushimit të punëtorëve Godina A, B dhe dhoma të veçanta, Shëngjin
Godina A, Godina B, Dhoma të veçanta (gabina  plazhi) (92).
Nga  informacioni ZVRPP, Lezhë konfirmon se me shkresën nr.45/4, datë 22.04.2009 të Ministrisë së Financave i drejtohet për regjistrimin e pronës Kampi i Punëtorëve me sip 7400 m2, nga e cila pasuria me nr 5/21 dhe sip. 3392 m2 është në pronësi të shtetasit Dorjan Niklelaj me nr.hipotekor 126, datë 4.5.2009. Ndër të tjera kjo pasuri figuron e ndarë në katër pasuri të tjera, përkatësisht 5/22, 5/23, 5/24, 5/25 dhe është regjistruar në emër të dy pronarëve, Dorjan Niklelaj dhe Valbona Gjinaj. Pasuria 5/22 me sip. 1811 m2, nga e cila ndër tesë me sip 648 m2,  me nr. hipotekor 127, në emër të Z.Dorjan Niklelaj. Pasuria 5/23 me sip totale 2500 m2 nga e cila 1277 m2 ndërtesë, pasuria 5/24 me sip totale745 m2, nga e cila 320 m2 dhe pasuria 5/25 me sip totale 1735 m2, nga e cila ndërtesë 706 m2 në emër të Zj.Valbona Gjinaj përfituar në këmbim me nr hipotekorë përkatësisht nr.127, 138, 140.
Nga verifikimi fizik sqarojmë se kjo pronë (Godina A, Godina B, Dhoma të veçanta (gabina  plazhi) ndodhet në një sip trualli me shtëpinë e pionierëve Shëngjin dhe është privatizuar nga subjektet e lartëpërmendur.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

2.Shtëpia e pushimit të pionierëve, Shëngjin(91)
Nga  informacioni ZVRPP, Lezhë konfirmon se me shkresën nr.45/4, datë 22.04.2009 të Ministrisë së Financave, kjo e fundit i drejtohet për regjistrimin e pronës Kampi i Punëtorëve me sip 7400 m2, nga e cila pasuria me nr 5/21 dhe sip.3392 m2 është në pronësi të shtetasit Dorjan Niklelaj me nr.hipotekor 126, datë 4.5.2009. Ndër të tjera kjo pasuri figuron e ndarë në katër pasuri të tjera, përkatësisht 5/22, 5/23, 5/24, 5/25 dhe është regjistruar në emër të dy pronarë, Z.Dorjan Niklelaj dhe Zj.Valbona Gjinaj. Pasuria 5/22 me sip 1811 m2, nga e cila ndërtesë me sip 648 m2,  me nr. hipotekor 127, në emër të Dorjan Niklelaj. Pasuria 5/23 me sip totale 2500 m2 nga e cila 1277 m2 ndërtesë, pasuria 5/24 me sip. totale 745 m2, nga e cila 320 m2 dhe pasuria 5/25 me sip totale 1735 m2, nga e cila ndërtesë 706 m2 në emër të Zj.Valbona Gjinaj përfituar në këmbim me nr hipotekorë përkatësisht nr.127, 138, 140.
Nga  verifikimi fizik rezultoi që kjo godinë nuk ekziston më.


3.Shtëpia e Kulturës Rubik, Salla e Shfaqjeve, Bashkia Rubik(38)
ZVRPP, konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor.
Nga  verifikimi fizik rezultoi që  kjo pronë funksionon pjesërisht si dioqezë katolike e Rubikut, dhe pjesa tjetër si qendër kulturore.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

4.Shtëpia e Kulturës Reps, Komuna Orosh(62)
ZVRPP,konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor.
Nga verifikimi fizik rezulton se ky objekt është inventarizuar me nr. rendor 20 në listën e inventarit të komunës Orosh dhe është transferuar në pronësi me Vendimin nr.1085, datë  28.10.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme shtetërore, që i transferohen në pronësi ose në përdorim të Komunës Orosh, të qarkut të Lezhës”.
Pasuri të luajtshme u inventarizuan 18  karrike.

5.Shtëpia e Kulturës Kurbnesh, Komuna Selitë(109)
ZVRPP konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor.
Për  shkak  të  infrastrukturës së vështirë nuk është kryer verifikimi fizik kësaj prone.

6.Shtëpia e Kulturës Perlat, Komuna Kthellë(63)
ZVRPP, konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor.
Nga verifikimi fizik  rezultoi të jetë e inventarizuar  nga  AITPP me VKM 1640  date 17.12.2008 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Kthellë, të qarkut të Lezhës” dhe ka nr. 357 në listë.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

7. Salla e Kulturës Tarazh, Bashkia Rrëshen(37)
ZVRPP,konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor.
Nga verifikimi fizik rezultoi se është e banuar nga familjarë.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

8. Pallati i Kulturës Mamurras (përfunduar kati i parë) (46)
ZVRPP konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor.
Nga verifikimin fizik rezulton se aktualisht është kthyer në Xhami pasi dhe para viteve  1967 sipas informacionit të marrë, ka qenë ndërtesë kulti.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.


9. Salla e lojrave, Bashkia Mamurras(45)
ZVRPP konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor
Nga verifikimi  fizik  shprehet se kanë ekzistuar  dy  salla në  të njëtën  godinë që  tashmë janë transformuar  në dyqane private. Nuk u arrit të sigurohet dokumentacioni nga qytetarët që e përdorin pronën.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

 

10. Salla e lojrave Gjormë, Mamurras(58)
ZVRPP, konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor. Nga verifikimi fizik rezultoi një ndërtesë pjeserisht e demtuar.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

12.Salla e Lojrave Milot(44)
Nga  ZVRPP  nuk ka informacion.
Nga  verifikimi në  terren rezultoi ti jetë blerë  KSSH-së nga  Z. Gjovalin  Gega i  cili është  zotëruesi  aktual i kësaj  prone.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

13.Salla e Lojrave Laç(43)
ZVRPP, konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor.
Nga verifikimi në  vend rezultoi se funksionon si sallë lojrash e ndarë në dy ambjente dhe përdorej nga  persona privatë. Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

Në qarkun e Lezhës ka gjithsej 13 prona, nga të cilat për 2 prona kemi informacion nga ZVRPP.

 

 

 

 

 

 

 

Qarku Shkodër

1.Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve dhe Pionierëve, Shirokë(27)
Nga të dhënat e ZVRPP, Shkodër rezulton se kjo pronë ka sip totale 9620m2 dhe ndërtesa me sip. 846m2, është regjistruar në pronësi të BSPSH. Kjo pronë është ndarë në vitin 1994 mes palëve BSPSH, KSSH, ku 2/3 i mer BSPSH dhe 1/3 KSSH.
Sipërfaqja totale e pronës së bashku me objektin i është dhënë me qera deri në vitin 2020, shtetasit Ndue Maracaj.
Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

2.Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, Razëm(93)
Nga ZVRPP nuk  kemi informacion. Nga verifikimi fizik rezultoi shtëpia  e pushimit  të  punëtorëve e privatizuar dhe e rregjistruar në hipotekë me nr hipotekor 198,  datë  18.10.2002 nga qytetari Lulëzim Nik Pacaj me nr. pasurie 196/2, zona kadastrale 3834.  Njëkohësisht  shtëpia e pushimit të pionierëve është  në  përdorim  te  Z. Valentin Gjetja. Statusi juridik i përdorimit  nuk dihet pasi nuk kemi të depozituar dokumentacion ligjor.
Nuk ka inventar të sendeve të luajtshme.

 3.Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, Theth (117)
Nga ZVRPP  nuk kemi informacion. Për shkak të infrastrukturës nuk u verifikua  gjendja fizike e objektit.

4.Salla e Lojrave Shkodër(90)
Nga  ZVRPP   nuk kemi informacion.  Nga verifikimi fizik rezultoi që kjo pronë të jetë privatizuar dhe regjistruar me Vërtetimin Hipotekor nr.112, datë 11.8.2006, me nr. pasurie 4/287, zonë kadastrale 8594, sip.302m2 dhe Vërtetimi Hipotekor nr.215, datë 18.7.2007 për pasurinë nr.4/559, zonë kadastrale 8594, me sip.313 m2 në favor të disa bashkëpronarëve.
Nuk ka inventar për sendet  e luajtshme.

 

5.Salla e Kulturës Velipojë(31)
Nga  ZVRPP  nuk kemi informacion. Nga  verifikimi fizik rezultoi që ndërtesa është në gjendje jo të  mirë, por aktualisht në një pjesë të saj është e banuar nga  familjarë.
Nuk ka inventar për sendet  e luajtshme.

 


6.Salla e Kulturës N.B., Shtoj, Komuna Rrethina(42)
Nga ZVRPP nuk kemi asnjë informacion. Nga verifikimi fizik rezultoi  që  ndërtesa  është transformuar  objekt kulti, Xhami.
Nga ka inventar për  sendet  e luajtshme.


7.Pallati i Kulturës Fushë Arrëz(89)
Salla e shfaqjeve
Nga të dhënat e dërguara nga ZVRPP Pukë, konfirmohet se kjo pronë është e regjistruar në pronësi të qytetarit Nikoll Ndue Ndoka, pas aktit të shitblerjes së kryer mes BSPSH dhe Nikoll Ndue Ndoka, ku ky i fundit është në cilësinë e pronarit të truallit.


8.Salla e Lojrave Pukë(41)
ZVRPP, konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor 
Nga verifikimi fizik rezulton se objekti është privatizuar nga Zj. Zyra Dunga. Aktualisht funksionon si lokal dhe nuk disponohet dokumentacioni zyrtar.

Në qarkun e Shkodrës ka gjithsej 8 prona, nga të cilat për 2 prona kemi informacion nga ZVRPP.

 

 

 

 

 

Qarku Vlorë

1.Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve Vlorë(30,101)

a) Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, Pallati i Ri, Vlorë
Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se KSSH ia kishte kaluar objektin pronarit të truallit Z.Fatos Konomi. Kjo pronë përdorej nga Z.Fatos Konomi, por nuk u bë i mundur sigurimi i dokumentacionit  ligjor të pronësisë.

b) Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, 4 vilat, Vlorë
Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se KSSH kishte në pronësi 3 vila, të cilat ishin në gjendje të mirë dhe funksiononin. Vila e katërt është privatizuar nga pronari i truallit. Nuk u arrit të evidentohet pronari si dhe dokumentacioni i privatizimit.

2. Kampi i Pionierëve Vlorë(99)
Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti shërbente për Forcat e Rendit.
Gjithashtu nga informacioni verbal nga Drejtoria e Përgjthshme e Policisë së Shtetit jemi vënë në dijeni se prona do të lirohet nga kjo e fundit për t’ju kthyer ish - pronarit.
Për sa më sipër nuk kemi siguruar dokumentacionin ligjor.

3.Salla e Kulturës NB Vlorë (34)
Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga interesimi pranë zyrave të komunës nuk u arrit identifikimi i pronës.

4.Kinoklubi Perlat Rexhepi, Vlorë(59)
Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti nuk ekzistonte, (ndërtuar bllok pallatesh).
Nuk ka dokumentacion për përcaktimin e statusit juridik të kësaj pasurie.

5.Salla e kulturës NB Rinia, Vlorë(120)
Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte zënë nga familjarët, ishin bërë ndertime shtesë dhe si rrjedhojë nuk u bë i mundur identifikimi i pronës.

6.Shtëpia e Pushimit të punëtorëve Godina e Re Dhërmi, Bashkia Himarë(25)

Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte jashtë funksionit, por pronë e Sindikatave. Nuk u arrit sigurimi i dokumentacionit ligjor.

7.Shtëpia e Pushimit të punëtorëve Godina te tjera Dhërmi, Bashkia Himarë(26)
Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objektet ishin dhënë me qera nga Sindikatat dhe investuar nga qiramarrësit. Nuk u arrit të sigurohej dokumentacioni ligjor.

8.Pallati i Kulturës Selenicë(94)
Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti përdorej nga Z.Mihal Çapi dhe Z.Arjan Çaushi, të cilët e kishin blerë nga Sindikatat. Nuk u arrit të sigurohej dokumentacioni ligjor.

9.Kinoklubi Llakatund, Komuna Shushicë(111)
Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga komuna ka ardhur informacion se është prishur objekti në vitin 2001 dhe trualli është miratuar për shesh ndërtimi dhe mbi të është ndërtuar një objekt i ri  i hipotekuar. Nuk ka informacion se kush e zotëron objektin.

10.Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve e Pionierëve, Sarandë(52)
Nga ZVRPP-ja  Sarandë nuk ka të dhëna  për këto pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ‘’Shtëpi Pushimi e Punëtorëve‘’ ishte jashtë funksioni. Nga dokumentiacioni i siguruar, figuron se objekti është i regjistruar në ZVRPP, Sarandë në emër të Sindikatës së Pavarur të Ushqimit të përfaqësuar nga Z.Maksim Reshat Mebelli.
Objekti ‘’Shtepi Pushimi e Pioniereve”, rezultoi e tjetërsuar në bllok pallatesh.
Nuk u arrit të sigurohej dokumentacioni ligjor për këtë arsye nuk mund të shprehemi për statusin juridik të pronës sot. Për këtë pasuri ka dhe vendim të gjykatës së Apelit Gjirokastër.

11.Sallë lojrash, Sarandë (116)
Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nuk u arrit identifikimi i kësaj prone edhe pas bashkëpunimit me bashkinë Sarandë.


12.Shtëpia e Kulturës Xarë(87)
Nga ZVRPP Sarandë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte jashtë funksionit. Shitur nga BSPSH, blerë dhe hipotekuar nga Z.Feruz Shabani dhe Z. Selim Shabani. Për sa më sipër  dokumentacioni është  siguruar nga pronarët e pronës si dhe nga Komuna Xarrë.

13.Salla e shfaqjeve Lukovë(53)
Nga ZVRPP Sarandë nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte jashtë funksionit.

14.Shtëpia e Kulturës Ksamil(24)
Nga të dhënat e ZVRPP, Sarandë rezulton se kjo pronë është regjistruar 60% e kapitalit në favor të “Silva shpk” dhe 40% në pronësi të BSPSH.
Pjesa prej 60% e shoqërisë “Silva shpk” iu shit në favor të shtetasit Flamur Bime me kontratën e shitjes nr.278 rep, nr.48 kol, datë 26.01.2001. Me Vendimin e Gjykatës së Tiranës nr.1656, datë 22.04.2002 është vendosur kthimi në gjendjen e mëparëshme të pronës duke e shpallur të pavlefshme kontratën e shitjes (përmendur më lart).
Pasuria është e regjistruar në favor të BSPSH dhe KSSH. Dokumenti nuk gjendet në praktikën e regjistrimit të kësaj pasurie.
Kjo pasuri i është dhënë me qera deri në vitin 2020 Agjencisë Artistike DEA, nga KSSH me vërtetimin noterial nr.1597 rep, datë 5.4.2003.

Në qarkun e Vlorës ka gjithsej 15 prona, nga të cilat për 1 pronë kemi informacion nga ZVRPP.

 

 

 

Qarku Gjirokastër

1.Sallë Lojrash, Gjirokastër(36)
Nga ZVRPP Gjirokastër nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte privatizuar dhe dhënë me qera. Nuk u arrit identifikimi i pronarit të objektit, i personit të tretë si dhe dokumentacioni ligjor i pronësisë.

2. Sallë Lojrash, Përmet(35)
Nga ZVRPP Përmet nuk ka të dhëna  për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte kthyer me vendim gjykate nr.94 dt.01.03.1993, Z.Jorgji Paraveli. Pasuria është regjistruar në hipotekë me nr.61 dt 20.04.1993. Këto të dhëna u siguruan verbalisht nga ana e pronarit të pronës, por nuk u depozitua dokumentacioni shkresor ligjor.

3. Pallati i Kulturës, Memaliaj(64)
Nga ZVRPP Tepelenë, pasuria me nr.6/53 (Pallat i Kulturës Memaliaj) ndodhet në zonën kadastrale 2646, indeksi i hartës ME-D6, lloji i pasurisë ndërtesë, statusi shtetëror, sip.totale e pronës 1047m2, dhe sip.ndërtese 1047m2.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se ishte dhënë pjesërisht me qera dhe përdorej si sallë lojrash për moshën e tretë. Transferuar në pronësi të Bashkisë Memaliaj, me Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.974, datë 30.9.2009 me nr. 11 në listën e inventarit dhe përshihet në lidhjen bashkëlidhur VKM.

 4. Shtëpia e Kulturës, Hormovë, Komuna Qendër Tepelenë(65)
Nga ZVRPP Tepelenë, pasuria me nr.273/6 (shtëpia e kultures Hormovë) ndodhet në zonën kadastrale 1960, indeksi i hartës K-34-137 (68-C), lloji ndërtesë, statusi shkollë, sipërfaqja trualli 2120 m2, sipërfaqe ndërtese 568 m2.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se ishte kthyer në Muze ” Et’hem Gjinushi”. Nga ana e AITPP nuk mund të bëhet identifikimi i kësaj pasurie në listë, pasi mungojnë të dhënat në lidhje me zonën kadastrale dhe numrin e pasurisë, miratuar me Vendimin nr. 69, datë 21.1.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të palujtshme shtetërore të Komunës Qendër Tepelenë, të Qarkut të Gjirokastrës”.

Në qarkun e Gjirokastrës ka gjithsej 4 prona, nga të cilat për 2 prona kemi informacion nga ZVRPP.

 

 


Prona të ish -NB

1.Vatër Kulture Kashar(121)  nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë. Kjo prone u indentifikua nga listat e inventarit të komunës Kashar, ndodhet në fshatin Zalte dhe është shitur me VKM  Nr.452, datë  17.10.1993.

2.Kinoklubi Yrshek (122) nuk ka informacion nga ZRPP- ja Tiranë. Kjo prone u indentifikua nga listat e inventarit të komunës Kashar, ndodhet në fshatin Yrshek dhe është shitur me VKM  Nr.452, datë  17.10.1993.

3.Kinema  Rrashbull (123)  Kjo prone u indentifikua nga listat e inventarit të komunës Rrashbull. Nuk është bërë indentifikimi fizik i objektit.
Ish kinoklubi Lac inventarizuar nga AITPP

4.Prona “Ish Kinoklubi”, Bashkia Laç(124)
 është inventarizuar nga AITPP me nr.rendor 766, dhe është përfshirë në lidhjen që i bashkangjitet Vendimit nr.918, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike , shtetërore, që traneferohen në pronësi ose në përdorim të bashkisë Laç, të qarkut të Lezhës”.


5.Prona “Vatër Kulture”, Fshati Torovicë, Komuna Balldre(125)
Përfshihet në listën e inventarit të Komunës Balldre me nr rendor 823, miratuar me Vendimin nr.242, datë 27.2.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike  shtetërore të komunës Balldre, të qarkut të Lezhës”. 

Pas identifikimit te ketyre pronave vërejme se në përgjithësi statusi juridik i tyre nga dokumentacioni i administruar nga AITPP dhe i verifikimi fizik nuk del qartë.
Por mbështetur në komentet e mësipërme dhe informacionin e hedhur në formularët e pronave është bërë një klasifikim si më poshtë:
1. Prona të sindikatave :
a) Objektet administrohen nga vetë Sindikatat ( dhënë me qera afatgjate deri ne 20vjet) .
b) Objektet administrohen nga sindikatat dhe shoqeri private.
c) Në këto objekte ushtrohet aktivitet  privat, kthyer në banesë për familjare, ose janë kthyer në objekte kulti  me ose pa dokumentacion.
d) Objektet për të cilat ka procese gjyqësore me ish-pronarët.
e) Objektet për cilat nuk ekzistojnë ndërtesat por mbi truall janë ndërtuar blloqe pallatesh ose ndërtesa për aktivitet ekonomik.


2. Prona të sindikatave :
a) Objektet të shitura  nga sindikatat  plotësisht ku një pjesë e  blerësave ka dokumenentacion  dhe pjesa tjetër jo.
b) Objektet të shitura  nga sindikatat  pjesërisht, për pjesën e mbetur janë krijuar mardhënie qeraje me të tretë.
c) Objektet të shitura  nga sindikatat,  pronarëve të truallit.
3.    Prona të sindikatave :
a) Prona të transferuara NJ.Q.V. në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001.
b)  Prona të pa transferuara NJ.Q.V. në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001 por që përdoren nga  këto  për aktivitet administarativ, social kulturor.
4.       Prona të sindikatave :
a) Prona që nuk u identifikua vendndodhja.

 

 

MINISTRI

LULZIM  BASHA

 

 

 

 

 



02/06/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave