Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton one stop shop pėr lejet dhe licencat nė fushėn e energjisė
 

Një numër i madh lejesh dhe licencash që nevojiten për investime në fushën e energjisë kalojnë që të gjitha në sportelin unik, në Qendrën Kombëtare të Lejeve dhe Licencave.

 

Me kalimin në qendrën unike të pajisjes së investitorëve me leje dhe licenca u bëhet një lehtësim i madh.

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot ngritjen e sportelit të vetëm, one stop shop, për lejet dhe licencat në fushën e energjisë, në Qendrën Kombëtare të Licencimit.

 

Kryeministri Berisha theksoi se ky vendim është një hap i rëndësishëm për thjeshtimin dhe lehtësimin e pajisjes së investitorëve me leje dhe licenca, në fushën e energjisë.

 

“Një numër i madh lejesh dhe licencash që nevojiten për investime në fushën e energjisë, - tha Kryeministri - kalojnë që të gjitha në sportelin unik, në Qendrën Kombëtare të Lejeve dhe Licencave, e cila shënon një sukses të vërtetë që brenda vitit të parë të ‘jetës’ së saj. Gjatë dy muajve të fundit, Ministria e Ekonomisë ka rishqyrtuar të gjitha procedurat ligjore e nënligjore që nevojiteshin dhe me këtë vendim shënojmë një hap shumë të madh përpara në thjeshtimin, lehtësimin e pajisjes me leje dhe licenca të investitorëve në fushën e energjisë”.

 

Një tjetër aspekt  të rëndësishëm i këtij vendimi, Kryeministri vlerësoi goditjen që i jepet burokracisë dhe korrupsionit.

 

“Me kalimin në qendrën unike të pajisjes së investitorëve me leje dhe licenca u bëhet një lehtësim i madh. Së dyti, i jepet një goditje si korrupsionit, ashtu edhe burokracisë, sepse Qendra informon menjëherë ministrin, Kryeministrin e me radhë, në rast se Agjencitë respektive nuk i përgjigjen në kohën  e përcaktuar me ligj për lejet dhe licencat. Mendoj se është bërë një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme”.

 

Kryeministri Berisha ripohoi se energjia mbetet ndër prioritetet madhore për qeverinë dhe vendin.

 

“Në qoftë se 30 vjet me radhë në këtë vend nuk u shënua qoftë edhe një burim i vetëm energjie, kam shumë kënaqësi të informoj shqiptarët se gjatë tre viteve të fundit, janë firmosur mbi 200 kontrata për hidrocentrale të të gjitha madhësive nga të vegjël, deri tek më të mëdhenjtë në Europë. Është firmosur kontrata për kaskadën e Devollit, me mbi 1 miliard euro dhe kompani ndër më serioze në Europë po punojnë intensivisht për të ndërtuar aty një nga veprat energjetike më të arrira të kohës, po punohet me intensitet në Kalivaç, po punohet gjithashtu, me intensitet në Ashtë, si edhe në 36 hidrocentrale të tjera të vegjël e të mesëm dhe me kënaqësi mund t’u them se 2 apo 3 prej tyre janë të gatshëm për inaugurim, me kapacitet 8-10 megavat. Burimet energjetike po shtohen gjithnjë e më shumë”, u shpreh Kryeministri.

 

Procesi i investimit në fushën e energjisë, tha Kryeministri, nuk është thjesht vetëm një proces lejesh e licencash, është një proces më kompleks, por lejet dhe licencat marrin me këtë vendim përgjigjen më të shkëlqyer.


19/05/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave