Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha rikonfirmon rritjen e pagave dhe pensioneve
 

Rritja e pagave e pensioneve bëhet e mundur falë një disipline të fortë të përdorimit të buxhetit dhe reformës më të fundit të qeverisë, heqja e automjeteve të mbi 3 mijë zyrtarëve.  

 

Kryeministri i kërkon ministrit të Drejtësisë të përcaktojë me Kryetaren e Gjykatës së Lartë rrugët për bonuse për gjyqtarët e gjykatës së Faktit dhe të Apelit, për të zvogëluar diferencën me pagat e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

 

Kryeministri Berisha rikonfirmoi sot se qeveria do të procedojë me rritjen e pagave dhe pensioneve. Duke folur në mbledhjen e qeverisë për këtë çështje, Kryeministri tha kjo bëhet e mundur në sajë të një disipline të fortë të përdorimit të buxhetit dhe reformës më të fundit të qeverisë, uljen së shpenzimeve nga heqja e automjeteve të mbi 3 mijë zyrtarëve.  

 

“Ky është një vit, në të cilin, realisht, tregjet financiare europiane janë në gjendjen më të vështirë, në një panik të vërtetë, siç edhe i ndiqni lajmet. Por qeveria është e vendosur me një disiplinë të fortë të përdorimit të buxhetit. Ne kemi ngrirë si qeveri, si administratë 20 përqind të buxhetit që dërguam në parlament, përveçse për institucionet e pavarura, të cilave nuk u është ngrirë asnjë qindarkë, në rast se ecim në këtë mënyrë, por, në rast se na imponohet, edhe mund të detyrohemi. Deri tani në vendimin tonë, institucionet e pavarura janë përjashtuar nga ngrirja e buxhetit, të cilin e kanë siç është votuar në parlament. Ndërsa të gjitha ministritë, agjencitë e varura prej tyre e kanë minus 20 përqind, nga buxheti që është votuar. Dhe kjo do të mbahet.

 

Një lehtësim dhe mundësi shumë të madhe na dha gjithashtu, heqja e veturave për zyrtarët. Ajo që kaloi pa u shënuar nga mediat si një reformë epokale, në fakt ishte një vendim që ‘ngroh’ xhepin e 820 mijë familjeve shqiptare. Në qoftë se nuk do t’i jepnim përgjigje ligjore një abuzimi të papranueshëm, kur me karburantin që harxhohej, një shofer i kushtonte i vendit sa një ministër, mbi 19.500 dollarë në vit, pra, kjo rrudhje e madhe që bëmë nga rreth 3000 shoferë në 31, bëri të mundur të kursehen pothuaj i tërë fondi i rritjes së rrogave dhe pensioneve. Sikundër ndaj të gjithë këtyre zyrtarëve u vendos një bonos në kompensim dhe vlerësim të kontributit të tyre. Kjo reformë ishte përcaktuese në mundësinë e kësaj qeverie për të vendosur rritje të re, të madhe të rrogave dhe pensioneve edhe në vitin 2010. Ndaj të fillohet pa humbu kohë nga puna, të përcaktohen rritjet, siç janë parashikuar. Rritje më të mëdha do të pësojnë rrogat e ulëta dhe pensionet e ulëta. Rritja më e vogël do të jetë për rrogat e larta. Pagat e zyrtarëve më të lartë do të rriten as sa është inflacioni ose 1 përqind më shumë, pasi ky është rregulli”.

 

Kryeministri tha se praktika e rritjes së pagave është faktuar jashtëzakonisht pozitive për mbarë shoqërinë dhe në një kohë të shkurtër, u arrit të ngushtohet diferenca midis pagës mesatare dhe asaj maksimale, nga 12 në 6 herë. Por Kryeministri vuri në dukje edhe efektin qartësisht negativ që kjo ka pasur në sistemin e drejtësisë, duke i kërkuar ministrit të Drejtësisë të përcaktojë me Kryetaren e Gjykatës së Lartë rrugët për bonuse për gjyqtarët e gjykatës së Faktit dhe të Apelit, për të zvogëluar diferencën me pagat e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

 

“Për arsye se ligji i organizimit të drejtësisë, - tha Kryeministri - përcakton qartë se pagat e gjyqtarëve të Apelit janë një përqindje e pagës së Gjykatës së Lartë dhe paga e gjykatësit të Faktit është një përqindje fikse, e përcaktuar në ligj, e pagës së gjykatësit të lartë. Por, në rast se ne kemi rritur të gjitha pagat e ulëta dhe kemi dyfishuar pagat mesatare, kjo nuk ka ndodhur me gjykatësit e Faktit dhe të Apelit. Ligjin nuk e ndryshojmë dot, pasi ligji është standardi, por do të kërkoja, zoti ministër i Drejtësisë, që të uleni me Kryetaren e Gjykatës së Lartë e të përcaktoni rrugët për bonuse për gjykatësit e Faktit dhe të Apelit. Faktikisht, ata janë dëmtuar nga ligji në këtë rritje pagash, për arsye se pagat e gjykatësve të lartë barazohen me atë të ministrave. Paga e tyre është rritur me 3-4 përqind, por e kanë pësuar ata që pagën e kanë përqindje të pagës së tyre. Ndaj është e domosdoshme që për këta gjyqtarë të kenë një bonos, e cila të përcaktohet nga  vetë zyra e buxhetit të sistemit të drejtësisë, ku Kryetarja e Gjykatës së Lartë është edhe kryetare e buxhetit. Të përcaktohet mënyra e lëvrimit të një bonusi për të gjithë gjyqtarët e të gjitha gjykatave të Faktit dhe të Apelit. Gjyqtarët e lartë do ta kenë rritjen me këtë sistem. Në një aspekt, ai ligj është i tejkaluar, sepse ne kemi dyfishuar pagat e arsimtarëve, mjekëve, të infermierëve dhe në fakt, po të shohim mënyrën si janë rritur pagat e gjykatësve është e papranueshme. Ndaj, zoti ministër, të diskutoni e të bini dakord dhe ne do t’i qëndrojmë plotësisht. Ne kemi rreth 360 gjykatës dhe duhet që ata të dalin nga pasojat e këtij sistemi, që është i drejtë dhe i ndershëm, por nuk do të pranojmë diferencë të madhe midis pagave të mesme dhe atyre të larta, në vend”. 


05/05/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave