Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Ulet nė 10 pėrqind TVSH-ja nė sektorin e shėndetėsisė dhe tė teknologjisė sė informacionit
 

Ne synojmë, në kuadrin e reformës në shëndetësi, të zgjerojmë hapësirat publike dhe private për shërbime që janë jetike për qytetarët shqiptarë.

 

Duke përgjysmuar TVSH-në, do të bëjmë që të investohen qindra milion euro më shumë, do të mund t’i jepet fund, një herë e mirë, një spekulimi të paskrupullt të disa importuesve të ilaçeve.

 

Ecja me shpejtësi drejt shërbimeve të dixhitalizuara është mënyra më e sigurt për një përmirësimin shumë të madh të shërbimeve ndaj qytetarëve.

 

Objektivi ynë është shumë ambicioz, në tre vjet, të kapim mesataren e Europës, të përdorimit të internetit, çka është plotësisht e mundur.

 

Kryeministri Berisha njoftoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, aplikimin së shpejti të një masë të re të qeverisë, uljen në 10 përqind të TVSH-së në sektorin e shëndetësisë dhe të teknologjisë së informacionit e të komunikimit (ICT). Këto masa, tha Kryeministri, merren në vazhdim të mëtejshëm të revolucionit fiskal, si një proces i domosdoshëm për të lehtësuar dhe përmirësuar klimën e biznesit.

 

Lidhur me uljen e TVSH-së në sektori shëndetësor, Kryeministri Berisha tha se kjo masë do të krijojë mundësi më të mëdha investimi në këtë sektor, shërbime më cilësore, si dhe i jep fund spekulimit me çmimet, të importuesve të ilaçeve dhe si e tillë, ajo është mirëpritur dhe mbështetur nga komuniteti i mjekëve dhe i sipërmarrjes që operon në sektorin e shëndetësisë.

 

“Me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shëndetësisë kemi rënë dakord që TVSH-ja në sistemin e shëndetësisë, për çdo gjë dhe për gjithçka, të jetë 10 përqind. Me këtë vendim, të cilin komuniteti i mjekëve, por edhe i sipërmarrësve privatë në fushën e shëndetit dhe të shërbimeve shëndetësore e ka vlerësuar dhe mirëpritur shumë, ne synojmë, në kuadrin e reformës në shëndetësi, të zgjerojmë hapësirat publike dhe private për shërbime që janë jetike për qytetarët shqiptarë. Vetëm me këtë masë, duke përgjysmuar TVSH-në në sektorin e shëndetësisë, do të bëjmë që të investohen qindra milion euro më shumë, do të mund t’i jepet fund, një herë e mirë, një spekulimi të paskrupullt të disa importuesve të ilaçeve, të cilët, me dokumente të falsifikuara, deklarojnë, me fakte, çmime 4 deri 6 herë më të larta, sesa çmimet, me të cilat i kanë blerë dhe duke qenë se çmimi i lartë përcaktohet nga vlera e çmimit të blerë, bëjnë që Shqipëria të ketë çmimet më të larta në ilaçe, në rajon e më gjerë. Me vendosjen e TVSH-së 10 përqind i jepet goditje përfundimtare këtij spekulimi. Sikundër, krijohet një frymëmarrje e madhe për shërbimet shëndetësore publike dhe private. Nuk duhet të harrojmë se me 1/5 e buxhetit që ne përcaktonin, paguhej TVSH-ja nga sektori publik”,   u shpreh Kryeministri.   

 

Duke folur për domosdoshmërinë e mbështetjes dhe të krijimit të lehtësive për zhvillimin e teknologjisë së informacionit, në funksion arritjes së objektivit madhor “Shqipëria dixhitale’, Kryeministri tha se qeveria, në plotësim të kërkesës dhe mbështetje të kompanive të ICT-së, do të ulë TVSH, edhe për këtë sektor, në 10 përqind.   

 

“Ecja me shpejtësi drejt shërbimeve të dixhitalizuara është mënyra më e sigurt për një përmirësimin shumë të madh të shërbimeve ndaj qytetarëve. Ne kemi arritur të kemi sportel unik për biznesin, por qeveria do të arrijë të ketë sportel unik për qytetarin, i cili të mund të tërheqë e të kryejë të gjitha shërbimet e administratës në një zyrë të vetme. Ky është dhe duhet të jetë qëllimi ynë. Të gjithë qytetarët, si ai në Lekbibaj, në Lurë apo Vidhkuq, duhet të kenë të njëjtin lehtësi, në drejtim të shërbimeve. Qytetarët, ashtu siç tërheqin sot certifikatën me mekanizëm elektronik, duhet që nesër çdo shërbim tjetër burokratik dhe zyrtar ta ketë në një sportel të vetëm. Është vendosur që edhe për këtë sektor ta ulim TVSH-në në 10 përqind. Ne mbetemi tek taksa hyjnore dhe tokësore që është e dhjeta, të cilën e gjejmë edhe në Testamentin e Vjetër”.  

 

Kryeministri Berisha ritheksoi objektin e qeverisë shqiptare, arritjen në tre vjet, të mesatares europiane në përdorimin e internetit.

 

“Jam i bindur, - tha Kryeministri - se kjo paketë që po përgatitet nga Ministria e Financave do t’i japë një shtytje të madhe ecjes së shpejtë të Shqipërisë drejt qëllimit “Shqipëria dixhitale”. Objektivi ynë është shumë ambicioz, në tre vjet, të kapim mesataren e Europës, çka është plotësisht e mundur. Në 2005, treguesin e përdorimit të internetit e kemi pasur 4.8  përqind, tani jemi në 32 përqind dhe na duhet në 3 vitet që vijnë, të paktën, edhe 15 përqind, që të dalim mbi mesataren europiane. Por edhe kjo nuk mjafton për ne. Ne duhet ecim në përputhje me moshën e kombit, më i riu, ndaj duhet të ketë edhe treguesin më të lartë të përdorimit të internetit. Po punohet me qëllimin që të çojmë në çdo familje internet me bandë të gjerë, po punohet me intensitet drejt tenderimit të ‘kurrizores’ kombëtare apo e ‘autostradave’ që do të bëjnë të mundur që në çdo familje shqiptare të merret internet me bandë super të gjerë”.



05/05/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave