Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qeveria, e vendosur tė mbrojė investimet e huaja, nga pretenduesit abuzues tė pronave
 
Kryeministri u shpreh se hartimi i vendimit mbi përgjegjësinë shtetërore për problemet e pronësisë ndaj investitorëve përbën një zhvillim të ri substancial për të garantuar të gjithë stabilitetin e nevojshëm të investitorëve.

-        Kryeministri kërkoi nga Ministria përkatëse që nëpërmjet ligjit të garantohet ushtrimi i autoritetit shtetëror, pas çdo leje të dhënë, si dhe zbatimin e rregullave më të ndershme të shpronësimit.

Kryeministri Berisha veçoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimin mbi “Për disa shtesa në ligjin”Për investimet  e huaja” , i cili eshte një nismë ligjore që synon të trajtojë çështje dhe probleme me të cilat po përballet sot Shqipëria, në fushën e investimeve të huaja, duke adresuar zgjidhje konkrete në dobi të interesit publik dhe sigurisë juridike të vendit.

Kryeministri u shpreh se hartimi këtij vendimi përbën një zhvillim të ri, substancial, për të garantuar të gjithë stabilitetin e nevojshëm të investitorëve. “Pretendime nga më absurdet, viktimizojnë në raste të caktuara investitorët. Njerëz që nuk kanë patur asnjë pretendim pronësor, për toka apo  parcela te caktuara, sapo marrin vesh se një investitor nis të investojë, ngërthen në veprime mafioze, hapin padira vetëm e vetëm që ta gjobisin, kërkojnë 50 mijë euro që të ndërpresin procesin. Këta njerëz duhet të merren me shtetin. T’ja kërkojnë kete shtetit.”

Kryeministri theksoi se shteti do të dëmshpërblejë të gjithë pretenduesit e ndershëm, deri në qindarkën e fundit, por aty ku konstatohen shkelje dhe abuzime, ata do të marrin përgjigjen e merituar nga ligji. “Në se kanë të drejtë shteti do tu përgjigjet në çdo qindarkë, por në se hyjnë në procese të pandershme, do të marrin atë që meritojnë. Është bërë  e papranueshme. Jepet  leja minerare dhe çdonjëri mendon se ka një minierë private. Pasuritë minerare janë pasuri publike, ujërat janë pasuri publike.”

Kryeministri kërkoi nga Ministria përkatëse që nëpërmjet ligjit të garantohet ushtrimi i autoritetit shtetëror, pas çdo leje të dhënë, si dhe zbatimin e rregullave më të ndershme të shpronësimit. “Dikush vërtetë mund të hapë një minierë në një pronë të dikujt, por ajo pronë duhet të shpronësohet, mbi bazën e rregullave që kemi, me çmimet që ekzistojnë në atë zonë, për pjesën e sipërfaqes që i bllokohet. Nëntoka është e publikut, ujërat janë të publikut. Prona private është deri në themelin e shtëpisë, më tutje është e shtetit dhe e zotit, është e publikut. Kur e kanë blerë, e kanë blerë sipërfaqe për metër katror, kur tatohet ,tatohet për sipërfaqe ne metër katror, mos të shpiken kode që nuk ekzistojnë.”

Duke falënderuar të gjithë hartuesit dhe ata që kanë ndihmuar në përgatitjen e këtij ligji, kryeministri theksoi se ky ligj mirëpritet në  treg, si një  ligj  iI domosdoshëm. “Ky ligj është jashtëzakonisht i rëndësishëm, është përgatitur me ekspertizën më të mirë. Këtë ligj e mirëpret tregu, ndaj dhe unë dua të përgëzoj  të gjithë ata, që kanë punuar dhe studio private që kanë kontribuar në përgatitjet  e tij legale, edhe zyrtarët e ministrisë së drejtësisë, të cilët  e kanë udhëhequr këtë proces, por mendoj se ky është një ligj shumë i domosdoshëm."


07/04/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave