Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton vendimin pėr emetimin e Eurobondit
 
Kryeministri theksoi se ekonomia shqiptare është në gjendje entuziaste, entuziazëm të cilin nuk ia cenoi as cunami financiar, as kutia.

-          Kryeministri theksoi  se eksportet shqiptare, në tërësi, si përqindje, zënë vendin e parë ose të dytë, në botë, për rritjen më të lartë.

-          Kryeministri vuri në dukje  se jo vetëm eksportet, por edhe të ardhurat kanë patur rritje mbi parashikimin. Në këtë kontekst, kryeministri i ftoi të gjithë mosbesuesit, që flasin për krizë ekonomike, tu referohen të dhënave të agjencive ndërkombëtare, të cilat dëshmojnë qartë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. 

Kryeministri Berisha bëri të ditur sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se Shqipëria për herë të parë del në tregun financiar ndërkombëtar me bonot e veta të thesarit.

 Duke folur mbi këtë vendim, Kryeministri Berisha e vlerësoi atë një arritje të vërtetë, pasi për herë të parë Shqipëria del në tregun financiar ndërkombëtar me bonot e veta të thesarit. “Kjo përbën një dëshmi të një zhvillimi shumë të rëndësishëm, cilësor ekonomik dhe financiar të vendit.”

Kryeministri theksoi se ndonëse dalin në një kohë globale të papërshtatshme, Shqipëria sërish jep sinjalet më pozitive. “Ekonomia shqiptare këto tre muaj në disa aspekte ka  një performacë të paprecedent. Dua tu rinjoftoj se eksportet shqiptare, “Made in Albania”, në tremujorin e parë të këtij viti kanë patur rritjen më të madhe në historinë  e këtij vendi, por kanë patur gjithashtu një rritje të paparashikuar krahasuar me tremujorin e parë të viti 2009.”

Kryeministri vuri në dukje se eksportet shqiptare, në tërësi, si përqindje, zënë vendin e parë ose të dytë, në botë, për rritjen më të lartë. “Në ton, eksportet e vendit pothuajse janë dyfishuar nga 225 mijë ton , në 390 mijë ton, por rritja në vlerë është më e madhe, nga 6 miliard në 14,9 miliard lekë. Rritje të admirueshme kanë edhe eksportet me mallrat ë përpunuara, fason, nga 19 mijë ton që kanë qenë në tremujorin e parë të viti 2009 kanë arritur në 45 mijë tonë, nga 16 miliard lekë kanë arritur në 20.33 miliard lekë, pra eksportet e Shqipërisë në tërësi kanë rritjen ndofta më të lartën , ose të dytën më të lartë në planet, kjo si përqindje.”

Duke vënë në dukje  se jo vetëm eksportet, por edhe të ardhurat kanë patur rritje mbi parashikimin, kryeministri i ftoi të gjithë mosbesuesit, që flasin për krizë ekonomike, tu referohen të dhënave të agjencive ndërkombëtare, të cilat dëshmojnë qartë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.  “Organet tatimore dhe doganore kanë realizuar marsin, përtej parashikimit më optimist që ne kishim, me një shtesë krahasuar me marsin  e vitit të kaluar prej rreth 20 apo 22 %, pra ata që flasin çdo ditë për krizë i ftoj të lexojnë të dhënat për eksportet shqiptare të cilat gjenden jo vetëm nëpër agjencitë  e vendit, por edhe në një seri agjencish ndërkombëtare. Ata që flasin për krizë I ftoj të lexojnë të dhënat e të ardhurave dhe ti marrin ato nëpërmjet  transaksioneve bankare, taksat në tërësi janë on-line, po kështu edhe doganat dhe nuk kanë asnjë vështirësi, të konkludojnë se ata, të cilat u thonë se kjo qeveri në maj nuk do të ketë para për të paguar pagat, nuk janë gjë tjetër veçse sharlatanë të klasit të parë.”

Kryeministri theksoi se tregu i bonove të thesarit do të jetë një treg i favorshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ato kanë pas mbështetjen e një ekonomie me tregues të lartë të zhvillimit. “Ekonomia është në gjendje entuziaste, entuziazëm të cilin nuk ia cenoi as cunami financiar, as kutia. Ky është realiteti. Kështu që në këto kushte ne jemi optimist se tregu i bonove të thesarit, i eurobondeve do të jetë një treg i favorshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dy institucionet, ndër më kryesoret në botë, Deutsche AG bank dhe JP Morgan kanë marrë përsipër trajtimin  e eurobondeve të Shqipërisë. Kështu  që ato dalin në treg duke patur pas mbështetjen  e një ekonomie , e cila është e pashoqe për treguesit e saj.”


07/04/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave