Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha kėrkon ngritjen vitin e ardhshėm tė Universitetit tė Administratės Publike
 

Ngritja e këtij universiteti është një domosdoshmëri për të trajnuar, kualifikuar dhe shkolluar punonjësit e administratës publike.

 

Në momentin e marrjes së vendimit nga Komisioni Europian dhe Këshilli i Ministrave për t’i akorduar Shqipërisë statusin e kandidatit, sigurisht në kohën e caktuar, para Shqipërisë hapet një etapë e re në marrëdhëniet me BE-në, ajo e negocimit të dhjetëra kapitujve të procesit të integrimit të plotë të vendit në BE.

 

Kryeministri Berisha njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave hapjen vitin e ardhshëm të Universitetit të Administratës Publike, duke kërkuar nga ministri i Arsimit dhe ai i Brendshëm përcaktimin e modelit më të mirë për këtë universitet, duke studiuar modelet më të suksesshme të vendeve të Bashkimit Europian.

 

“Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme, - tha Kryeministri - të procedojnë me shpejtësi, për të ngritur Universitetin për Administratën Publike. Ngritja e këtij universiteti është një domosdoshmëri për të trajnuar, kualifikuar dhe shkolluar punonjësit e administratës publike. Aktualisht ekziston një institut trajnimi pranë Departamentit të Shërbimit Civil, por, me gjithë përpjekjet e bëra që ky institut të marrë të gjithë funksionin e vet, kjo nuk është arritur, për faktin e thjeshtë se vetë Departamenti nuk e ka të thjeshtë t’i zhvillojë dhe konsolidojë atributet arsimore edukative të një shkolle të mirëfilltë. Ndaj, zoti ministër, gjatë kësaj jave duhet të krijohet grupi i punës, i cili të shqyrtojë të gjitha opsionet e ngritjes dhe funksionimit të këtij universiteti, duke marrë modele nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.”

 

Kryeministri Berisha e konsideroi pasjen e një administrate publike të kualifikuar dhe eficente si një faktor shumë të rëndësishëm në etapat e reja të procesit të integrimit europian.    

 

“Ngritja e Universitetit të Administratës Publike, - theksoi Kryeministri - është një domosdoshmëri e mprehtë dhe e ngutshme. Ne dorëzojmë tani pyetësorin dhe të mos harrojmë që në momentin e marrjes së vendimit nga Komisioni Europian dhe Këshilli i Ministrave për t’i akorduar Shqipërisë statusin e kandidatit, sigurisht në kohën e caktuar, para Shqipërisë hapet një etapë e re në marrëdhëniet me BE-në, ajo e negocimit të dhjetëra kapitujve të procesit të integrimit të plotë të vendit në BE. Ndaj është e domosdoshme që mbi baza tërësisht publike apo partneriteti publik privat të përzgjedhim modelin më funksionues, të ngremë një universitet të administratës publike.”

 

Kryeministri Berisha kërkoi që përpjekjet të jenë maksimale në mënyrë që universitetit të fillojë punë vitin e ardhshëm, ndërkohë të fillohet puna për curricul-ën e tij, duke u kërkuar edhe ndihma e vendeve anëtare të BE-së. 



31/03/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave