Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Tė ringremė Teatrin Kombėtar tė Humorit dhe Satirės
 

Në memorien e qytetarëve mbahen mend artistë të shkëlqyer e të dashur në interpretimin e këtyre veprave, por atyre iu zhduk skena.

 

Ky institucion i pazëvendësueshëm duhet të fillojë të funksionojë me mbështetjen e qeverisë, pasi ai iu la tregut dhe tregu e zhduku fare.

 

Kryeministri Berisha kërkoi sot nga ministri i Kulturës ringritjen e Teatrit Kombëtar të Humorit dhe Satirës dhe zhvillimin e këtij zhanri të dashur për qytetarët, por të lënë në harresë në kohë.  

 

Duke e sjellë në vëmendjen e qeverisë dhe të publikut, përmes medias së pranishme gjatë prezantimit të rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha theksoi se në vend që ai që quhej teatri i estradës të lartësohej në një teatër komedie dhe satire, sot nuk funksionon më, ndonëse në memorien e qytetarëve mbahen mend artistë të shkëlqyer e të dashur në interpretimin e këtyre veprave, por atyre iu zhduk skena.

 

Duke trajtuar më tej këtë çështje, Kryeministri u shpreh:

 

“Gjatë këtyre 20 viteve, kultura dhe artet në Shqipëri kanë një shpërthim të pakrahasueshëm. Gjatë kësaj periudhe, janë zhvilluar zhanre të reja, të cilat më parë konsideroheshin heretike apo skajoheshin me të gjitha mjetet. Letrat shqipe kanë njohur hapësira të reja, por edhe talente. Po ashtu piktura dhe kënga shqiptare është përfaqësuar me dinjitet të madh në të gjitha ekspozitat dhe skenat botërore.

 

Por ka një fushë, fati i së cilës është i dhimbshëm dhe kjo fushë është komedia dhe satira shqiptare. Në fondin e letërsisë shqiptare, që nga Rilindja e gjer në sot, këto kanë qenë fusha të lëvruara. Në letërsinë shqipe ka kryevepra të komedisë dhe satirës. Në memorien e qytetarëve mbahen mend artistë të shkëlqyer e të dashur në interpretimin e këtyre veprave, por atyre iu zhduk skena. Në vend që ai që quhej teatri i estradës të lartësohej në një teatër komedie dhe satire, nuk funksionon më. Siç duket e ‘hëngrën’ pallatet edhe atë. Imagjinoni që betoni të viktimizojë humorin dhe satirën e një kombi, se çfarë goditje të rëndë i japin atij. Goditje shumë të hidhur. Këto janë gjini të pazëvendësueshme në krijimtarinë e një populli. Por, në qoftë se nuk kanë ku të shprehen, natyrisht, edhe krijuesit nuk kanë stimulin e duhur për t’i lëvruar më tej ato.

 

Ne kemi bërë shumë mirë që kemi mbështetur operën dhe do ta mbështesim më shumë atë, që kemi mbështetur Teatrin Kombëtar dhe do ta mbështesim edhe më shumë, por ne duhet të rivendosim teatrin e komedisë dhe humorit shqiptar. Unë jam i vetëdijshëm që komedia luhet në teatër kombëtar, por krijimi i tij në çdo vend është i domosdoshëm, pasi po bëjmë një involucion shumë të pamerituar.

 

Ndaj zoti ministër, të gjendet salla, t’i jepet një karakter kombëtar teatrit dhe jo lokal, pasi nëse do t’i jepnim karakter lokal sërish do ta ‘hante’ betoni dhe të përcaktohen stimuj, në mënyrë që të rindërtohet ai, pasi, faktikisht, përveçse përpjekjeve të disa televizioneve që janë për t’u lavdëruar, ndonëse edhe ata nuk i lënë mesazhet, ekrani nuk e zëvendëson skenën. Edhe pse televizionet thonë ‘dal vivo’, e vërteta është se ‘dal vivo’ është në skenë. Sot, nuk dihet se ku ndodhen artistë të mrekullueshëm. Prej tyre, disa kanë emigruar për kafshatën e gojës. Ne duhet të ringremë Teatrin Kombëtar.

 

Zoti ministër, do mbledhësh ekspertë të kësaj fushe, shkrimtarë, satiristë dhe ky institucion i pazëvendësueshëm duhet të fillojë të funksionojë me mbështetjen e qeverisë, pasi ai iu la tregut dhe tregu e zhduku fare. Dhe askush nuk mund të të bindë që njerëzit nuk duan të qeshin.”


31/03/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave