Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton disa marrėveshje tė rėndėsishme financimi
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij të radhës, disa projektligje dhe marrëveshje të rëndësishme, ndër të cilat marrëveshjen e financimit me KfW  për ndërtimin e unazës së rrjetit elektrik të jugut, një investim prej 11 milion euro. Kryeministri Berisha tha se në  tërësi investimi shkon në rreth 70 milion euro dhe se rindërtimi i sistemit të transmetimit të energjisë në jug “përbën një domosdoshmëri të madhe, pasi parametrat, për shkak të distancës, ‘vuajnë’ në zonën e turizmit, megjithëse, fatmirësisht, edhe në burimet ujore të jugut po ndërtohen burime të tjera energjetike, të cilat do të sjellin një balancim shumë të mirë të sistemit energjetik”.  

 

Po ashtu, qeveria miratoi marrëveshjen me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për rishpërndarjen e fondeve për financimin e projektit “Menaxhimi i integruar i ujërave dhe ekosistemeve”.

 

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe projektligji “Për sektorin minerar në republikën e Shqipërisë”. Kryeministri Berisha tha se ky projektligj synon ta vendosë këtë sektor mbi baza të reja dhe merr parasysh një studim shumë serioz që njësia e Bankës Botërore për Minierat ka bërë për 2-3 vite në Shqipëri.


31/03/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave