Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Mosha dixhitale, njė nga proceset mė transformuese nė historinė e vendit
 

Në vitin 2007, rritja e shkallës së penetrimit të IT-së në Shqipëri ishte më e larta në Europë.

 

Starti i parë ishte i fuqishëm, por energji më të mëdha, investime shumë më të mëdha, përpjekje shumë më serioze, projekte shumë herë më të mëdha janë të domosdoshme, që të kapim dhe të tejkalojmë mesataren europiane.

 

Projekti i Shqipërisë dixhitale është projekti i shkëputjes së sigurt të vendit nga një trashëgimi problematike për qytetarët shqiptarë, i një trashëgimie të kohës së kaluar.

 

Po punohet për krijimin e një rrjeti kombëtar, ngritja e të cilit ka si qëllim internet me bandë të gjerë dhe super të gjerë në çdo familje, në të gjithë vendin, sikundër është në diskutim ngritja e Fondit Kombëtar, i domosdoshëm për të mbështetur këtë proces.

 

Kryeministri Berisha trajtoi sot mbledhjen e qeverisë si çështje kryesore zhvillimin e shoqërisë së informacionit, duke njoftuar reforma mëdha, projekte dhe investime të rëndësishme për ‘Shqipërinë në moshën dixhitale’, si një nga proceset më transformuese në historinë  e vendit.

 

Kryeministri u shpreh me kënaqësi se, falë projekteve të mëdha që ndërmori qeveria gjatë 4 viteve të fundit si finalizimi me sukses i projektit ‘internet në çdo shkollë’, dixhitalizimi i procedurave, dixhitalizimi i sistemit të gjendjes civile dhe lista dixhitale e zgjedhësve, penetrimi i IT-së në Shqipëria është sot në masën 32 përqind, kundrejt  4.8 përqind në vitin 2005.  

 

“Treguesi i këtij penetrimi, - tha Kryeministri - është 32 përqind. Ndërkohë Europa ka mesataren 45 përqind, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi 70 përqind. Pra, starti i parë ishte i fuqishëm, por energji më të mëdha, investime shumë më të mëdha, përpjekje shumë më serioze, projekte shumë herë më të mëdha janë të domosdoshme, që të kapim dhe të tejkalojmë mesataren europiane. Dhe ky është një objektiv shumë ambicioz dhe i vështirë, për realizimin e të cilit, ne do të duhet të ndërmarrim reforma të thella, të angazhojmë fonde të mëdha.”

 

Ndonëse në vitin 2007, - theksoi Kryeministri - rritja e shkallës së penetrimit të IT-së në Shqipëri ishte më e larta në Europë, sërish, Shqipëria ka nevojë jetike për të arritur 'moshën dixhitale'. Kryeministri identifikoi disa aspekte të rëndësishme në drejtim të arritjes së këtij synimi:

 

-          trefishimin, duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, nga 1900 në 6000, të pranimeve në degën e IT-së në të gjitha universitetet publike dhe private të vendit;  

-          një Kurrikul e re, e mirëstudiuar dhe e plotësuar në të gjitha boshllëqet e saj;

-         angazhimi i ekspertët tanë më të mirë, por edhe ekspertë ndërkombëtarë në degët e IT-së në universitetet tona publike apo private

-          krijimin e drejtorisë së IT-së në strukturën e çdo ministrie, dikasteri dhe agjencie.

 

Kryeministri Berisha tha se po punohet për krijimin e një rrjeti kombëtar, ngritja e të cilit ka si qëllim internet me bandë të gjerë dhe super të gjerë në çdo familje, në të gjithë vendin, sikundër është në diskutim ngritja e Fondit Kombëtar, i domosdoshëm për të mbështetur këtë proces.

 

“Agjencia dhe ministria – tha Kryeministri - po punojnë për të përcaktuar të gjitha termat e referencës, i cili do të jetë një rrjet që do të ngrihet në kuadrin e partneritetit publik, privat, si praktika më  e mirë, me e suksesshme deri më sot.”

 

Më poshtë, fjala e Kryeministrit Berisha për këtë çështje në mbledhjen e qeverisë:

 

“Çështja kryesore që dua të sjell në vëmendje të qeverisë, sot, lidhet me moshën dixhitale të vendit. Në vitin 2005, Shqipëria kishte një prej treguesve më të ulët në botë të shkallës së zhvillimit të shoqërisë së informacionit. Treguesi i penetrimit të IT-së në shoqërinë shqiptare, pra, i përdorimit të internetit, ishte 4.8 përqind.

 

Në 4 vite, u bënë përpjekje të mëdha, u finalizua me sukses të plotë projekti ‘interneti në çdo shkollë’. Sot, në Shqipëri, nuk ka fëmijë që ndjek shkollën, për të cilin interneti dhe kompjuteri të jenë mollë e ndaluar, për shkak të situatës ekonomike të familjes, apo vendbanimit të tij. Sot, çdo shqiptar tërheq nga Zyrat e Gjendjes Civile dokumentin dixhital, si dhe u bë dixhitalizimi i plotë i sistemit të gjendjes civile. Gjithashtu, u prodhuan listat dixhitale të zgjedhësve, më të mirat në historinë e vendit, të cilat u shndërruan në një faktor të rëndësishëm për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri. Sot, Shqipëria është i vetmi vend në Europë me qind për qind prokurim elektronik. Shqipëria është vendi i taksës dixhitale, i doganave on line.

 

Një seri procesesh të tjera janë në vazhdim. Në vitin 2007, rritja e shkallës së penetrimit të IT-së në Shqipëri ishte më e larta në Europë. Por, sërish, Shqipëria, me gjithë progresin më të shpejtë, ka nevojë jetike dhe vendimtare për të kapur moshën dixhitale, për të rendur me shpejtësi. Mund t’u them se sot, treguesi i këtij penetrimi është 32 përqind. Ndërkohë Europa ka mesataren 45 përqind, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi 70 përqind. Pra, starti i parë ishte i fuqishëm, por energji më të mëdha, investime shumë më të mëdha, përpjekje shumë më serioze, projekte shumë herë më të mëdha janë të domosdoshme, që të kapim dhe të tejkalojmë mesataren europiane. Dhe ky është një objektiv shumë ambicioz dhe i vështirë, për realizimin e të cilit, ne do të duhet të ndërmarrim reforma të thella, të angazhojmë fonde të mëdha.

 

Zoti ministër i Arsimit, unë do të kërkoja që, pa humbur kohë as edhe një javë, të ndërmerrni të gjitha veprimet e domosdoshme që, vitin e ardhshëm, pranimet në degën e IT-së në të gjitha universitetet publike dhe private të vendit të trefishohen. Zoti ministër, unë e kuptoj që kjo është e vështirë, por unë kam bindjen më të thellë se kjo është plotësisht e mundshme. Me përparësi të madhe, duhet të ndërmerrni një konsultë me të gjithë rektorët, të diskutoni rreth kësaj domosdoshmërie. Vitin që shkoi pranimet në IT kanë qenë 1900, por ne duhet t’i rrisim ato së paku në 6000 pranime, vitin që vjen.

 

Por ky është një prej aspekteve. Aspekti i dytë shumë i rëndësishëm është kurrikula. Ne duhet të angazhojmë ekspertët tanë më të mirë, por edhe ekspertë ndërkombëtarë. Viti i ri shkollor, në degët e IT-së në universitetet tona publike apo private, duhet të fillojë me një kurrikul të re, të mirëstudiuar, të plotësuar në të gjitha boshllëqet e saj. Mund të kemi vështirësi për profesorë. Zoti ministër, të hapim me urgjencë konkursin dhe të marrim profesorë të huaj, kudo që të jetë e nevojshme, të autorizojmë rektorët dhe dekanatet që për të përballuar këtë përpjekje, të marrim edhe profesorë nga jashtë. Është shumë normale që në katedrat dhe departamentet tona të ketë edhe profesorë e studiues nga vende të ndryshme. Nuk ka absolutisht, asgjë negative në këtë mes. Ne mund të blejmë 100, 300 apo 500 milion euro hartë, por i tëri i nënshtrohet me shpejtësi procesit të dekompozimit, në qoftë se nuk përgatisim me shpejtësinë më të madhe soft-in njerëzor. Ne jemi mbrapa në drejtim të përgatitjes së specialistëve të IT-së. Duhet që shkollën Maringer në Shkodër ta replikojmë në dy apo tre qytetet e mëdha të vendit. Kjo shkollë është e domosdoshme dhe për këtë mund të kërkojmë edhe ndihmën e qeverisë austriake apo ndonjë qeverie tjetër. Po ashtu, është e domosdoshme që çdo ministri, dikaster dhe agjenci të ndryshojë strukturën e të krijojë drejtoritë e IT-së. E domosdoshme t’u jepet statusi i përcaktuar, pasi tregu privat i përthith ata dhe jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar. Koha është e pamëshirë.

 

Me ministrin Pollo, ministra të tjerë dhe një grup ekspertësh kemi diskutuar gjerësisht për atë që quhet  rrjet kombëtar apo ‘kurrizore kombëtare’, ngritja e të cilit ka si qëllim internet me bandë të gjerë dhe super të gjerë në të gjithë vendin, në çdo familje. Agjencia dhe ministria po punojnë për të përcaktuar të gjitha termat e referencës, i cili do të jetë një rrjet që do të ngrihet në kuadrin e partneritetit publik, privat, si praktika më  e mirë, me e suksesshme deri më sot. Por ndërtimi dhe funksionimi i tij është kusht jetik. Ai përbën sistemin, pa të cilin, Shqipëria nuk mund të flasë për moshë dixhitale. Duhet që ndërtimi dhe funksionimi i rrjetit të jetë në parametrat më bashkëkohorë. Ne jemi të vonuar, por kemi avantazhin se mund të ngrihemi me shpejtësi në lartësinë e kohës. Është e domosdoshme që të krijojmë zonat e lira për IT-në, me kushtet më të favorshme që mund të ekzistojnë. Të krijojmë Fondin Kombëtar, por kjo është çështje që do të diskutohet me Ministrinë  e Financave dhe Ministrinë e IT-së dhe Inovacioneve. Por ne duhet të diskutojë ngritjen e Fondit Kombëtar të Shqipërisë Dixhitale. Ky fond është i domosdoshëm për të mbështetur këtë proces.

 

Mosha dixhitale, projekti i Shqipërisë dixhitale është projekti i shkëputjes së sigurt të vendit nga një trashëgimi problematike për qytetarët shqiptarë, i një trashëgimie të kohës së kaluar, kohës së ngadalësuar. Asgjë nuk ka më të shpejtë sot, se mosha dixhitale. Shpejtësia e saj është pothuajse shpejtësi drite. Kështu që ne duhet të shpejtojmë në të gjitha drejtimet, sepse kemi marrë një zotim dhe unë ju garantoj se është një nga proceset më transformuese në historinë  e këtij vendi. Kur katër vite më parë, unë shpalla nismën “Internet në çdo shkollë”, po t’u ktheheni kronikave të asaj kohe, do të  shihni sesi disa, që e përdornin internetin vetëm për të bërë mesazhe për veten e tyre, për të votuar për veten e tyre, filluan të përqeshnin. Tani nuk po flas më për internet në çdo shkollë, por për internet në çdo shtëpi, internet me bandë të gjerë, super të shpejtë, nga 2 Mb/për sekondë do të shkojë në 100 Mb/për sekondë. Kjo është shpejtësia që ne si qeveri duam t’i japim dhe do t’ia japim këtij vendi.”


24/03/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave