Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha kėrkon rikonstruksionin e menjėhershėm tė sheshit “Skėnderbej”
 

- Kryeministri u shpreh  se megjithëse fondet prej 10 milionë dollarësh për rindërtimin e sheshit ekzistojnë prej dy vjetësh, gjendja  e tij aktuale është e turpshme për Tiranën.

- Kryeministri theksoi se nuk munden që lobe të caktuara, interese hotelesh të bllokojnë sheshin e qytetit. Qeveria do të marrë të gjitha përgjegjësitë.

Në mbledhjen e sotme të  këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Punëve Publike , Transporteve dhe Telekomunikacionit, që në bashkëpunim me autoritet vendore të Tiranës, të marrin masa të menjëhershme për rikonstruksionin e Sheshit “Skënderbej”, duke bërë fillimisht planin e asfaltimit të sheshit. “Zoti Ministër i Punëve Publike, Sheshi qendror i shqiptarëve, sheshi i heroit të tyre është në një gjendje katastrofale. Nuk ka kryeqytet në botë, me një shesh si ky i yni. Një shesh, udhëtimi në të cilin është një udhëtim në horror. Kërkojmë me urgjencë planin e asfaltimit të sheshit. Nuk munden që lobe të caktuara, interese hotelesh të bllokojnë sheshin e qytetit. Qeveria do të marrë të gjitha përgjegjësitë.”

Kryeministri u shpreh se megjithëse fondet për rindërtimin e sheshit ekzistojnë prej dy vjetësh, gjendja  e tij aktuale është e turpshme për Tiranën. Duke theksuar se nuk do të ketë ndërhyrje në kompetencat e qeverisë vendore, kryeministri tha se disa rregullime janë nevojë emergjente deri në përzgjedhjen e planit përfundimtar, i cili do ta shndërrojë tërësisht sheshin “Skënderbej” “Qeveria e Kuvajtit ka  dhënë 10 milionë dollarë për sheshin dhe aty akoma kalohet nga gropa në gropë. Të kalosh nga Xhamia tek Hotel Tirana, do të thotë të përshkruash një rrugë tërësisht me gropa. Nuk ka qendër komune në Shqipëri që të jetë në situatën e qendrës së Tiranës, prandaj sa të bëjnë zgjedhje pas zgjedhjesh ata, ne duhet të shtrojmë një shtresë të mirë asfalti. Nuk duhet të turpërojmë vendin, pasi kushdo që vjen aty sheh një shkatërrim. Nuk ka ndërmend askush t’u marrë kompetencat, por nuk mund të tolerohet një situatë diskredituese. Çdo i huaj që vjen do të më thotë çështjen e sheshit. Ata mendojnë se Bashkisë së Tiranës nuk i jepet asnjë qindarkë, se nuk ka njeri që mund të mendojë se sheshi lihet me qëllim në atë mënyrë, prandaj, zoti ministër ulu të bisedosh me të.  Kur të bëhet përzgjdhja e planit, pasi po kalohet nga një plan francez në planin belg, në plan zviceran etj, le të bëhet investimi. Qytetarët duan ta kenë sheshin të rregulluar. Fondet prej 10 milionë dollarësh janë, vetëm për sheshin. Që sot do të vendosësh kontakte me qeverinë vendore të Tiranës dhe do të merret vendimi për të shndërruar sheshin, pastaj le të bëjnë përzgjedhjen ata. Ka të paktën dy vjet që paratë janë disponibël. Të gjithë fajësojnë qeverinë, sepse mendojnë që nuk ka dhënë fonde. Ne nuk mund ta pranojmë më këtë shesh me gropa.”


24/03/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave