Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton disa projektligje dhe vendime tė rėndėsishme
 

Këshilli i Ministrave shqyrtoi sot edhe disa projektligje dhe vendime të rëndësishme, ndër të cilët dy projektligjet e propozuara nga Ministria e Financave,  për taksën mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror dhe për kundërvajtjet administrative.

 

Lidhur me projektligjin për taksën mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror, Kryeministri Berisha tha se ai adapton dhe avancon konceptin e rentës. “Toka dhe renta, - tha Kryeministri - kanë qenë dhe mbeten një binom i përjetshëm dhe Ministria e Financave ka adaptuar praktikën më solide në botë të qëndrimit ndaj tokës, që është renta. Kjo nuk ka asnjë lidhje me ata që kanë tokë bujqësore, por nënkupton që ata, të cilët kanë tokë shtetërore, përveç atyre që e përdorin për qëllime humanitare, në qoftë se nuk dëshirojnë ta blejnë, do të përgjigjen me rentë dhe një pjesë e rentës do t’i mbetet autoriteteve vendore, në çdo gjë. Do të shqyrtohen të gjitha rentat në mënyrë që 20-25 përqind e tyre t’u kalojë autoriteteve vendore.”

 

Ndërsa projektligji për kundërvajtjet administrative përcakton qartë detyrimin e shlyerjes së gjobës. “Gjobat, - u shpreh Kryeministri - nuk mund të futen në kalenda. U gjobite, do të paguash. Ministria e Financave ka punuar gjatë me këtë ligj dhe mund t’u them se ky është një ligj transversal për gjobat, që përfshin gjobën në tërësi, pavarësisht nga autoriteti që e vendos atë. Projektligji unifikon praktikën ndaj gjobës, të kuptohemi, nuk i shton gjobat, nuk ka të bëjë me ndryshime në vlerat e gjobës, por me praktikën e kthjelltë e të qartë të shlyerjes së saj.”  

 

Një tjetër vendim i rëndësishme është edhe ai që lidhet me ankesat në prokurimet publike. Lidhur me të, Kryeministri u shpreh se ai synon të vendosë tarifa dhe rregulla të qarta për pagimin e tyre, në një procedurë animimi, pranë Komisionit të Prokurimit Publik. “Sado që qeveria lufton për të bërë transparencën, - tha Kryeministri - për fat të keq, ka disa kompani të specializuara dhe jo për të kryer punët publike, por për të futur stërkëmbës në procesin e shqyrtimit të tenderave. Imagjinoni që është arritur të ankohen edhe për veten e tyre. Kur dikush e kuptoi se tenderi nuk dështonte, u detyrua të paraqesë ankesë për veten e tij. Siç të verbon lakmia, nuk të verbon asgjë tjetër. Ndaj edhe vendimi përcakton disa rregulla dhe tarifa që të mos mund të padisësh veten tënde. E theksoj se kemi pasur raste ekzemplare që, për të ngadalësuar apo prishur tenderin, është ankuar për veten e tij. “


17/03/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave