Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton vlerėn e kompensimit pėr dėmet e shkaktuara nga pėrmbytjet, nė qarqet Shkodėr dhe Lezhė
 

Vendimi merret në përputhje me premtimin e qeverisë për të zhdëmtuar plotësisht çdo familje në përmasat e dëmeve, të krijuara nga përmbytja.

 

Dëmin do ta përballojë qeveria, por do të kontribuojë dhe ndihmojë edhe KESH-i, i cili duhet të pranojmë se ka një performancë unike që kur është ndërtuar e gjer më sot.

 

Janë të gatshme për t’u lëvruar gjatë këtyre ditëve, fonde të tjera të rëndësishme, për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar të zonës, në rrugë dhe argjinatura.

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot vlerën e kompensimit për dëmet e shkaktuara në objekte, pronë private, nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, në qarqet Shkodër dhe Lezhë, në shumën 512 milion lekë.

 

Kryeministri Berisha, duke e konsideruar vendimin më të rëndësishëm të rendit të ditës së mbledhjes së qeverisë, theksoi se ai merret në përputhje me premtimin e qeverisë për të zhdëmtuar plotësisht çdo familje në përmasat e dëmeve, të krijuara nga përmbytja. Përllogaritjet, tha Kryeministri, janë bërë nga autoritetet vendore, në bashkëpunim me autoritet e qarkut dhe kanë përfshirë të gjitha dëmet në shtëpi, orendi dhe dëmet e tjera në bagëti.

 

Kryeministri kërkoi nga Ministria e Mjedisit të përllogarisë edhe dëmet e krijuara në rezervatet e peshkut, në këto zona, në mënyrë që edhe ky sektor të mund ta rimarrë veten sa më shpejt.

 

Kryeministri Berisha informoi se janë të gatshme për t’u lëvruar gjatë këtyre ditëve, fonde të tjera të rëndësishme, për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar të zonës, në rrugë dhe argjinatura. Lidhur më rindërtimin e argjinaturave, Kryeministri kërkoi që Ministria e Bujqësisë ta shohë gjerësisht këtë problem, duke parë jo thjesht rregullimin, por rindërtim e plotë të tyre.

 

“Argjinaturat, - tha Kryeministri - nuk mund të ndërtohen me baltë, por duhet të marrin një rindërtim të plotë. Sigurisht, këto janë projekte të kushtueshme. Argjinaturat, të marra së bashku, shkojnë në dhjetëra kilometra, por ndërhyrjet duhet të fillojnë sa më shpejt dhe argjinaturat duhet të rindërtohen tërësisht, si ajo e Saçit, Dajçit, Kirit etj..”  

 

Lidhur me përmirësimin e infrastrukturës, Kryeministri Berisha tha se gjithashtu projekti i by pass-it në Shkodër, sapo ai të përfundojë, do të fillojë menjëherë nga zbatimi, duke kërkuar angazhimin e plotë të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në këtë drejtim. “Sapo të përfundojë projekti i by pass-it, i cili ishte thuajse i përfunduar, por detyrimi për ta shndërruar edhe në një argjinaturë për të mbrojtur lagjen Livadhe dhe në tërësi qytetin nga liqeni, bën që ai të rishqyrtohet, duhet të fillojë sa më parë nga zbatimi.”

 

Kryeministri bëri me dije se dëmet e krijuara nga përmbytjet do të përballohen nga qeveria dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

 

“Familjet do të shpërblehen një për një për dëmin e krijuar, i llogaritur së bashku me të zotët e shtëpive, autoritetet e qarkut. Këtë dëm do ta përballojë qeveria, por do të kontribuojë dhe ndihmojë edhe KESH-i, i cili duhet të pranojmë se ka një performancë unike që kur është ndërtuar e gjer më sot. Dje, në 24 orët që kaluan, kaskada ka prodhuar 29.2 milion kilovat/orë energji, një prodhim ky i jashtëzakonshëm. Eksporti shkon në 14 milion kilovat/orë, edhe ky një zhvillim shumë pozitiv. Shqipëria, më parë se çmendoja, po bëhet një faktor i fuqishëm eksporti të energjisë. Askujt nuk ia priste mendja se mund të eksportoheshin 14 milion kilovat/orë energji në ditë. Mund t’ju informoj se nga data 1 mars e gjer më sot, çdo ditë janë eksportuar mbi 14 milion kilovat/orë dhe me këto ritme që po ecën, pritet që eksporti i energjisë të kapë vlerat të paktën 1.2 miliard kilovat/orë në tërësinë e vet,” u shpreh Kryeministri.

 

Duke identifikuar, krahas përmbytjeve, si problematikë serioze, të  shfaqur gjatë këtij dimri, edhe rrëshqitjet e tokës në disa zona të vendit, Kryeministri Berisha vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishëm faktin që nuk kemi pasur humbje të jetëve njerëzore si  nga përmbytjet, ashtu edhe nga rrëshqitjet e tokës.

 

“Përveç përmbytjeve, - u shpreh Kryeministri - në vend ka pasur edhe probleme të tjera serioze me rrëshqitjet e tokës në disa zona, si në Gramsh, Librazhd, Mallakastër, Kavajë dhe në mjaft zona të tjera, pasi ky është  terreni i këtij vendi. Po ashtu ka pasur rrëshqitje të rrugës në segmente të tëra. Por, fatmirësisht, në këtë dimër që në Europë dhe në botë, vetëm nga faktori dimër dhe përmbytje, ka pasur me qindra viktima, në Shqipëri nuk kemi pasur viktima as nga përmbytjet dhe as nga shkarjet e tokës dhe kjo ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme.”

 

Qeveria miratoi sot edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për ndihmën e ndërsjellë në rast të katastrofave ose të fatkeqësive të mëdha. Kryeministri Berisha shfrytëzoi edhe një herë miratimin e kësaj marrëveshjeje, për të falënderuar me shumë mirënjohje të gjitha vendet dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që kontribuuan në mënyrën më bujare për përballimin dhe kapërcimin e pasojave të një katastrofe të vërtetë ujore, por që nuk pati edhe një humbje jete prej saj, në një kohë kur përmbytje të tilla analoge kanë shkaktuar me dhjetëra të vdekur në vende shumë më të zhvilluara dhe të fuqishme se Shqipëria.  Kryeministri u shprehu falënderimet edhe të gjitha familjeve të komunave përreth që i strehuan me bujari dhe bënë të mundur që t’ua lehtësojnë problemet e krijuara nga përmbytja banorëve të zonave.


17/03/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave