Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton disa shtesa nė ligjin pėr procedurat tatimore
 

Në Shqipëri do vendoset, në përputhje me kërkesat e prera të praktikës europiane dhe Komisionit Europian, deklarata personale e të ardhurave për të gjithë qytetarët.

 

Avokati i Tatimpaguesve dhe Këshilli Konsultativ i Biznesit ngrihen në kuadrin e reformave të financuara nga Pragu i Mijëvjeçarit, si dy institucione shumë të rëndësishme për rritjen e transparencës në sistemin fiskal dhe modernizimin e tij.

 

Kryeministri Berisha prezantoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, disa amendamente në ligjin e procedurave tatimore, që synojnë thellimin e reformave në sistemin fiskal dhe kanë të bëjnë me vendosjen e deklaratës personale të të ardhurave, krijimin e Avokatit të Tatimpaguesve dhe Këshillit Konsultativ Tatimor.  

 

Lidhur me deklaratën personale të të ardhurave për të gjithë qytetarët, Kryeministri Berisha theksoi se ajo vendoset në përputhje me kërkesat e praktikës europiane dhe Komisionit Europian, mbi bazën e së cilës Ministria e Financave do t’u kthejë qytetarëve në fund të vitit, taksat e tepërta që ata kanë paguar.  

 

“Ky dokument, që do ta quaja dokumenti i transparencës universale për të ardhurat e qytetarëve, - u shpreh Kryeministri - i shton shumë detyrimet e Ministrisë së Financave dhe financave të vendit në tërësi ndaj qytetarëve. Mbi bazën e tij, ato do të detyrohen t’u paguajnë qytetarëve në fund të vitit, të gjitha taksat e tepërta që kanë paguar, pasi qytetarët paguajnë taksa në çdo gjë që blejnë. Ata do të mbledhin faturat dhe në fund do të kenë të drejtë, në përputhje me të ardhurat e tyre, të marrin detyrimet që kanë paguar me tepricë. Sot, ky është i pandjeshëm. Qytetarët hynë në dyqan dhe mendojnë se nuk paguajnë taksa, por, në të vërtetë, paguajnë edhe në çdo gotë uji. Këtë e kam thënë kur kam qenë në opozita dhe do ta them dy herë, tani që jam në qeveri. Ndaj ne po fusin deklaratën, një praktikë kjo moderne europiane, por e vonuar tek ne. Kanë qenë reforma të tjera ato që kanë bërë që tani, kjo të vijë si përparësi madhore.”

 

Përsa i përket Avokatit të Tatimpaguesve dhe Këshillit Konsultativ të Biznesit, Kryeministri Berisha bëri të ditur se ato ngrihen në kuadrin e reformave të financuara nga Pragu i Mijëvjeçarit, si dy institucione shumë të rëndësishme për rritjen e transparencës në sistemin fiskal, modernizimin e këtij sistemi, shlyerjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit, por edhe shlyerjen e detyrimeve të shtetit ndaj tyre.

 

“Avokati i Tatimpaguesve, që do të jetë i vendosur në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, - tha Kryeministri - ka për mision e detyrë të mbrojë të drejtat e tatimpaguesve nga arbitraritetet e tatimmbledhësve. Po kështu, edhe Këshilli Konsultativ Tatimor, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e funksionimit të sistemit tatimor, të modernizimit të tij dhe rritjes së transparencës, do të shqyrtojë veprimtarinë tërësore, funksionimin e këtij sistemi, transparencën që ky sistem përdor në raport me tatimpaguesit. Pra, nga njëra anë është barra fiskale më e ulët, por, nga ana tjetër, duhet edhe barra burokratike më ulët mbi shpatullat e tyre dhe ne po bëjmë çdo gjë për të lehtësuar veprimtarinë e bizneseve.”  

 

Duke vlerësuar faktin se ngritja e këtyre dy institucioneve kanë qenë objekt i diskutimit të gjerë me biznesin dhe qytetarët, Kryeministri Berisha ritheksoi se konsultimet e gjera me grupet e interesit dhe komunitetet janë një kusht i përhershëm për të gjitha nismat dhe vendimet e qeverisë.

 

“Asnjë ligj dhe asnjë vendim që i intereson një grupi, shtrese a komuniteti të caktuar , - tha Kryeministri - nuk mund të vijë në Këshillin e Ministrave pa u konsultuar më parë me ta. Ky duhet të jetë rregulli ynë. Ne këshillohemi me ta. Natyrisht, ne nuk mund të marrim përsipër të pasqyrojmë çdo mendim a dëshirë, por përpiqemi, sigurisht, të dëgjojmë sa më shumë dhe të gjejmë një rezultante sa më të përshtatshme për interesat e grupeve të interesit, duke pasur interesin publik të parin, për interesat e komuniteteve, të shtresave të caktuara. Mendoj se kjo është një konstante e jona, por një konstante që duhet të zhvillohet.”


10/03/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave