Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton vendimin pėr ngritjen e bordit mbikėqyrės tė Agjencisė pėr Mbėshtetjen e Shoqėrisė Civile
 

Kryeministri bëri të ditur se një fond fillestar është caktuar për organizatat e shoqërisë civile , i cili do të shpërndahet nga ky bord. 

Kryeministri Berisha tha sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se qeveria shqiptare është një ndër qeveritë, jo të shumta që ka vendosur të financojë nëpërmjet një bordi të pavarur, shoqërinë civile. Duke vlerësuar rolin e shoqërisë civile, si një faktor të rëndësishëm i zhvillimit të demokracisë dhe të tregut të lirë në vend, Kryeministri e cilësoi këtë hap shumë të drejtë “Organizatat e shoqërisë civile gjatë këtyre 20 viteve kanë qene promotorë dhe avokatë si në fushën e lirive dhe të drejtave njerëzore, promovimit të tyre, mbrojtjes së tyre, fushën e ligjeve , tregut të lirë, fushën sociale dhe në çdo fushë tjetër.”

Kryeministri bëri të ditur se një fond fillestar është caktuar për këto organizata , i cili do të shpërndahet nga ky bord.  Duke  e cilësuar këtë fond të domosdoshëm, kryeministri u shpreh se qeveria duhet të paguajë në mënyrë të veçantë kritikët  e saj, organizatat që merren me denoncimin e korrupsionit dhe unë shpresoj, vijoi Kryeministri që bordi të ketë parasysh  edhe këtë si një nga destinacionet  e rëndësishme.

Duke theksuar se në mënyrë absolute nga qeveria nuk do të ketë asnjë ndërhyrje, kryeministri u shpreh se do të ishte në të dobi të mirëpërdorimit të këtij fondi që  bordi të ngrihet me  përfaqësues të organizatave, shoqërisë civile, por dhe përfaqësues të administratës.

“Problemi i vetëm është që disa sektorë janë më të ndjeshëm për shoqërinë dhe për vendin. Një seri organizatash merren me problemin e mbrojtjes së fëmijëve, dhunës kundra grave dhe dhunës në familje, trafiqeve. Ato bëjnë një punë jashtëzakonisht të dobishme. Ndaj dhe unë shpresoj se ky bord që ngrihet me përfaqësues të organizatave, shoqërisë civile, por dhe përfaqësues të administratës, në mënyrë që  të shënojë arritje në mënyrën e përdorimit të këtij fondi.”


10/03/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave