Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Konsultime tė gjera me shoqėrinė civile, akademikėt dhe qytetarėt pėr tė gjithė reformat qė po ndėrmerr qeveria
 

Një seri reformash të shumanshme janë në proces e sipër dhe konsultat e hapura me të gjithë faktorët e rëndësishëm të shoqërisë shqiptare janë në traditën më të mirë të qeverisë. Qeveria duhet të jetë qeveri e një dialogu intensiv.

 

Shqipëria po ndryshon me shpejtësi. Unë mund t’u them vetëm ndryshimet që janë bërë muajt e fundit për të merituar vizat. Janë bërë vërtet ndryshime shumë të mëdha, epokale në të gjithë sistemin e kontrollit të kufijve, identitetit të qytetarëve.

 

Një përshëndetje shumë të përzemërt të gjitha bizneseve shqiptare, të cilat shënuan në dy muajt e parë të vitit një rritje rekord të prodhimit dhe eksporteve të tyre. Shqipëria po vrapon në këto dy muajt e parë të vitit.

 

Kryeministri Berisha kërkoi sot nga anëtarët e qeverisë të programojnë në agjendën e punës së tyre organizimin e konsultave të gjera me shoqërinë civile, botën akademike dhe grupet e interesit për të gjitha reformat në fushat e tyre. Duke fokusuar vëmendjen e qeverisë mbi këtë çështje të rëndësishme, Kryeministri Berisha tha, në hapje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se një seri reformash për lehtësimin e klimës së biznesit, në fushën e privatizimit, dixhitalizimit të procedurave, në arsim, në shëndetësi, në fushën sociale, në kulturë, reforma në institucionet e mjedisit etj. janë në proces e sipër dhe ne duhet të jemi qeveri e një dialogu intensiv.

 

“Reformat janë perpetua mobile e shoqërisë sonë. Në traditën më të mirë të qeverisë janë konsultat e hapura me të gjithë faktorët e rëndësishëm të shoqërisë shqiptare. Në këtë kontekst, unë kërkoj nga ju që në programin dhe në agjendën tuaj të parashikoni konsulta në tërësi për të gjitha problemet që vendosen në këtë mbledhje, për të gjitha reformat që ne ndërmarrim.”

 

Kryeministri theksoi se një konsultim dhe debatim i gjerë i reformave dhe nismave të qeverisë do të garantonte një zbatim më të sigurt të tyre, duke sugjeruar se për problematika të caktuara si në fushën e biznesit, arsim, shëndetësi, kulturë etj. konsultat mund të organizohen edhe në qytete të ndryshme të vendit.

 

Më tej, në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj një çështje të rëndësishme. Një seri reformash të shumanshme janë në proces e sipër. Reformat janë perpetua mobile e shoqërisë sonë. Në traditën më të mirë të qeverisë janë konsultat e hapura me të gjithë faktorët e rëndësishëm të shoqërisë shqiptare. Në këtë kontekst, unë kërkoj nga ju që në programin dhe në agjendën tuaj të parashikoni konsulta në tërësi për të gjitha problemet që vendosen në këtë mbledhje, për të gjitha reformat që ne ndërmarrim. Konsultat duhet të përfshijnë grupet e interesit, të cilat, për shkak të profilit të tyre, kanë një ekspertizë të shkëlqyer. Konsultat duhet të përfshijnë detyrimisht qarqet akademike të vendit. Në asnjë rrethanë nuk duhet të shkëputemi nga mendimi akademik, në asnjë rrethanë nuk duhet të shkëputemi nga vështrimi kritik i mendimit akademik, nga oponenca e tij, e cila është e domosdoshme.

 

Ne jemi vendimmarrës dhe e ushtrojmë vendimmarrjen tonë bazuar mbi një seri faktorësh. Natyrisht, ne nuk mund të përfillim gjithçka, por duhet të dëgjojmë sa më shumë, të debatojmë sa më shumë. Ne duhet të konsultojmë hapat tona dhe reformat me shoqërinë civile, e cila gjithnjë disponon dhe mbart një mendim të avancuar në fushat ku operojnë. Ne nuk duhet të bëjmë asnjë hap pa një përpjekje serioze për të vjelë mendimin më të avancuar në çdo fushë, në çdo aspekt. Janë reforma të mëdha ato që bëhen, të cilat nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Reforma, të cilat duhet të vijnë si rezultati i një debati të gjerë, ku të merret mendimi jo vetëm i deputetëve, por edhe mendimi qytetar. Ne duhet t’i shndërrojmë reformat në objekt të diskutimeve më të gjera të mundshme. Ka pasur një diskutim të gjerë dhe shumë të mirë të organizuar për strategjitë dhe siç edhe e dini strategjitë janë në zbatim nëpërmjet reformave. Pra, nuk mundtë thuhet se debati u mbyll me diskutimin e strategjive. Përkundrazi, debati më intensiv hapet me zbatimin e tyre.

 

Ndaj kërkoj nga ju që të programoni një seri të pasosur debatesh e konsultimesh me shoqërinë civile, botën akademike, katedrat respektive, me qytetarët, grupet e interesit dhe sigurisht me bizneset, sepse në këtë mënyrë do të garantohet një zbatim më i sigurt i reformave.

 

Qeveria bën përpjekje të mëdha e të jashtëzakonshme në reformat për të sjellë vendin në moshën dixhitale. Dhe e gjithë kjo duhet të kalojë në një seri të gjerë konsultash. Qeveria bën përpjekje shumë të mëdha për të lehtësuar klimën për biznesin. Të gjitha këto duhet të kalojnë në debate të gjera dhe jo vetëm në këshillin e biznesit që kemi në ministri, por debate edhe më të gjera me Dhomat e Tregtisë së Tiranës, por ndonjëherë, sipas profilit, mund të shkohet edhe në qytet të tjera për problematika të caktuara si probleme të reformës në kulturë, të reformave sociale, reformës në arsim, reformës në shëndetësi, reformës së institucioneve të mjedisit, financave, të ministrisë së brendshme, pra, duhet të jetë qeveri e një dialogu intensiv.

 

Shqipëria po ndryshon me shpejtësi. Unë mund t’u them vetëm ndryshimet që janë bërë muajt e fundit për të merituar vizat, të cilat janë pothuajse të paperceptueshme nga ana fizike. Janë bërë vërtet ndryshime shumë të mëdha, epokale në të gjithë sistemin e kontrollit të kufijve, identitetit të qytetarëve. Shqipëria shkëputet nga një epokë e prapambetur dhe del në një epokë ndër më modernet, sepse është instaluar teknologjia më e fundit.  

 

Në proces e sipër janë reforma të mëdha të ndihmës ekonomike, reforma të inspektimeve, të investimeve private. Në proces e sipër është edhe privatizimi dhe nuk ka më të rëndësishëm, sesa ky proces. Ky është një proces me të cilin jo vetëm i jepet një goditje fatale korrupsionit dhe, në mënyrë absolute, ky është qëllimi parësor i kësaj qeverie, pasi nuk ka asgjë më të rëndësishme për një shtet sesa integriteti i administratës publike, por, nga ana tjetër, duke ndryshuar pronësi dhe menaxhim krijohen vlera shumë më të mëdha, sesa këto prona të shkapërderdhura të mbeteshin në duart të shtetit. Në mënyrë të përsëritur kam dëgjuar të shprehin disaprovim për politikat e privatizimit. Por këto politika janë politika të tregut të lirë, të cilat kanë të bëjnë me konsolidimin e sistemit mbi pronën private. Ky sistem nuk përjashton pluralitetin e pronësisë, por, parë së gjithash, është sistemi që bazohet mbi pronën private dhe iniciativën e lirë të qytetarëve. Kështu që, edhe për këto politika duhet të organizohen debate me grupe interesi, me qytetarë. Sot, janë shumë të paktë shqiptarët që kanë nostalgji për kolektivitetin dhe pronën kolektive dhe kjo nuk do të thotë që nuk kanë solidaritetin, sepse po të vini re, në rrethana të caktuara, shqiptarët kanë demonstruar solidaritetin e shkallës më të lartë, duke qenë një ndër vendet më private në Europë, pasi të tillë jemi, mbi 80 përqind të prodhimit bruto e kemi nga sektori privat.

 

Do ta mbyll, duke ju bërë një përshëndetje shumë të përzemërt të gjitha bizneseve shqiptare, të cilat shënuan në dy muajt e parë të vitit një rritje rekord të prodhimit dhe eksporteve të tyre. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse një vend kohë humbur si Shqipëria nuk ka nevojë të eci, por ka nevojë të vrapojë dhe kur ajo të vrapojë, nuk ka nevojë të vrapojë, por ka nevojë të fluturojë. Pasi kaq shumë kohë ka humbur. Ndaj mund t’u them se Shqipëria po vrapon në këto dy muajt e parë të vitit.”


03/03/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave