Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton hapjen e pėrfaqėsive diplomatike shqiptare nė disa vende
 

Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Jashtme të sjellë javën e ardhshme në qeveri vendimin për heqjen e vizave për të gjithë turistët që zbresin në brigjet Dalmate dhe në Malin e Zi.

 

Qeveria miratoi sot hapjen e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, në republikën e Sllovakisë, të Bosnje-Hercegovinës, në shtetin e Katarit, të Kuvajtit dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Kryeministri Berisha bëri të ditur se përfaqësi të reja diplomatike të Shqipërisë do të hapen edhe në një seri vendesh të tjera si Meksika, Afrika e Jugut, Australia, Norvegjia, Estonia dhe Pakistani.

 

Kryeministri Berisha shprehu vlerësimet për reformën në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, të ndërmarrë nga Ministria e Jashtme, duke e konsideruar atë shumë serioze.

 

“Duke racionalizuar burimet, është bërë e mundur që vendi të ketë një përfaqësim më të gjerë, sepse Shqipëria ka nevojë të ketë përfaqësuesit e saj. Natyrisht, për ne është e vështirë t’u përgjigjemi nevojave të mëdha që ne vetë kemi për të pasur përfaqësues, por përpiqemi të zgjerohemi.”

 

Gjatë mbledhjes, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Jashtme të sjellë javën e ardhshme në qeveri vendimin për heqjen e vizave për të gjithë turistët që zbresin në brigjet Dalmate dhe në Malin e Zi. Kryeministri tha se duhet regjim i njëjta vizash me këto vende, në mënyrë që turistët të mos kenë nevojë për vizë në kufi, por të jetë një tur turistik në vazhdimësi për ta, gjatë periudhës së verës.


03/03/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave