Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Arsimi i lartė, fushė me rėndėsi pėrcaktuese pėr tė ardhmen e vendit
 

Kryeministri Berisha kërkoi  nga Ministria e Arsimit që në bashkëpunim me rektorët e universiteteve të bëhen ndryshimet e nevojshme në kuadrin ligjor, duke përcaktuar kritere të reja përsa i përket raportit studentë,pedagogë.

 -      Kryeministri  u shpreh se reforma në botën akademike e shkencore duhet të thellohet edhe më tej,  duke theksuar se kërkimi shkencor duhet të jetë atribut i fakulteteve dhe dekanateve.

 

-          Kryeministri kërkoi nga Ministria e Arsimit që me ndihmesën e kompanive serioze të fushës, të bëjnë sa më parë reitingun e universiteteve.

Kryeministri Berisha foli sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mbi çështjen e arsimit të lartë, si një prej fushave me rëndësi përcaktuese për të ardhmen e vendit, e cila ka njohur progres të madh gjatë viteve të fundit. “Në 4 vite është arritur që Shqipëria të numërojë sot mbi 135 mijë student në universitet e saj  publike dhe private kundrejt 52 mijë  që ajo kishte në vitin 2005.”

Kryeministri renditi një sërë masash të ndërmarra nga qeveria, për modernizimin në tërësi të universiteteve të vendit dhe për funksionimin e tyre sa më efikas, në dobi të studentëve. “Funksionon tërësisht sistemi i Bolonjës, si sistemi më i fuqishëm në Evropë, për organizimin e shkollës së lartë, janë modernizuar laboratorët e universiteteve, janë bërë ndërtime të reja në kampuset e tyre, në një seri qytetesh. Një grup pune serioz po punon me intensitet, për të përcaktuar një mënyrë të re financimi të universiteteve të vendit. Autonomia e tyre është thelluar në mënyrë të ndjeshme. Të ardhurat që ato realizojnë janë të gjitha të disponueshme prej tyre."

Ndër të tjera, kryeministri ngriti çështjen e raportit studentë, pedagogë, i cili duhet të ndryshohet, pas rritjes së vazhdueshme të numrit të studentëve. “Ka disa probleme që kërkojnë ndërhyrje urgjente, probleme të krijuara para së gjithash nga rritja me shpejtësi të madhe të numrit të studentëve.  Në qoftë se studentët në fakultet janë trefishuar, pedagogët në universitet ende nuk janë dyfishuar. Ky përbën një kërcënim serioz për cilësinë e tyre. Raporti student, pedagog, në tërësi, është absolutisht i papranueshëm. Ai raport ka qenë deficitar edhe 4 vjet më parë, mendoni se si është bërë ai tani.”

Në këtë kontekst, kryeministri kërkoi  nga Ministria e Arsimit që në bashkëpunim me rektorët e universiteteve të bëhen ndryshimet e nevojshme në kuadrin ligjor, duke përcaktuar kritere të reja bazuar në standardet e vendeve anëtare të OECD.  “Zoti ministër, bashkë me rektorë të universiteteve do të bëhen të gjitha ndryshimet në aktet ligjore e nënligjore, në mënyrë që universitet tona të përcaktojnë kritere të reja, të përzgjedhin mesataren e tyre, të shohin vendet e OECD .Nuk po përcaktoj këtu se sa duhet të jetë raporti i stafit pedagogjik me studentët, por ka një raport që varion nga 10 tek 25 tek universitet publike. Nuk mund të jemi tek 25, as nuk mund të zbresim tek 10-ta se nuk zbresim dot, mirëpo kur sheh sot me mijëra shqiptarë që diplomohen shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit  themi se vendi i tyre është në universitetet e vendit, ndaj dhe nuk duhet të ngurojmë.”

Ndër të tjera, kryeministri Berisha u ndal në veçanti në reformën e ndërmarrë, në fushën akademike dhe shkencore të vendit . Duke theksuar se kjo reformë duhet të thellohet, kryeministri u  shpreh se kërkimi shkencor duhet të jetë atribut i fakulteteve dhe dekanateve.   “Në qoftë se shkenca dhe kërkimi shkencor kanë një armik të lindur, ai  është centralizmi dhe politikat centraliste. Ato, jo vetëm që nuk e ndihmojnë kërkimin shkencor, por i zënë frymën dhe i shkretojnë tërësisht hapësirën. Kërkimi shkencor duhet të jetë atribut i fakulteteve dhe dekanateve. Detyra jonë është tu japim atyre fondet. Ne kontrollojmë se cila është eficenca  e përdorimit të këtyre fondeve , por përzgjedhjen e projekteve , për financim duhet ta kenë detyrimisht këshillat shkencore të fakulteteve. Kjo është themelore që ne të realizojmë qëllimin e reformës.

Gjithashtu, kryeministri kërkoi nga Ministria e Arsimit që me ndihmesën e kompanive serioze të fushës të bëjnë sa më parë reitingun (vlerësimin) e universiteteve. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, vijoi kryeministri  që qytetarët shqiptarë të kenë reitingun e universiteteve të vendit, private dhe publike në mënyrë që ta dinë se ku studion fëmija i tyre. Mundësisht të kontratohet sa më shpejt një prej kompanive më serioze në botë që të bëjë reitingun (vlerësimin) e universiteteve.

Duke shprehur vlerësimin më të madh për progresin e bërë, në tërësi në arsimin e lartë, kryeministri u shpreh se këto çështje duhet të marrin përgjigje sa më të shpejtë dhe të guximshme. Investimi për arsimin e lartë, theksoi kryeministri  është përcaktues për projektin e të ardhmes së vendit.


24/02/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave