Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
U DH Ė Z I M PĖR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ UDHĖZIMIN NR.1, DATĖ 13.6.2000, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, “PĖR STRUKTURĖN E RENDITJES SĖ PUNĖVE NĖ SHĖRBIMIN CIVIL, METODOLOGJINĖ PĖRKATĖSE DHE PĖRSHKRIMIN PĖRGJITHĖSUES TĖ ROLIT TĖ SEKRETARIT TĖ PĖRGJITHSHĖ
 

U DH Ë Z I M

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR.1, DATË 13.6.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR STRUKTURËN E RENDITJES SË PUNËVE NË SHËRBIMIN CIVIL, METODOLOGJINË PËRKATËSE DHE PËRSHKRIMIN PËRGJITHËSUES TË ROLIT TË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM NË KËTË SHËRBIM”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në udhëzimin nr.1, datë 13.6.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Në fund të titullit “Klasa I – nëpunës civilë të nivelit të lartë drejtues”,  të aneksit nr.2, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“Nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallëve 19, 21 e 22, duhet të kenë të paktën një  “Diplomë të nivelit të dytë” (DND), ose “Diplomë të integruar të nivelit të dytë” (DIND), ose diploma të barazvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.”.

2. Në fund të titullit “Klasa II – nëpunës civilë të nivelit të mesëm drejtues”, të aneksit nr. 2, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
    “Nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallëve 16 e 18, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të dytë” (DND), ose “Diplomë të integruar të nivelit të dytë” (DIND), ose diploma të barazvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.”.

3. Në titullin “Klasa III – nëpunës civilë të nivelit të ulët drejtues”, të aneksit nr.2, të bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

a)  Paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Në këtë klasë përfshihen shkallët: 12, 13 dhe 14”.

b) Në fund të titullit “Klasa III – nëpunës civilë të nivelit të ulët drejtues”, të aneksit nr.2, shtohet një pragraf, me këtë përmbajtje:

“Nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallëve 13 e 14, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të dytë” (DND), ose “Diplomë të integruar të nivelit të dytë” (DIND), ose diploma të barazvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, ndërsa nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallës 12, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të parë” (DNP), ose diploma të barazvleshme me këtë diplomë, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, së bashku me një diplomë ”Master të nivelit të parë” (MNP).”.

c)  Në fund të titullit ”Klasa IV – nëpunës civilë të nivelit ekzekutues”, të aneksit nr.2, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“Nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallëve 8 e 10, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të parë” (DNP), ose diplomë të barazvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.”.
 
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


17/02/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave