Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton projektligjin “Pėr pėrdorimin dhe shfrytėzimin e tokave bujqėsore tė pakultivuara”
 

Ne kemi pak tokë të kultivueshme. Ndaj nuk kemi asnjë pëllëmbë tokë për ta lënë të papunuar.

 

Komunat do të autorizohen të përcaktojnë skema dhe të vendosin marrëdhënie të ndershme me pronarin, të cilit nuk i cenohet asnjë metër katror.

 

Ne kemi objektiv dyfishimin e prodhimit bujqësor dhe po përgatitemi në mënyrë të gjithanshme që të ecim drejt këtij objektivi.

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara”, i propozuar nga Ministria e Bujqësisë.

 

Kryeministri Berisha e konsideroi projektligjin një hap shumë pozitiv në drejtim të mbrojtjes së tokës dhe shtimit të prodhimit bujqësor, në kushtet kur Shqipëria, me terrenin e saj malor, është vend me pak tokë.

 

“Toka, - tha Kryeministri - është një pasuri jashtëzakonisht e çmuar e atyre që e kanë në pronësi, por edhe e vendit në tërësi. Shqipëria, me terrenin e saj supermalor, që nëse do t’i shpërndante, ka maja sa për të gjithë Europën, është vend me pak tokë. Ky është realiteti. Ne kemi pak tokë të kultivueshme, ndaj nuk kemi asnjë pëllëmbë tokë për ta lënë të papunuar. Ky është edhe morali i këtij ligji, sipas të cilit, ai që nuk i del zot tokës, do ta japë me të dhjetë. Kjo ka qenë një normë në të gjitha kohërat, e cila edhe në librat e shenjtë është konsideruar si taksa më e ndershme.”

 

Ky projektligj, tha Kryeministri, bëhet i domosdoshëm edhe me realizimin e projekteve të mëdha të ullirit dhe projekte të tjera të investimeve në fushën e bujqësisë.

 

“Me zhvillim e vendit, kontributi i prodhimit bujqësor në prodhimin e brendshëm si përqindje vjen duke u ulur, ndërsa vëllimi dhe sasia e tij do të vijë gjithnjë duke u rritur. Ne kemi objektiv dyfishimin e prodhimit bujqësor dhe po përgatitemi në mënyrë të gjithanshme që të ecim drejt këtij objektivi. Në bujqësi janë parashikuar investime të mëdha në vaditje, në ullinj, drurë frutorë, në zonat malore, në turizmin malor, në çdo gjë që ka lidhje me rritjen e prodhimin dhe ndryshimin e jetës së këtyre zonave.”

 

Kryeministri, duke shprehur besimin se projektligji do të gjejë mirëkuptimin e pronarëve të tokave, të cilët për arsye të ndryshme nuk mund ta kultivojnë atë, theksoi se do të jetë autoritetet vendore, ato që do të hartojnë skemën dhe vendosin marrëdhëniet me pronarin e tokës.

 

“Kam bindjen, ­- u shpreh Kryeministri - se ky ligj do të gjejë mirëkuptimin më të plotë edhe të atyre pronarëve, të cilët, për një arsye apo ndonjë tjetër, nuk i dalin dot zot tokës së tyre. Por toka është si gjallesat, degradon, po nuk iu përkushtove. Toka është krijuar me një përpjekje mbinjerëzore në shumicën e zonave të Shqipërisë. Edhe aty, ku sot është fushë, dikur ka qenë kënetë e kalbëzuar në shumicën e territorit. Shqiptarët në shekuj kanë investuar lumë djerse për të krijuar tokën bujqësore. Kushdo sot mund të shohë një ngastër, por nuk ka parasysh se në krijimin e saj është derdhur një mund njerëzor i paimagjinueshëm. Ndaj nuk mund të pranohet që të humbë as edhe një pëllëmbë tokë. Sipas të gjitha rregullave, komunat do të autorizohen të përcaktojnë skema dhe të vendosin marrëdhënie të ndershme me pronarin, të cilit nuk i cenohet asnjë metër katror. Por toka punohet, si kushti i vetëm që ajo të mos degradojë. Të gjitha tokat argjilore të vendit, në qoftë se nuk punohen, shndërrohen në toka pa fryt, sipas termit që përdorin specialistët e bujqësisë. Ne nuk e kemi këtë luks, përkundrazi, kemi nevojë urgjente të fusin në prodhim sipërfaqe toke sa më të mëdha të mundshme.”

 


17/02/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave