Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Kėtė vit fillon konkretizimi i tre projekteve tė mėdha infrastrukturore, Tiranė-Elbasan, Berat-Tepelenė, Tiranė-Klos
 

Ky është viti i datave të mëdha në projektet tona më ambicioze për infrastrukturën më moderne në rajon.

 

Me këto rrugë të reja, qytetarët shqiptarë do të kursejnë nga buxheti i tyre në tërësi qindra milion euro, por shumë më i madh është kursimi që ata fitojnë me kohën.

 

Kryeministri Berisha njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se brenda këtij viti fillon konkretizimi i tre projekteve të mëdha infrastrukturore rruga Tiranë-Elbasan, Berat-Tepelenë, pjesë e Boshtit të Jugut dhe Tiranë-Klos, pjesë e rrugës së Arbrit.  

 

“Kam kënaqësinë t’ju informoj, - tha Kryeministri - se po përfundojnë tre projektet e akseve të mëdha rrugore, të cilat do të bëjnë të mundur që qytetarët shqiptarë nga Saranda, Konispoli, Gjirokastra, Pogoni, Leskoviku, Korça, Peshkopia, Bulqiza, Elbasani, Tepelena, Memaliaj, Klosi, të vijnë në Tiranë për një kohë 50 deri në 70 përqind më të shkurtër: ka përfunduar tërësisht me dy tunelet e saj, me kahe vajtje-ardhje të ndara, autostrada Tiranë-Elbasan, e cila bën që kjo distancë të përshkohet në 20-25 minuta. Faktikisht, Elbasani vjen në distancën e Vorë-Tiranë dhe projekti është bërë nga një ndër kompanitë më serioze italiane; është në shqyrtimin e fundit projekti i Boshtit të Jugut, Memaliaj-Tepelenë. Projekti i Boshtit të Jugut Berat-Tepelenë, me urat dhe tunelet e tij, është në finalizim të plotë brenda dy javëve nga një kompani e njohur kuvajtiane. Qeveria e Kuvajtit më ka garantuar se do të kontribuojë në financimin e këtij projekti të kushtueshëm, por jashtëzakonisht të rëndësishëm; ka përfunduar tërësisht, përveçse disa pjesë të tunelit që janë në fazën përfundimtare, edhe projekti Tiranë-Klos, i rrugës së Arbrit. Brenda këtij viti pritet që të nisë puna në këto tre akse.”

 

Duke theksuar se përparësi absolute e qeverisë mbeten akset kryesore të rrugëve në vend, Kryeministri Berisha theksojë në këtë kontekst, rëndësinë e jashtëzakonshme të tre akseve të mësipërme jo vetëm për zhvillimin e tregut dhe turizmit, por edhe si shndërrim në realitet i ëndrrave të qytetarëve shqiptarë për të lëvizur lehtësisht dhe shkurtuar distancat.

 

“Prej shumë dekadash, - u shpreh Kryeministri - qytetarët e Elbasanit ëndërrojnë një rrugë tjetër me tunel, që pothuajse t’i bashkojë ata me Tiranën. Qytetarët e Peshkopisë ëndërrojnë që rruga e tyre tradicionale, me të cilën kanë zbritur me shekuj në Tiranë, të shndërrohet në autostradë dhe qeveria këtë po e bën realitet, përveç faktit tjetër që kjo rrugë afron Shkupin me Tiranën 103 kilometra. Pas përfundimi të rrugës Kardhiq-Delvinë që është në përfundim e sipër dhe Boshtit të Jugut, Saranda shndërrohet në një qytet lehtësisht i arritshëm nga Tirana dhe turistët nga mbarë bota. Po kështu Gjirokastra, Tepelena, Delvina. Pra, ky është viti i datave të mëdha në projektet tona më ambicioze për infrastrukturën më moderne në rajon. Koha kushton më shumë se çdo gjë tjetër. Me këto rrugë të reja, qytetarët shqiptarë do të kursejnë nga buxheti i tyre në tërësi qindra milion euro, por shumë më i madh është kursimi që ata fitojnë me kohën. Po ashtu i jashtëzakonshëm është efekti i këtyre akseve mbi turizmin dhe tregun.”

 

 

Kryeministri Berisha tha se janë përzgjedhur trajektoret më të shkurtra, si alternativa më e mirë dhe kërkoi nga Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit që, sapo Këshilli Teknik të përfundojë shqyrtimin e projekteve, të hapen tenderat për realizimin e tyre, në mënyrë që “qytetarët e Peshkopisë, Bulqizës, Klosit të vijnë në Tiranë në një kohë rekord të shkurtër. Po ashtu qytetarët e Korçës, pasi edhe rruga Plloçë-Qukës po vazhdon, qytetarët e Elbasanit dhe  qyteteve të jugut të kapin Tiranën në kohën që ata nuk e kanë imagjinuar ndonjëherë.”


17/02/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave