Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: 100 vjetori i Nėnė Terezės, kryengjarja e kėtij viti pėr kombin shqiptar
 

Ky vit, për Shqipërinë dhe shqiptarët, do të jetë viti i Nënë Terezës.

 

Gjithçka jashtë pompozitetit, shkëlqimeve protokollare, gjithçka në sensin më njerëzor dhe kjo është mënyra më e mirë e nderimit të saj.

 

 

Kryeministri Berisha njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ngritjen e një Komiteti për organizimin e veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.

 

“Ky vit, për Shqipërinë dhe shqiptarët, do të jetë viti i Nënë Terezës. Këtë vit, gruaja që u shenjtërua për së gjalli dhe që ia doli që me misionin e saj të pushtojë zemrat e jo miliona, por miliardave njerëzve në planet e të shpallet nënë e mbarë njerëzimit, ka 100 vjetorin e lindjes së saj. Në të gjithë jetën e saj, Nënë Tereza u shqua për besimin e saj të jashtëzakonshëm tek Zoti, vlerat, dashuria dhe forca e saj transformuese, shpresa dhe forca e saj udhërrëfyese. Askush nuk i ka dhënë më shumë nder dhe dinjitet njeriut, sesa ajo, me veprimtarinë dhe virtytet  e saj,” u shpreh Kryeministri dhe bëri të ditur se ky Komitet do të kryesohet nga Ministri i Kulturës, në përbërje të të cilit do të jenë personalitete të të gjitha fushave.

 

Kryeministri Berisha u shpreh se 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës nuk duhet të karakterizohet nga pompoziteti dhe madhështia, tipare që nuk kishin asgjë të përbashkët me shpirtin dhe karakterin e saj.

 

“Ky projekt duhet dhe do të udhëhiqet nga një nderim dhe mirënjohje e thellë mbarëpopullore ndaj veprës së ndritur, trashëgimisë së mrekullueshme që ajo la për njeriun dhe për njerëzimin.”

 

Duke theksuar se 100 vjetori i Nënë Terezës duhet të jetë kryengjarja e këtij viti për kombin shqiptar, Kryeministri Berisha tha se aktivitetet duhet të bashkërendohen së bashku me Konferencën Episkopale dhe me faktorë të tjerë të rëndësishëm.

 

“Në këtë kontekst, Komiteti duhet të bashkërendojë edhe veprimtarinë me autoritetet e republikës së Kosovës si dhe me ato të republikës së Maqedonisë, ku Nënë Tereza ka lindur në Shkup.”

 

Në kuadër të këtij 100 vjetori, krahas aktiviteteve të tjera, parashikohet edhe fillimi i ngritjes së një muzeu, në sheshin me të njëjtin emër, kushtuar jetës dhe aktivitetit të Nënë Terezës.  

 

 

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Ky vit, për Shqipërinë dhe shqiptarët, do të jetë viti i Nënë Terezës. Këtë vit, gruaja që u shenjtërua për së gjalli dhe që ia doli që me misionin e saj të pushtojë zemrat e jo miliona, por miliardave njerëzve në planet e të shpallet nënë e mbarë njerëzimit, ka 100 vjetorin e lindjes së saj. Në të gjithë jetën e saj, Nënë Tereza u shqua për besimin e saj të jashtëzakonshëm tek Zoti, vlerat, dashuria dhe forca e saj transformuese, shpresa dhe forca e saj udhërrëfyese. Askush nuk i ka dhënë më shumë nder dhe dinjitet njeriut, sesa ajo, me veprimtarinë dhe virtytet  e saj.

 

Për dekada me radhë, ajo dhe Urdhri që themeloi u nderuan në hapësira, në të cilat çdo gjë tjetër, përveç Urdhrit të saj, kishte pushuar së vepruari. Në një kohë kur kishte pushuar së vepruari mjekësia, familja dhe institucionet e tjera bamirëse apo fetare, Nënë Tereza gjendej aty, në ndihmë të qenieve të braktisura tërësisht, duke ju ofruar dashurinë e njeriut, njerëzinë e tij, mirësinë e shpirtit njerëzor, duke ju ofruar shpresën si udhërrëfyese të jetës.

 

Ndaj duhet të ngrihet një Komitet, i kryesuar nga Ministri i Kulturës dhe i përbërë nga personalitete të të gjitha fushave. Një grup pune ka qenë aktiv dhe prej disa kohësh është marrë me hartimin e një projekti për këtë 100 vjetor, i cili nuk mund të karakterizohet nga pompoziteti dhe madhështia, tipare që nuk kishin asgjë të përbashkët me shpirtin dhe karakterin e Nënë Terezës. Ky projekt duhet dhe do të udhëhiqet nga një nderim dhe mirënjohje e thellë mbarëpopullore ndaj veprës së ndritur, trashëgimisë së mrekullueshme që ajo la për njeriun dhe për njerëzimin.

 

Nënë Tereza, siç e ka shprehur edhe vetë, me gjak ishte shqiptare, por, në të vërtetë, për përkatësi vendi ajo ishte Nënë Tereza e Kalkutës, sepse Kalkuta ishte qyteti, ku ajo zgjodhi të përballej për dekada e dekada me vuajtjen dhe dhimbjen njerëzore. Ai ishte qyteti, ku hapësirat e të përjashtuarve, e të braktisurve ishin më të mëdha, sesa në qytetet e tjera. Theksova këtë moment se një bashkërendim ndërkombëtar i këtij 100 vjetori është i domosdoshëm. Por e theksoj edhe një herë gjithçka jashtë pompozitetit, shkëlqimeve protokollare, gjithçka në sensin më njerëzor dhe kjo është mënyra më e mirë e nderimit të saj.

 

Kryeqyteti i vendit ka një ndër sheshet më të bukura jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më gjerë, që mban emrin e saj. Ky shesh duhet të ketë përkujdesjet e nevojshme për këtë 100 vjetor. Shtatorja e Nënë Terezës është e vendosur, mendoj, me një përzgjedhje jo të goditur, ndaj ajo duhet të zhvendoset nga pozicioni që ndodhet e të vendoset në sheshin që mban emrin e saj.

 

Nga grupi i punës ka një ide që të ngrihet një muze për të paraqitur e njohur qytetarët shqiptarë dhe miqtë që vijnë në Shqipëri me jetën dhe veprën e Nënë Terezës. Ka pasur mendime të ndryshme dhe kjo është normale, por në tërësi predominon mendimi se nuk bëhet fjalë për ndonjë vepër gjigande, por për një muze që të shprehë të gjithë dhuntitë e shpirtit të saj. Ndaj në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe autoritetet e qeverisë vendore të kryeqytetit duhet të procedohet që hapësira midis rektoratit dhe Muzeut Arkeologjik përbën një hapësirë mjaft të goditur për një muze, në proporcion me përmasat e sheshit. Në këtë projekt janë bërë punë dhe në dijeninë time janë ofruar arkitektë për të dhuruar projektin e këtij muzeu. Të shytohet projekti, të bëhet oponenca dhe fillimi i punimeve duhet të arrihet në kuadrin e 100 vjetorit të ditëlindjes së saj.

 

Në Tiranë  ekziston shtëpia e një familjeje fisnike qytetare, familje e nderuar, në të cilën nëna dhe motra e Nënë Terezës kanë jetuar për një kohë të gjatë. Kjo shtëpi duhet të merret në mbrojtje nga Ministria e Kulturës. Fillimisht, duhet të përcaktohet si shtëpi e mbrojtur, më vonë mund të shqyrtohen edhe vendime të tjera. Po kështu, në Shkodër ekziston një shtëpi tjetër, ku i vëllai dhe motra e saj kanë jetuar. Gjithashtu, edhe kjo shtëpi duhet të merret në mbrojtje.

 

Aktivitetet duhet t’i parashikohen dhe bashkërendohen së bashku me Konferencën Episkopale dhe me faktorë të tjerë të rëndësishëm. 100 vjetori i Nënë Terezës duhet të jetë kryengjarja e këtij viti për kombin shqiptar. Në këtë kontekst, Komiteti duhet të bashkërendojë edhe veprimtarinë me autoritetet e republikës së Kosovës, si dhe me ato të republikës së Maqedonisë, ku Nënë Tereza ka lindur në Shkup.

 

Zoti Ministër i Kulturës duhet të ndërmerren të gjitha hapat që shqiptarët të shprehin të gjithë nderimin e merituar ndaj shqiptares më të shquar të të gjitha kohërave, gruas më të madhe të njerëzimit për kohën që jetoi.”

 

 


10/02/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave