Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qeveria do tė marrė pėrsipėr ndėrtimin e hidrocentralit tė Skavicės
 

Ne duhet ta ndërtojmë Skavicën. Kaskada është një pasuri e madhe dhe Skavica është kurora e kaskadës, nëna e të gjitha digave nën të.

 

Parimi i këtij projekti do të jetë përmbytja më e vogël, prodhimi më i madh. Ndërtimi i saj ul në mënyrë shumë të ndjeshme edhe mundësitë e përmbytjeve të mëdha në zonën e nën Shkodrës dhe Shkodrës.

 

Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të veprave botërore.

 

Kryeministri Berisha trajtoi sot në mbledhjen e qeverisë problemin e ndërtimit të hidrocentralit të Skacivës në kaskadën e Drinit, një projekt tepër i rëndësishëm në fushën energjetike në Shqipëri. Duke argumentuar përfitimet që i sjell vendit ndërtimi i  vepre të tillë madhore, Kryeministri Berisha tha se Skavica, për shkak të optimizmit që i bën kaskadës, rrit me 1 miliard kilovat/orë prodhimin e energjisë nga të gjithë hidrocentralet e saj.

 

“Skavica, - tha Kryeministri - përbën edhe nënën e digave nën të, në sensin e ushqimit të tyre të pandërprerë, me sasitë e nevojshme të ujit për turbinat e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Ashtës. Skavica jo vetëm që shton rreth 350-400 megavat prodhim energjie, por ajo optimizon tërë funksiononim e kaskadës.”

 

Kryeministri Berisha tha se për ndërtimin e këtij hidrocentrali, ideja e të cilit ekziston prej gati 30 vjetësh në vend, u afruan kompanitë ndër më të mëdhatë në Europë në fushën energjetike, por që, për shkak të krizës së thellë financiare botërore, të mos i qëndrojnë këtij projekti. Në këtë kontekst, qeveria, tha Kryeministri, po sheh mundësinë e marrjes përsipër të realizimit të këtij projekti madhor, parimi i të cilit do të jetë përmbytja më e vogël, prodhimi më i madh.

 

“Ne jemi para dy alternativave. E para është të shkojmë sërish të tender. Por ka edhe një alternativë tjetër, që të jem i sinqertë e ju, më është dukur gjithnjë më  e mira, që qeveria shqiptare të marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre të mrekullueshme energjetike,” u shpreh Kryeministri, duke shtuar se krahas infrastrukturës rrugore në njërën anë, një projekt gjigand si Skavica, me një kosto minimale gjysmë miliard Euro, nuk ishte i mundshëm, por situata është më premtuese që qeveria të konsiderojë vetë ndërtimin e kësaj vepre gjigande.

 

Kryeministri tha se Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dhe KESH-i do të përgatisë hapjen e tenderit për projektin dhe realizimi i tij mund të fillojë gjatë këtij mandati dhe do të jetë vepra kryesore publike që ndërtohet në Shqipëri në mandatin tjetër.

“Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të veprave botërore. Pas rrugëve, Skavica është vepra më e domosdoshme që brenda portofolit tonë mund të ndërtojmë.”


03/02/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave