Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Procesi i regjistrimit tė popullsisė, akt madhor, shumė i rėndėsishėm i reformave tė vendit
 

Kryeministri u shpreh se duke patur  parasysh, bazën e re, tërësisht elektronike mbi të cilën ky regjistrim bëhet, leverdishmëria dhe përdorimi I tij do të jetë I gjithanshëm dhe shumë i rëndësishëm.

Kryeministri theksoi se falë tolerancës së shkëlqyer fetare që ka ekzistuar brez pas brezi në Shqipëri, deklarimi i besimit fetar nuk përbën asnjë problem.

Për sa i takon deklarimit të përkatësive etnike,  kryeministri u shpreh se në traditën më të mirë të regjistrimeve në këtë vend, ajo ka qenë  një normë konstante.

Këshilli i Ministrave mori në shqyrtim dhe miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për një shtesë në vendimin “Për organizimin, funksionimin dhe përbërjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit.

Duke u ndalur në këtë vendim, kryeministri u shpreh se procesi i regjistrimit përbën një akt madhor, shumë të rëndësishëm,  të reformave të vendit. Duke patur parasysh, vijoi Kryeministri,  bazën e re, tërësisht elektronike mbi të cilën ky regjistrim bëhet, leverdishmëria dhe përdorimi I tij do të jetë I gjithanshëm dhe shumë i rëndësishëm.

Kryeministri vuri në dukje se në këtë proces kanë ngjallur diskutime dy çështje, ajo  e deklarimit të besimit fetar, si dhe çështja e deklarimit të përkatësisë etnike. Lidhur me çështjen e parë, kryeministri theksoi se falë tolerancës së shkëlqyer fetare që ka ekzistuar brez pas brezi në Shqipëri, deklarimi i besimit fetar nuk përbën asnjë problem. “Shqiptarët edhe kur i kanë regjistruar të tjerët edhe kur nuk kanë patur regjistrim janë një komb unik , për të cilin identiteti është më I lashtë me sa duket se sa vetë fetë dhe besimet  fetare. Besimet kanë qenë dhe janë hyjnore, frymëzuese dhe të pazëvendësueshme , por identiteti ka qenë i veçantë. Në këtë kontekst të mendosh se deklarimi i besimit fetar përbën një element supozojmë përçarës fetar, kjo nuk qëndron. Nuk ka asnjë bazë reale, sepse këtu në Shqipëri si askund tjetër njerëz me besime të ndryshme fetare kanë jetuar në harmoni në të gjitha kohërat.”

Duke hedhur vështrimin në histori, Kryeministri solli fakte dhe dëshmi të mirëkuptimit të ndërsjellët të feve ekzistuese ndaj  njëra-tjetrës, që vërteton më së miri bashkëjetesën e tyre të shkëlqyer.

“Të krishterët e këtij vendi kanë qenë të vetmit armëmbajtës të krishterë në të gjithë perandorinë otomane dhe kjo për faktin  e vetëm  se në se ndokush do të tentonte ti çarmatoste, reagimi do të ishte I përgjithshëm dhe mbarë popullor pavarësisht nga besimi, për të mos hyrë pastaj në rite të tjera që i kanë përshkuar Bajroni dhe Eduart Lear, ku tregohet sesi shqiptarët, të premten shkonin në xhami dhe të dielën në kishë. E bënin për respekt të njëri-tjetri apo të ndonjë lloj besytnie nuk e dimë, por e vërteta është se ata mbi të gjitha kanë identitetin e tyre kombëtar. Në këtë kontekst, dua te shtoj se në se ndokush nuk do të dojë të deklarojë besimin e tij, le të mos e bëjë, si dhe ai që ndihet ateist le ta deklarojë që është ateist.Kjo ëhstë një shoqëri e lirë. Sigurisht ka dhe ateistë. Nuk shoh këtu as dëmin më të vogël. Po të kthehem pas në vitet '90 kishte intelektualë që mendonin se duhet të nisnin një proces masiv konvertimi. Doktrina jonë ishte, aty ku ishin 4 myslymanë, të ngrihej një xhami, aty ku ishin 4 të krishterë një kishë dhe aty ku ishin 4 bektashinj, një teqe. Ne jemi për respektimin e plotë të besimit. Në këtë çështje ka dhe një element tjetër. Ka një nuancë mes sekularizmit dhe josekulariszmit. Të gjitha regjimet që ka provuar ky shtet, që nga themelimi i tij deri më sot kanë qenë dhe janë sekulariste se kjo është  një trashëgimi themelore pozitive, pra edhe në këtë rast deklarimi I feve nuk ka asnjë ndikim dhe nuk mund të ketë asnjë ndikim mbi sekularizmin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Për sa i takon deklarimit të përkatësive etnike,  kryeministri u shpreh se në traditën më të mirë të regjistrimeve në këtë vend, ajo ka qenë  një normë konstante. “Mbreti I parë i shqiptarëve në kohërat moderne Ahmet Zogu, në regjistrimin e tij ka pranuar që çdo shtetas I këtij vendi të shprehë origjinën  e tij etnike. Mendoj se Zogu ka zbatuar standardet më të mira të kohës.

Kryeministri vuri në dukje se shqiptarët kudo që janë, nuk kanë dhe nuk mund të kenë as dhe një kompleks dhe asnjë lëndim nga deklarimi I etnisë. “Si komb ne mund të kemi patur një mijë  e një mungesa, por për një gjë nuk kemi vuajtur kurrë, ne nuk kemi vuajtur për identitet. Kjo është  një çështje e historianëve, por fakti është fakt që ne nuk kemi patur kurrë probleme të llojit  se kush jemi, nga vijmë ku kemi qenë, çfarë jemi, etj. Këto nuk kanë ekzistuar dhe kjo na ka ndihmuar shumë, kjo na ka kompensuar atë mungesën e 1001 mungesave që fola pak më parë. Kjo ka bërë që ne të hyjmë në kohërat moderne pas pushtimeve ndonjëherë ndër më barbaret dhe më të egrat, herë të tjera më të zgjatura dhe prapë të zgjohemi kështu siç jemi sot shqiptarë. Është absolutisht për mua jashtë çdo lloj koncepti sepse unë qytetar I këtij vendi do të lëndohem për arsye se një qytetar tjetër do të deklarojë kombësinë  e tij, greke, arumune, sllave apo së cilës i përket.

Duhet që shumica të jetë shumë e vetëdijshme e dhe  përmbajtur, flas këtu për shumicën e shoqërisë, e cila  duhet të ketë vetëdije të thellë dhe nuk duhet të bëjë deklarata lënduese për minoritetet dhe grupet etnike. Dikush më thotë se do të dalë në Cerem apo Valbonë dikush me origjinë greke. Unë them se nuk mund të dalë aty. Ligjëvënësi përcakton rregullat se si do të jetë deklarimi. Thirrja ime është se shumica e shoqërisë, e cila ka një nga visaret më të çmuara të shpirtit të saj, tolerancën, ta përdorë atë. Këtu në Shqipëri gjen një lloj si në vendet më të zhvilluara martesa ndëretnike pa asnjë lloj problem dhe ky është një tregues shumë i rëndësishëm . Pra nuk duhet të përflasim këtë trashëgimi dhe traditë tonë të shkëlqyer. Pavarësisht se jo në çdo vend bëhet kjo formë regjistrimi, ne na takon ta bëjmë. Është një dëshirë absolutisht legjitime dhe shumë e drejtë. Nuk do të shënohet në pasaporta. Ky është një standard tjetër pasi kundërshtitë globale janë më të mëdha duke qenë se kjo konsiderohet si diskriminim. Nuk kam kundërshtim për një qëndrim të tillë. E vetmja gjë që shumica pavarësisht nga spektri politik duhet të ketë sensin  e moslëndimit të pakicës me qëndrimet e veta, sepse këtë ka trashëgiminë më të shkëlqyer shpirtërore.


27/01/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave