Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton ndryshimet dhe shtesat nė ligjin pėr SHISH-in
 

Kryeministri theksoi shtimin e një objektivi të ri: luftën kundër korrupsionit të personit publik, si dhe shtimin e certifikimit të personave mbi bazën e ligjit.

 

Këshilli i Ministrave, miratoi sot disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror. Kryeministri Berisha theksoi se të gjitha këto ndryshime synojnë të përshtatin objektivat e punës së shërbimit me kërkesat e kohës, me kërkesat e mëdha që shtrohen para vendit pas anëtarësimit në NATO, por edhe në procesin e integrimit të tij në Bashkimin Europian.

 

Ndër disa prej ndryshimeve që bëhen në këtë ligj, Kryeministri theksoi shtimin e një objektiv i ri: luftën kundër korrupsionit të personit publik si dhe shtimin e .certifikimit të personave mbi bazën e ligjit.

 

Kryeministri Berisha u shpreh gjithashtu se këto ndryshime janë bërë duke u bazuar në modelet e ligjeve të vendeve të lira dhe me një demokraci të zhvilluar.

 

Në fjalën e tij, lidhur me ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Sot ne miratojmë veç këtij vendimi dhe disa ndryshime dhe shtesa në ligjin numër 8391, dt 28.10.1998, për Shërbimin Informativ të Shtetit, i ndryshuar, i propozuar nga Kryeministri. Këto ndryshime synojnë të përshtatin objektivat e punës së Shërbimit me kërkesat e kohës, me kërkesat e mëdha që shtrohen para vendit pas anëtarësimit në NATO, por edhe në procesin e integrimit të tij në Bashkimin Europian.

 

Në objektin e punës, qartësohet më mirë, detyra e shërbimit për të ndihmuar, ndonëse ndihmon, agjencitë e zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar, shtohet një objektiv i ri, lufta kundër korrupsionit të personit publik. Korrupsioni është një kancer, ai duhet të luftohet. Shërbimi ka dhënë një kontribut në këtë drejtim, por, natyrisht, nuk ka qenë objektiv direkt i punës së tij. Shtohet certifikimi i personave mbi bazën e ligjit. Shërbimi Informativ Shtetëror do të ketë detyrën e “retingut”, kjo është e domosdoshme sidomos pas anëtarësimit në NATO, të kategorive të caktuara të punonjësve, që punojnë në zyra delikate dhe vende delikate. “Retingu”  do të bëhet mbi bazë e një ligji që do të miratohet së shpejti, do të vijë në qeveri, do të kalojë në parlament dhe po përpiqemi të marrim një model të një vendi demokratik. Natyrisht “retingu” qartësisht do të jetë e drejtë ekskluzive e Shërbimit Informativ Shtetëror, por do të jetë e drejtë e çdo qytetari të kundërshtojë me gjykatë, jemi një vend i lirë, në qoftë se gjykon se nuk është objektiv certifikimi që i është bërë.

 

Ndryshimet të tjera në ligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror janë dy të tjera. Nuk ka ndryshuar mënyra e emërimit të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit, ndonëse Kushtetuta përcakton qartë se Presidenti i Republikës emëron kryetarin apo drejtorin, në asnjë rast nuk parashikon Kushtetuta që presidenti të emërojë zëvendës. Por e gjykova të arsyeshme të mbetet kështu siç është, për një arsye: Në rrethana të caktuara shëndetësore apo shërbimi, do të jetë zëvendësi që do të zëvendësojë drejtorin. Atëherë gjykova se për hir të kësaj mund të ruhet e njëjta procedurë aktuale ligjore e emërimit të drejtorit dhe zëvendësit, pra, propozohen nga Kryeministri dhe emërohen nga Presidenti i Republikës. Ka një shtesë të rëndësishme në këtë proces. Shtesa është kjo: Kryeministri para se t’i propozojë duhet të marrë miratimin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, një praktikë koherente në shumë nga ligjet e shërbimeve. Kjo praktikë në Shqipëri, me shumë të drejtë, parlamenti ka vendosur procesin e “hearingut”, proces, të cilit i nënshtrohen çfarë janë emërtesë e institucioneve kushtetuese. Shërbimi nuk është i kësaj kategorie, por komisionet parlamentare dhe komisioni i jashtëm ka krijuar me ligj, traditën e vlerësimit të ambasadorëve. Ndaj edhe e gjykoj të domosdoshme që Kryeministri edhe për transparencë, por edhe për detyrim, pasi ka një moment: Në të gjitha ligjet e vendeve të lira, në qoftë se bëhet fjalë për kontroll absolut mbi shërbimin ai kontroll ushtrohet nga komisioni parlamentar respektiv. Natyrisht, në këtë ligj dhe në shumicën e ligjeve të tjera, shërbimi varet nga Kryeministri i vendit, çka do të thotë se ai ka të gjitha përgjegjësitë e një institucioni që varet prej tij. Por ligji i një vendi demokratik, përcakton kontrollin që ushtron inspektori i përgjithshëm. Inspektori i përgjithshëm i shërbimit duhet të kontrollojë gjerësisht, sikundër ligji i jep të drejtën drejtorit të shërbimit, që në çështje të caktuara të mos i përgjigjet, por të informojë Kryeministrin për çështjen. Ligji i jep komisionit parlamentar të çështjeve të sigurisë, të drejtën e kontrollit të plotë në çdo shërbim. Natyrisht i përket parlamentit të përzgjedhë praktikën më të mirë të këtij kontrolli, pasi ky nuk është një kontroll publik. Duhet të kuptohemi, ky është një kontroll që bëhet, por edhe ligji ekzistues, e parashikon kontrollin e parlamentit.

 

Një ndryshim tjetër, në ligj përcaktohet qartë se shërbimi nuk mund të ushtrojë asnjë veprim në favor të një partie politike. Pra ligji dhe kushtetuta janë, por ndërkohë përcaktohet edhe një ligj, nuk mund të ushtrojë veprimtarinë në favor të një partie politike.

 

Ligji ka edhe ndryshim tjetër, përcakton afatin 5-vjeçar të mandatit të drejtori dhe zëvendësdrejtorit. Nuk ekziston në asnjë vend të lirë, drejtor apo zëvendësdrejtor pa mandat të caktuar. Për më tepër kur në disa aspekte, ligji e barazon me ministrin. Mandatin 5-vjeçar me të drejtë përsëritjeje një herë është propozuar për të dy, si për drejtorin ashtu edhe zëvendësin, pasi e thashë edhe një herë është ruajtur e njëjta praktikë në emërimin e tyre, dhe kjo është ruajtur për arsyen, sepse sens nuk bën, duhet të jemi realist, nuk mund të ketë zëvendësi të njëjtën praktikë me drejtorin, por meqenëse është përcaktuar në ligj se zëvendësi zëvendëson drejtorin gjer në tre muaj, kur ai mungon për arsye shëndetësore, atëherë u mendua që të lihet e njëjta praktikë.

Faleminderit!”


20/01/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave