Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria shpall dite zie kombėtare ditėn e zhvillimit tė ceremonialit funebėr tė tė ndjerit Panajot Pano
 

Kryeministri Berisha: Ministria e Turizmit, Rinisë, Kulturës dhe Sporteve do të organizojë ceremonialin dhe do të përballojë të gjitha shpenzimet e varrimit.

“E pavdekshme mbetet legjenda që ai la pas, por edhe nderimi i mbarë shqiptarëve që e deshën aq shumë futbollistin e papërsëritshëm.”

 

Kryeministri Berisha, në nder të ikonës shqiptare të futbollit Panajot Pano, i cili u nda nga jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e hapi mbledhjen e qeverisë duke bërë vlerësimet maksimale për talentin e dhuntitë e jashtëzakonshme të kësaj legjende të futbollit shqiptar.

Duke e cilësuar si personalitetin që për dekada me radhë, mbushi me entuziazëm, gëzim dhe krenari, zemrat e të gjithë sportdashësve shqiptarë, Kryeministri Berisha shpalli ditë zie kombëtare ditën e zhvillimit të ceremonialit funebër të të ndjerit Panajot Pano. “Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar të ulet në gjysmë shtizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshte. Radio dhe Televizioni Publik, gjatë zhvillimit të ceremonialit, të transmetojë muzikë funebër,” u shpreh Kryeministri.

Kryeministri theksoi se Ministria e Turizmit, Rinisë, Kulturës dhe Sporteve do të organizojë ceremonialin dhe do të përballojë të gjitha shpenzimet e varrimit.

Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se Panajot Pano ka marrë nga të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe mbarë kombi shqiptar, nga institucionet më të larta të vendit dhe të organizmave kryesorë të sportit ndërkombëtar vlerësimet më të mëdha dhe më të merituara. “Vërtet ai vdiq, - u shpreh Kryeministri - por e pavdekshme mbetet legjenda që ai la pas, por edhe nderimi i mbarë shqiptarëve që e deshën aq shumë futbollistin e papërsëritshëm”.

Më tej, Kryeministri Berisha ftoi Këshillin e Ministrave të mbajnë një minutë heshtje në nderim të të ndjerit Panajot Pano e t’i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve të tij dhe mbarë sportdashësve shqiptarë.

 


20/01/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave