Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria fillon procesin e vlerėsimit tė dėmeve tė pėrmbytjeve nė qarkun e Lezhės dhe Shkodrės
 

Kryeministri Berisha theksoi se përmes këtij vendimi përcaktohet mënyra e ngritjes së grupeve të punës, vlerësimi i dëmeve, por edhe mënyrat e përballimit nga ana financiare e dëmshpërblimit të tyre.

 

I gjithë procesi do të bazohet në dokumentacionin real, në foto satelitore që faktojnë përmbytjen e banesave, hangarëve, stallave, të mbjellave.

 

Qeveria miratoi sot vendimin për ngritjen e grupeve të punës për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës. Duke e vlerësuar si një vendim që hap dritën jeshile për një proces shumë të rëndësishëm që do të bazohet mbi të dhëna të ndershme, reale e transparente, Kryeministri Berisha theksoi se përmes tij përcaktohet mënyra e ngritjes së grupeve të punës, vlerësimi i dëmeve, por edhe mënyrat e përballimit nga ana financiare e dëmshpërblimit të tyre.

 

Kryeministri Berisha bëri me dije se grupet e punës do të jenë të përbëra nga specialistë qendrorë nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë dhe ALUIZNI, por dhe nga specialistë vendorë të qarkut të Shkodrës e Lezhës, si dhe nga komunat e prekura nga përmbytja. Këto grupe do të udhëhiqen nga Këshillit i Qarkut përkatës, por një rol të veçantë do të luajë edhe Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile.

 

Kryeministri theksoi se në bazë të këtij vendimi do të bëhet vlerësimi i të gjitha dëmeve të bëra në ndërtesa, të reja apo të vjetra, në stalla, hangarë dhe vathë, në objekte sociale dhe publike, në orendi shtëpiake, pajisje elektroshtëpiake, në të mbjella, në gjënë e gjallë e bazën ushqimore të tyre. Pasi sqaroi se ky vendim përcakton dhe mënyrat e përballimit nga ana financiare të dëmshpërblimit të të gjitha këtyre dëmeve, Kryeministri Berisha theksoi se ky do të jetë vlerësimi më i ndershëm dhe real dhe i gjithë ky proces do të bazohet në dokumentacionin real, në foto satelitore që faktojnë përmbytjen e banesave, hangarëve, stallave, të mbjellave, do të bazohet në regjistrin e matrikulimit të gjësë së gjallë, si dhe në të gjitha të dhënat nga vëzhgimet në vend.

 

Kryeministri tha se në lidhje me dëmtimin e objekteve sociale, kulturore e infrastrukturore do t’u kërkohet ministrive të linjës të riorientojnë fondet buxhetore të përcaktuara në drejtim të kësaj zone.

 

Më tej, Kryeministri falënderoi edhe një herë qytetarët e zonave të përmbytura dhe të gjithë ata që bënë të mundur që kjo katastrofë ekologjike të mos ishte një katastrofë njerëzore. “Sot nuk kemi as edhe një jetë njerëzore të humbur për shkak të përmbytjes, - u shpreh Kryeministri - çka përbën një meritë shumë të madhe, çka dëshmon një eficencë shumë të lartë të operacionit të shpëtimit, i cili u organizua nën drejtimin e Komitetit Ndërministror, autoriteteve vendore dhe të gjithë atyre që morën pjesë në këtë operacion.”

 

Kryeministri Berisha shprehu edhe një herë mirënjohjen për solidaritetin që dëshmuan qytetarët shqiptarë në këtë fatkeqësi natyrore, si ata që patën mundësi ta dëshmojnë bujarinë e tyre, edhe ata që dhuruan pensionet e tyre. Mirënjohje të veçantë, Kryeministri shprehu dhe për të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit dhe i siguroi ata se me ndihmën e dhënë kanë arritur të zbusin shumë pasojat.  “Sërish u bëj thirrje, brenda mundësive që kanë, të ndihmojnë, para së gjithash, me ushqim për gjënë e gjallë. Ministria e Bujqësisë është tërësisht e angazhuar të krijojë të gjithë rezervën e nevojshme ushqimore, por është shumë i mirëpritur çdo kontribut që mund të bëhet me kashtë, me sanë, me lloje të ndryshme kashtash,” përfundoi Kryeministri.


20/01/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave