Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ministrja Bregu raporton ecurinė e procesit tė pėrgjigjeve tė pyetėsorit tė KE-sė pėr Shqipėrinė
 

Kryeministri Berisha e cilëson këtë proces si objektivin dhe përgjegjësinë më të madhe të qeverisë.

 

Duke e cilësuar pyetësorin e Komisionit Europian dhe përgjigjet ndaj tij si çështjen, objektivin dhe përgjegjësinë më të madhe të qeverisë, Kryeministri Berisha i bëri me dije Këshillit të Ministrave se në çdo mbledhje do të jetë në rend dite edhe raportimi nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu mbi ecurinë e punës së bërë, për realizimin me sukses e sipas kalendarit të përcaktuar të këtij procesi.

 

“Është një nder i madh, që ne sollëm vendin në këtë fazë përcaktuese në procesin e integrimit. Është një vlerësimi i jashtëzakonshëm që reformat bënë të mundur vendimin historik të 16 nëntorit, por është dhe përgjegjësi e shkallës më të lartë t’i japim përgjigjet më të sakta, më të qarta atyre mijëra pyetjeve, me të cilat bëhet një transparencë e plotë, e potencialeve reale të këtij vendi,” ka theksuar Kryeministri.

 

Më tej, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, pasi falënderoi administratën për seriozitetin dhe përkushtimin e treguar për të respektuar kalendarin e përcaktuar në plotësim të përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Europian, bëri me dije se janë zhvilluar gjithsej 135 mbledhje apo takime të grupeve ndërinstitucionale të punës; ka përfunduar dhe është raportuar përfundimi i 22 kapitujve, ndërsa 13 të tjerë janë në proces të përfundimit. Ministrja Bregu theksoi se ky është drafti i parë i përgjigjeve, të cilat do të rishikohen, do të rilexohen dhe rivlerësohen edhe në formatin e Komitetit Ndërministror të Integrimit e më pas në Komitetin Koordinues Ndërinstitucional të Integrimit. Në këtë fazë, Ministrja ka bërë me dije se do të përfshihen jo vetëm ekspertë shqiptarë, por edhe të huaj.

 

Ministrja Bregu theksoi se për sa i përket përkthimit, në bazë të depozitimit dhe të miratimit të kapitujve, ka nisur edhe puna për përkthimin e kapitujve të parë. Ndërsa portali është tashmë tërësisht funksional dhe të gjitha pyetjet janë regjistruar nga AKSHI.

 


20/01/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave