Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
U DH Ė Z I M PĖR MĖNYRĖN E VERIFIKIMIT APO TĖ SHQYRTIMIT TĖ VLEFSHMĖRISĖ LIGJORE TĖ KRIJIMIT TĖ TITUJVE TĖ PRONĖSISĖ MBI TOKAT BUJQĖSORE TĖ ISH-NB-VE DHE TĖ ZONĖS SĖ ZHVILLIMIT ME PĖRPARĖSI TURIZMIN
 

U DH Ë Z I M 

PËR 

MËNYRËN E VERIFIKIMIT  APO TË SHQYRTIMIT TË VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKAT BUJQËSORE TË ISH-NB-VE DHE TË ZONËS SË ZHVILLIMIT ME PËRPARËSI TURIZMIN

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 7, pika 2, shkronja “b”, e 16, të ligjit nr.9948, datë  7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave

 

U D H Ë Z O N:

 

I. Për verifikimin apo shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, gjatë kontrolleve të drejtpërdrejta, që ushtrohen me nismën e komisioneve vendore të verifikimit të titujve të pronësisë,  të ndiqen procedurat e parashikuara në këtë udhëzim.

 

II. Komisioni vendor i verifikimit të titujve të pronësisë,  me nismën e vet, ushtron kontrolle të drejtpërdrejta e të plota mbi veprimtarinë dhe veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokës të të gjitha niveleve në procesin e ndarjes së tokës bujqësore, për:

 

a)   sipërfaqet e tokave të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore;

b)   sipërfaqet në zonat e zhvillimit me përparësi turizmin, të përcaktuara në ligjin nr.7665, datë 21.1.1993, “Për zhvillimin e zonave, që kanë përparësi turizmin”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore, dalë në zbatim të tij.

 

III. Drejtori i komisionit vendor, në bazë të programit vjetor të miratuar për veprimtaritë e kontrollit dhe verifikimet, përgatit urdhrin e kontrollit, i cili miratohet nga prefekti i qarkut. Në urdhër përcaktohen:

 

a)        objekti i kontrollit, territori i komunës, fshatit, sektorit të ish-NB-së apo zona e zhvillimit me përparësi turizmin për fshatin përkatës.

b)       qëllimi i kontrollit dhe verifikimi i vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore nga ish-komisionet e tokës të të gjitha niveleve.

c)        përbërja e grupit të kontrollit me anëtarë të KV-ve.

ç) afati i kryerjes së kontrollit.

d)       afati i dorëzimit të raportit përfundimtar të kontrollit dhe të projektvendimeve, që do të paraqiten për miratim në komisionin vendor.

 

IV. Drejtori i komisionit vendor, për mbledhjen e dokumentacionit që do të kontrollohet, përgatit dhe bashkënënshkruan me prefektin një kërkesë, e cila u drejtohet institucioneve të mëposhtme:

 

1.     Zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku i kërkohet:

 

     a) lista e akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi që disponon, sipas modelit të paraqitur në lidhjen  “A”, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi, për sipërfaqen, objekt i kontrollit;

     b) fotokopja e listës së akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi dhe e hartave treguese të regjistrimit që disponon, për të cilat do të kryhet verifikimi apo shqyrtimi i vlefshmërisë ligjore;

c) gjendja juridike e pronësisë së ngastrave, sipas listës të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, për të cilat do të kryhet verifikimi apo shqyrtimi i vlefshmërisë ligjore, sipas modelit të paraqitur në lidhjen “A”, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.

ç)  çdo dokumentacion tjetër në lidhje me to, kur komisioni vendor e vlerëson të nevojshëm për shqyrtimin administrativ.

 

Me marrjen e kërkesës së komisionit vendor, zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen, objekt i kontrolli, nuk do të regjistrojë asnjë akt dhe nuk do të japë asnjë shërbim për  aktet e marrjes së tokës bujqësore në pronësi, që, në ndonjë rast, nuk janë përfshirë në listën sipas lidhjes A, pa e përcjellë më parë në komisionin vendor për verifikim.

 

2. Seksionit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës, në këshillin e qarkut, ku i kërkohen:

 

a) të dhëna për sipërfaqen e tokës bujqësore, e vënë në dispozicion për t’u ndarë sipas fshatrave,    1.8.1991, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, për ish-ndërmarrjet bujqësore;

b) të dhëna për normën e tokës bujqësore në m2 për frymë sipas fshatrave, më 1.8.1991, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, për ish-ndërmarrjet bujqësore, duke përcaktuar  treguesit e domosdoshem, në përputhje me vendimin nr.255,      datë 2.8.1991, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”, të ndryshuar;

c)   kopja e njësuar me origjinalin e dokumentacionit (vendimet) për veprimtarinë e veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokës të fshatrave, të komunës, të këshillit rrethit e të këshillit të qarkut, në procesin e ndarjes së tokës, për të gjithë periudhën e funksionimit, që disponon;

    ç) hartat (në shkallën 1:5000) dhe regjistrat kadastralë (librat e ngastrave), të datës 1.8.1991, sipas fshatrave, për ish-kooperativat bujqësore dhe për ish-ndërmarrjet bujqësore, territoret e të cilave janë objekt i këtij kontrolli;

d)   lista e pronarëve themelues për fshatrat e ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe dosja e dokumentacionit, në  bazë të së cilës është provuar qenia “themelues”.

 

Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes së tokës, në këshillin e qarkut, me marrjen e kërkesës së komisionit vendor për sipërfaqen, objekt  kontrolli, nuk do të dërgojë asnjë akt të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, për regjistrim në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, por do ta dërgojë atë, paraprakisht, për verifikim në këtë komision.

 

3. Kryetarit të komunës/bashkisë, ku i kërkohen:

 

a) të dhëna për sipërfaqen e tokës bujqësore të vënë në dispozicion për t’u ndarë, sipas fshatrave, më  1.8.1991, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, për ish-ndërmarrjet bujqësore (hartat në shkallën 1:5000 dhe librat e ngastrave);

b)     të dhëna për numrin e frymëve sipas fshatrave, më 1.8.1991, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, për ish-ndërmarrjet bujqësore (nga regjistrat e zyrës së gjendjes civile);

c)     lista e anëtarëve të ish-kooperativës bujqësore kur ish-tokat e saj shtrihen në zonën e zhvillimit me përparësi turizmin, si dhe lista e punonjësve të ish-ndërmarrjes bujqësore (sipas regjistrave që disponon arkivi i komunës);

d)     të dhëna për normën  e tokës bujqësore në m2 për frymë, sipas fshatrave, më 1.8.1991, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, për ish-ndërmarrjet bujqësore, duke përcaktuar  treguesit e domosdoshëm, në përputhje me vendimin nr.255,    datë 2.8.1991, të Këshillit të Ministrave, (sipas formularëve të udhëzuesit teknik të ministrit të bujqësisë, datë 17.8.1991);

e) kopja e njësuar me origjinalin e dokumentacionit (vendimet) për veprimtarinë e veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokës të fshatrave dhe të komunës, në procesin e ndarjes së tokës, për të gjithë periudhën e funksionimit, që disponon;

e)        lista e pronarëve themelues për fshatrat e ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe dosja e dokumentacionit, në  bazë të së cilës është provuar qenia “themelues”;

f)        çdo informacion tjetër që do të gjykohet nga komisioni vendor i nevojshëm për kryerjen e plotë të kontrollit.

 

4. Seksionit të urbanistikës, në këshillin e qarkut, ku i kërkohen:

 

a) harta e zonës së zhvillimit me përparësi turizmin, e përcaktuar sipas ligjit nr.7665, datë 21.1.1993, të ndryshuar, dhe akteve nënligjore, dalë në zbatim të tij.

b) harta e vijës kufizuese të ndërtimit për secilin fshat, objekt i kontrollit.

 

5. Zyrës rajonale të Arkivit të Shtetit, ku i kërkohet dokumentacioni që disponon për ndarjen e tokës bujqësore, për sipërfaqen, objekt i kontrollit.

 

6. Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku i kërkohet të konfirmojë, për përfituesit e tokës bujqësore, qenien apo jo, më 1.8.1991, anëtarë të ish-kooperativës bujqësore, apo më 1.10.1992, punonjës të ish-ndërmarrjes bujqësore, sipas akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, për të  cilët do të kryhet shqyrtimi i vlefshmërisë ligjore.

 

V.Komisioni vendor, pas mbledhjes së dokumentacionit të sipërpërmendur, harton listën e akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, të administruara, për këtë sipërfaqe (territor), si dhe fillon procedurën e shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të secilit akt të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, sipas kritereve të përcaktuara në nenet 2, 3 e 4, të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008, të ndryshuar.

 

VI. Kur, pas verifikimit apo shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të  akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, rezulton se:

 

1.     aktet janë krijuar në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenet 2, 3 dhe 4, të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008, atëherë, KV-ja, me vendim, deklaron vlefshmërinë ligjore të krijimit të këtyre akteve dhe përgatit, për këtë, dokumentin e ri për rikonfirmim, sipas modelit të paraqitur në lidhjen “B”, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi. Ky dokument përgatitet në tri kopje, nga të cilat:

 

a) një kopje e lidhur me vulë lidhëse me fotokopjen e aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi i dërgohet zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për t’iu bashkëlidhur aktit origjinal të marrjes së tokës bujqësore në pronësi.

b) një kopje i jepet përfaqësuesit me prokurë të familjes bujqësore.

c) një kopje, së bashku me aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi dhe dokumentacionin e krijuar, ruhet në dosjen përkatëse të komisionit vendor.

 

Komisioni vendor mban një regjistër të veçantë, për regjistrimin e akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi,  të rikonfirmuara, kopertina e të cilit përgatitet sipas modelit të paraqitur në lidhjen “C”, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi, ndërsa fletët kanë përmbajtjen sipas modelit të paraqitur në lidhjen “D”, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.

 

2. aktet janë krijuar në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në nenet 2, 3 e 4, të ligjit nr.9948, datë  7.7.2008, të ndryshuar, atëherë, KV-ja vendos për pavlefshmërinë ligjore të titullit të pronësisë dhe i drejtohet gjykatës me kërkesë për deklarimin e pavlefshmërisë së aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, shfuqizimin e tij dhe kthimin e pronës në pronësi të shtetit, në përputhje me nenet 9 e 10, të ligjit të sipërpërmendur.

 

2.     aktet, pjesërisht, për një pjesë sipërfaqeje, janë krijuar në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenet 2, 3 e 4, të ligjit nr.9948, datë  7.7.2008, ndërsa pjesërisht në kundërshtim me këto kritere, atëherë, KV-ja vendos, si më poshtë vijon:

 

        a) Kur cenohet interesi shtetëror,  për pavlefshmërinë ligjore të pjesshme të titullit të pronësisë dhe i drejtohet gjykatës me kërkesë për deklarimin e pavlefshmërisë së pjesshme të aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, shfuqizimin e pjesshëm të tij dhe kthimin e pronës në pronësi të shtetit, në përputhje me nenet 9 e 10, të ligjit të sipërpërmendur.

b)     Kur cenohet interesi i familjes bujqësore, në favor të së cilës është  lëshuar  akti i marrjes së tokës bujqësore në pronësi,  plotësimin e tij. Vendimi titullohet “Vendim për plotësimin e aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi” dhe përgatitet në tri kopje origjinale, nga të cilat:

 

·         një kopje e lidhur me vulë lidhëse me fotokopjen e aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi i dërgohet zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për t’iu bashkëlidhur aktit origjinal të marrjes së tokës bujqësore në pronësi.

·         një kopje i jepet përfaqësuesit me prokurë të familjes bujqësore.

·         një kopje, së bashku me aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi dhe dokumentacionin e krijuar, ruhet në dosjen përkatëse të komisionit vendor.

 

Komisioni vendor  është i detyruar që për të gjitha aktet e marrjes së tokës bujqësore në pronësi,  për të cilat vendos plotësimin e tyre, të mbajë një regjistër të veçantë. Në kopertinën e këtij regjistri vihet  titulli “Regjistër i vendimeve për plotësimin e akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi”, ndërsa në faqet e këtij regjistri duhet të regjistrohen të dhënat e aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, i cili po plotësohet, të dhënat e vendimit për plotësimin e aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, si dhe dispozitivi i tij.

 

Në asnjë rast, plotësimi i mangësive apo parregullsive të aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, nuk mund të synojë:

 

·         ndryshimin e gjendjes juridike të pronësisë;

·         shtimin e sipërfaqes së tokës bujqësore mbi sipërfaqen e përcaktuar në aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi;

·         ndryshimin e vendndodhjes së ngastrave të përcaktuara në aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi.

 

VII. Në rast se gjatë kontrollit të dokumentacionit për veprimtarinë dhe veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokës, të të gjitha niveleve, në procesin e ndarjes së tokës bujqësore, për të gjithë periudhën e funksionimit  konstatohen veprimet e përcaktuara në pikën 1, të nenit 15, të ligjit nr.9948, datë  7.7.2008, të ndryshuar, atëherë, KV-ja ka përgjegjësi të bëjë kallëzim penal në organet e drejtësisë.

 

VIII. Në përfundim të procesit të verifikimit apo të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore hartohet raporti përfundimtar i kontrollit, për sipërfaqen, objekt i kontrollit, një kopje e të cilit i dërgohet sekretariatit teknik për t’u paraqitur në Komisionin Qeveritar të Tokës, së bashku me vendimet përkatëse.

 

IX. Komisioni vendor ndjek të njëjtën procedurë kontrolli edhe në rastet e kontrollit të  veprimtarisë e të veprimeve të kryera nga ish-komisionet e tokës të të gjitha niveleve, në procesin e ndarjes së tokës bujqësore, edhe për sipërfaqe të tjera të tokës bujqësore, që nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën I, të këtij udhëzimi, por duhet të kontrollohen si rezultat i informacioneve të ndryshme, të paraqitura nga institucionet shtetërore, veprimtaria e të cilëve lidhet me pronësinë mbi tokën bujqësore.

 

X. Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Drejtësisë, ministri Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Komisioni Qeveritar i Tokës për ndjekjen e zbatimit të këtij udhëzimi, për institucionet në varësi të tyre.

 

XI. Ngarkohen sekretariati teknik, pranë Komisionit Qeveritar të Tokës, dhe komisionet vendore të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore për zbatimin e këtij udhëzimi.

 

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 


13/01/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave