Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton Konventėn e Kombeve tė Bashkuara “Pėr tė drejtat e personave me aftėsi tė kufizuara”
 

Konventa do të gjejë jetësim të plotë dhe përbën një detyrim madhor për të gjitha institucionet e vendit.

 

Qëndrimi i qeverisë ndaj qendrave të kujdesit social, private apo publike, është një qëndrim pa dallim dhe duhet të thellohet në këtë drejtim, por, veçanërisht, duhet të përqendrohemi tek riaftësimi, punësimi dhe shkollimi i tyre.

 

Këshilli i Ministrave miratoi Konventën e Kombeve të Bashkuara “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”. Kryeministri Berisha, duke përshëndetur miratimin nga qeveria shqiptare të kësaj Konvente në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuara, tha se institucionet shqiptare duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të  zgjeruar dhe rritur aftësitë e këtyre personave, në dobi të tyre, familjes dhe shoqërisë.

 

“Ne miratojmë sot, në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuar, Konventën e Kombeve të Bashkuara për këta persona. Sapo kam vizituar një qendër të kujdesit për ta dhe dua të theksoj edhe një herë se kjo Konventë do të gjejë jetësim të plotë dhe përbën një detyrim madhor për të gjitha institucionet e vendit, në mënyrë që të japin kontributin e tyre me projekte dhe qëndrime konkrete ndaj këtyre qytetarëve me aftësi të kufizuar, por që, me një përpjekje të përbashkët, aftësitë e tyre mund të zgjerohen, të rriten dhe të bëhen shumë të dobishme për ata vetë, familjet e tyre dhe shoqërinë shqiptare,” u shpreh Kryeministri.  

 

Kryeministri Berisha theksoi se do të adaptohet një qëndrim i ri ndaj kësaj kategorie shoqërore, i cili do të përqendrohet jo vetëm në qendrat e kujdesit social, por edhe tek riaftësimi, punësimi dhe shkollimi i tyre.  

 

“Me Konventën që miratojmë sot, ne duhet të thellojmë më tej dhe me shpejtësi një qëndrim të ri ndaj personave me aftësi të kufizuara. Asnjë qeveri në Europë, në një hark kohor të shkurt, nuk ka bërë përpjekje më të mëdha, të njohura tani edhe ndërkombëtarisht, sesa qeveria shqiptare. Mund të them se janë rritur me mbi 50 përqind shpenzimet në këtë sektor, por është jashtëzakonisht e rëndësishme që krahas rritjes së shpenzimeve të gjendet mënyra më eficente e ndihmës. Qendrat e rehabilitimit që ekzistojnë, por jo në një stad shumë të zhvilluar sa është e nevojshme, duhet të merren në konsideratën më të madhe. Qëndrimi i qeverisë ndaj qendrave të kujdesit social, private apo publike, është një qëndrim pa dallim dhe duhet të thellohet në këtë drejtim, por, veçanërisht, duhet të përqendrohemi tek riaftësimi, punësimi dhe shkollimi i tyre.”


03/12/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave