Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qeveria do tė anulojė vendimin e shitjes sė tokės publike nė qendėr tė Tiranės, nė kundėrshtim flagrant me ligjin
 

Qeveria, në zbatim të Kushtetutës, do të anulojë vendimin e shitjes. Pronari përvetësues do të përballet me ligjin, bashkë me atë që ka autorizuar dhënien e tokës.

 

Shumë shpejt do t’u faktoj shqiptarëve, njësoj si me këtë rast, se mbrapa qëndrimit të shkelmojë mbi vendimin e gjykatave, qëndrojnë interesat mafioze, të konvertuara në qindra e qindra, në mos në shumë qindra milion euro, të cilat fillojnë me qendrën e Tiranës dhe shtrihen në të gjithë gjatësinë e bregut, nga Velipoja në Ksamil.

 

Kryeministri Berisha bëri të ditur sot se qeveria do të anulojë vendimin për shitblerjen e 1350 metra katror tokë publike në qendër të Tiranës, një akt i bërë tërësisht në kundërshtim me ligjin për shitblerjen e trojeve nr. 7980, datë 27.7.1995. Për këtë, Kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Punëve Publike dhe Transportit të paraqesë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, në zbatim të Kushtetutës dhe përgjegjësinë e plotë të Këshillit të Ministrave, anulimin e këtij vendimi.

 

Kryeministri Berisha argumentoi shkeljen e hapur të ligjit me aktin e shitblerjes së këtij trualli në qendër të Tiranës, duke theksuar se një transparencë e tillë do t’i bëhet të gjitha rasteve të ngjashme me këtë rast, të përvetësimit të pasurisë publike për interesa personale. Duke bërë transparencën e këtij rasti, Kryeministri Berisha tha:

 

“Në hyrje të kësaj mbledhjeje të Këshillit të Ministrave dua t’i kërkoj ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, të sjellë me urgjencë në qeveri vendimin për të anuluar dhunimin flagrant dhe mafioz të ligjit mbi shitblerjen e trojeve në Republikën e Shqipërisë, dhunim, i cili konsiston në përvetësimin në kundërshtim me ligjin e vendit të 1350 metrave tokë publike nga kryebashkiaku i Tiranës dhe Besniku i tij, në zemër të qytetit.

 

Me vendim të Këshillit të Ministrave, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave është përgjegjës për zbatimin e ligjeve të dërguara prej  tij në parlament.

 

Ligji për shitblerjen e trojeve numër 7980, datë 27.7.1995, neni 3 i tij thotë se derisa të përfundojë kompensimi fizik i ish pronarëve, kalimi i trojeve të lira nga pronë shtetërore në pronë private bëhet vetëm në rastet si vijojnë:

 

a)     Për ndërtimin e banesave me qëllim të lirimit të banesave të ish pronarëve, si dhe për të pastrehët të ndërtuara nga Enti i Banesave për persona të tjerë.

b)     Me vendim të Këshillit të Ministrave për shitje për investime shumë të rëndësishme për vendim.

 

Janë vetëm këto dy rrethana që ligji i këtij vendi autorizon apo mundëson shitjen  e trojeve publike. Në rastin konkret, kryebashkiaku dhe Besniku i tij me tokën që kanë përvetësuar në qendër të Tiranës kanë shkelur rëndë ligjet e vendit. Besniku i Ramës e mori për të ndërtuar banesa për ish pronarët me Ramën?  E ka bërë lokal tërësisht të përbashkët me kryebashkiakun.

 

Së dyti, po kaq e shëmtuar është shitja e tij, pasi nuk kanë ngurruar për ta përvetësuar atë me çmimet më qesharake. Një truall, që në vendin ku ndodhet, e ka çmimin mbi 2 mijë euro metra katror, është blerë për 95 euro. Dosja do t’i dërgohet me urgjencë prokurorisë. Qeveria, në zbatim të Kushtetutës, do të anulojë vendimin e shitjes. Pronari përvetësues do të përballet me ligjin, bashkë me atë që ka autorizuar dhënien e tokës.

 

Zonja dhe zotërinj ministra,

 

Kjo është një dëshmi e vogël, por tepër domethënëse  se përse aleanca punisto-mafioze nuk do të respektohen dhe të njihen vendimet e gjykatave dhe na kërkon të shkelmojmë mbi to, madje na kërcënon. Por ne do të mbetemi njerëz të ligjit, të përkushtuar për ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Kjo dëshmon qartë, përse kjo aleancë deklaron se do të qeverisim pa të huajt, se nuk na duhen ata, me gojën e kreut të saj Edi Rama. Ne sapo përfunduam një mbledhje me një prani të shquar të huajsh, të Komisionit Europian, por mafia nuk ka asnjë lloj interesi tjetër, përveç pasurimit të saj, pa njohur asnjë ligj dhe asnjë parim. Të thërrasësh sot, se nuk na duhen të huajt, do të thotë se nuk na duhen vizat, nuk na duhet integrimi, duhet që të vjedhim e përvetësojmë pasuritë e këtij vendi dhe t’i shndërrojmë në pasuri personale.

 

Qëndrimi ynë do të jetë ky, ndërkohë unë theksova se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ky truall që ka një vlerë prej 3 milion euro, e kthyer në sipërfaqe ndërtimi apo në shesh tavolinash ahengu, vlera e tij është rreth 10 milion euro. Më duhet të them se shumë shpejt do t’u faktoj shqiptarëve, njësoj si me këtë rast, se mbrapa qëndrimit të shkelmojë mbi vendimin e gjykatave, qëndrojnë interesat mafioze, të konvertuara në qindra e qindra, në mos në shumë qindra milion euro, se po bëhen llogaritjet, të cilat fillojnë me qendrën e Tiranës dhe shtrihen në të gjithë gjatësinë e bregut, nga Velipoja në Ksamil. Të gjitha pa përjashtim do të kenë fatin e kësaj.

 

Publikut do t’i bëhet transparencë e plotë, në mënyrë që edhe shqiptari i fundit të kuptojë se përse kjo aleancë nuk kërkon gjë tjetër veçse shkelmimin e vendimit gjyqësor, që për zgjedhjet, për pronat, për krimin, për votën, për mosmarrëveshjet të mos vendoset më në gjykata, por të vendoset në shpella, në bodrume. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ndaj mbledhjen tjetër dua vendimin për të anuluar këtë shitblerje se, në bazë të Kushtetutës, është Këshilli i Ministrave përgjegjës për zbatimin e ligjeve që ka miratuar. Ndjekje penale për ata që kanë dashur të përvetësojnë këtë pasuri publike dhe për të gjitha pasuritë e tjera publike.”


25/11/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave