Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton programin buxhetor afatmesėm 2010-2012
 

Buxheti do të mbështesë fuqishëm çdo kërkesë që rrjedh nga procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Buxheti afatmesëm 2010-2012 është buxhet i projekteve të mëdha, rruga e Arbrit me gjithë tunelin e parë 3.2 km apo 3.7 km, autostrada Tiranë- Elbasan, Boshti i Jugut.

 

Buxheti është buxheti i rritjes së rrogave dhe pensioneve, i një politike konstante të kësaj qeverie.

 

Buxheti i përgjigjet pikë për pikë projektit tonë të Shqipërisë dixhitale, projekt i cili po ‘lëshon shtat’ çdo ditë e më shumë.

 

Edhe një herë, gjej rastin të ftoj opozitën për bashkëpunim, t’i lërë praktikat, të cilat i ka gjetur vetë si pemë pa kokrra.

 

 

Kryeministri Berisha prezantoi  sot para qeverisë dhe medias programin buxhetor afatmesëm 2010-2012, të cilin e vlerësoi si buxhetin e formësimit përfundimtar të shëmbëlltyrës europiane të Shqipërisë.

 

Kryeministri Berisha tha se buxheti afatmesëm përputhet tërësisht me interesat e zhvillimit të vendit, me interesat e zhvillimit të komuniteteve dhe rajoneve, me interesat e zhvillimit të shoqërisë shqiptare dhe integrimit të saj në BE.

 

Duke paraqitur programin buxhetor 2010-2012, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Sot, mbledhja ka një axhendë të ngjeshur dhe të rëndësishme, por kryefjala e saj është miratimi i dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2010-2012. Ai i vitit 2013 do të shtrihet drejt mandatit tjetër.

 

Si risi dhe specifika të këtij buxheti afatmesëm, ai është në distancë buxheti më i madh që ka njohur vendi. Buxheti i viteve 2010-2012 është buxhet i transformimit të thellë të Shqipërisë, i formësimit përfundimtar të shëmbëlltyrës së saj europiane. Të gjitha ministritë dhe agjencitë kanë parashikuar në këtë buxhet zbatimin e programit të tyre ambicioz. Buxheti do të jetë një mbështetje e fuqishme për konsolidimin e institucioneve demokratike në veprimtarinë e tyre, institucioneve të pavarura.

 

Buxheti do të jetë një mbështetje e madhe për të gjitha proceset integruese. Ne miratojmë këtë buxhet, pas vendimeve historike të Brukselit për Shqipërinë, pasi Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian vendosi të miratojë kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit dhe i kërkoi Komisionit nisjen e punës për pyetësorin. Unë dua të garantoj se buxheti do të mbështesë fuqishëm çdo kërkesë që rrjedh nga procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai do të trupëzohet në një me të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky proces. Ambicia jonë është  madhe, të parakalojmë gjatë këtij mandati disa vende anëtare të Bashkimit Europian. Mandati tjetër, mesa duket, do të jetë i anëtarësimit përfundimtar. Këtë mandat detyra jonë është ta çojmë deri në buzë të vendimit përfundimtar. Për këtë jemi zotuar dhe do t’i përmbahemi. Vendimi i dy ditëve më parë dëshmon se qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë besim të plotë tek kjo qeveri. Dy ditë më parë, ata firmosën besimin e tyre të palëkundur në përkushtimin e saj ndaj vlerave të demokracisë, ekonomisë së tregut, standardeve dhe praktikave europiane.

 

Edhe një herë, gjej rastin të ftoj opozitën për bashkëpunim, t’i lërë praktikat, të cilat i ka gjetur vetë si pemë pa kokrra. Po më rikujton mitingun e datës 4 prill. Kur vendi anëtarësohej në NATO, bëhej miting proteste. Tani, në vend që të festojë, siç unë e ftova që të dalim së bashku ta përshëndesim këtë akt, shpërndan trakte tek Komuna e Parisit. Kjo nuk është roli që duhet të luash në shoqëri. Komuna e Parisit është arkivuar në histori me Gavrosh dhe Sans Culot. Tani është periudha e idealeve europiane dhe nuk ka ideale më të dëshiruara për çdo qytetar shqiptar. Nuk mund të nxish në festë. Dhe kjo është festë. Si ky vendim, po ashtu edhe mesazhi i qartë për liberalizimin e vizave që u dha dje në mbledhjen e ministrave të Brendshëm dhe nga Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Barrot.

 

Buxheti afatmesëm 2010-2012 është buxhet i projekteve të mëdha. Rruga e Arbrit me gjithë tunelin e parë 3.2 km apo 3.7 km dhe autostrada Tiranë- Elbasan me tunelin  e saj do të bëhet  realitet nga ky buxhet. Qytetarët  e Elbasanit kanë një ëndërr të hershme dhe këtë ëndërr kjo qeveri do ta shndërrojë në realitet. Në qoftë se bëni një referendum për infrastrukturën në Elbasan, kërkesa e parë do të jetë tuneli dhe ne do ta bëjmë atë. Brenda 2 muajve, përfunduam projektin, nga një kompani ndër më seriozet të kontaktuara nga BE. Ndërkohë dua t’ju informoj  se janë bërë përpjekje shumë serioze për financimet dhe se është në rrugë të mbarë. Janë garantuar plotësisht paratë e tunelit, madje, zoti Ministër i Financave, do të detyrohemi ta modifikojmë këtë buxhet se ende nuk janë trupëzuar në të. Natyrisht, kjo autostradë, e cila i shërben të gjithë jugut dhe juglindjes së Shqipërisë, do të përfundojë brenda këtij mandati. Ky buxhet do të jetë buxheti i Boshtit të Jugut. Po punohet me shpejtësi me projekte në të gjitha segmentet, në segmentin  Papër- Berat, edhe në segmentin Berat-Memaliaj. Shumë shpejt përfundon dhe ky projekt, për të cilin kam garanci të plotë për financimin nga vende  mike të Shqipërisë.

 

Buxheti është buxheti i rritjes së rrogave dhe pensioneve, i një politike konstante të kësaj qeverie në dy qëllime kryesore, së pari, investimi më absolut është investimi në burimet njerëzore. Ne duhet të bëjmë çdo gjë, të përpiqemi të dëshmojmë se dëshirojmë të paguajmë sa më mirë administratën shqiptare, sigurisht brenda mundësive. Së dyti, ne duhet të bëjmë çdo gjë që të kujdesemi për pensionistët shqiptarë, pasi janë më të vuajturit e të vuajturve në të gjithë Europën.

 

Buxheti i përgjigjet pikë për pikë projektit tonë të Shqipërisë dixhitale, projekt i cili po ‘lëshon shtat’ çdo ditë e më shumë. Qytetarët shqiptarë meritojnë shërbime dixhitale. Qeveria do t’i ofrojë ato.

 

Projekti ruan kuadrin makroekonomik stabël. Ne jemi zotuar të mos rrisim borxhin dhe deficitin buxhetor, por, në këtë kundërt, t’i ulim ato. Javën që shkoi 13 vendeve të BE-së iu kërkua nga komisioni Europian që të zbresin në deficitin buxhetor 3 përqind. Më duhet të informoj se ky është objektivi që kemi përcaktuar edhe ne, ndonëse nuk jemi vend anëtar i BE-së, por serioziteti i qeverisë kërkon që të tregohet kursimtare e përgjegjshme dhe mendoj se me masën e fundit që morëm, shkurtimin me 30 përqind të shpenzimeve të administratës shtetërore, është absolutisht unike në çdo vend.

 

Pra, gjykoj se ky buxhet afatmesëm përputhet tërësisht me interesat e zhvillimit të vendit, me interesat e zhvillimit të komuniteteve dhe rajoneve, me interesat e zhvillimit të shoqërisë shqiptare, integrimit të saj në BE.”

 


18/11/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave