Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton projektligjin pėr caktimin e fondit tė kompensimit tė pronarėve
 

“Në përputhje me Kushtetutën e vendit, por edhe parimet programatike të qëndrimeve tona ndaj çështjes së pronës, kemi përzgjedhur formën më të ndershme, më të kushtueshme dhe më të vështirë të kompensimit, që është ajo me vlerën e tregut.”

 

“Të ardhurat e ankandeve të sipërmarrjeve, vlerave apo aseteve shtetërore, ky ligj i adreson në fondin monetar të kompensimit të pronarëve.”

 

“Ky është një detyrim kushtetues dhe moral të maxhorancës ndaj pronarëve, të cilëve në mënyrën më të padrejtë e më klasore u shpronësuan.”

 

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin për caktimin e fondit të kompensimit të pronave. Kryeministri Berisha, duke prezantuar projektligjin, tha se ai ridimensionon burimet e qeverisë për të kompensuar pronarët shqiptarë. Kryeministri tha se forma e kompensimit do të jetë ajo me vlerën e tregut.

 

“Në përputhje me Kushtetutën e vendit, por edhe parimet programatike të qëndrimeve tona ndaj çështjes së pronës, kemi përzgjedhur formën më të ndershme, më të kushtueshme dhe më të vështirë të kompensimit, që është ajo me vlerën e tregut. Kjo është një faturë shumë e madhe, e cila ka dinamizmin e saj nga viti në vit, sepse i tillë është dinamizmi i vlerës së tregut,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri e konsideroi këtë hap një detyrim kushtetues dhe moral të maxhorancës ndaj pronarëve, të cilëve në mënyrën më të padrejtë e më klasore u shpronësuan.

 

“Me këtë ligj, - tha Kryeministri - hapen shtigje dhe mundësi të reja për fondin e kompensimit të pronarëve, qoftë fizik apo qoftë monetar.”

 

Për krijimin e fondit monetar të kompensimit, Kryeministri Berisha bëri të ditur se do të përdoren edhe të ardhurat nga privatizimet dhe ankandet e aseteve shtetërore. Në funksion të krijimit të këtij fondi, Kryeministri kërkoi mendimin e ligjit të vitit 1994, që i ndalon qeverisë të shesë toka publike.

 

“Në një mbledhje të shkuar ju njoha me qendrën e Tiranës. Ligji i vitit 1994 ia ndalon qeverisë të shesë toka, por ky ligj e ndalon për shkak të kompensimit të pronarëve. Pra, ligji është në funksion pikërisht të procesit të kompensimit të pronarëve, çka do të thotë që me një amendim të lehtë të tij, për ta qartësuar, Këshilli i Ministrave duhet të autorizohet të përdorë trojet në mënyrën më eficente për kompensimin e pronarëve. P.sh për qendrën e Tiranës. Ankandi duhet të jetë për metër katror ndërtimi, sepse kështu arrihet vlera më maksimale, natyrisht në përputhje me urbanistikën e qytetit. E ftoj zotin Rama që del në konferencë shtypi dhe që, pasi e ka mbajtur një vit planin, ta sjellë sa më shpejt në Sekretarinë Teknike dhe do t’ia miratojmë, në mënyrë që të mos krijojmë alibia të kota. Pasi e mbajti planin e rregullimit një vit e gjysmë, e miratoi para dy javësh, tani del e thotë po e bllokon KRRTRSH-ja. Në përputhje me planin urbanistik, ne duhet të gjejmë mënyrën e fitimit maksimal dhe kjo e tëra do të shkojë në fondin e kompensimit të  pronarëve. Por si ky rast mund të ketë edhe raste të tjera analoge, për të cilat qeveria duhet të autorizohet me ligj, të procedojë. Krahas këtyre fondeve, të ardhurat e ankandeve të pronave të tjera, sipërmarrjeve, vlerave apo aseteve shtetërore, ky ligj i adreson gjithashtu në fondin monetar të kompensimit të pronarëve.”

 

Kryeministri e vlerësoi një veprim shumë të drejtë, që krahas ligjit, sipas të cilit 20 përqind e privatizimeve do të shkojë për kompensimin e pronarëve, miratohet projektligji i sotëm.


13/11/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave