Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria shqiptare organizoi Tryezėn e Rrumbullakėt Qeveri-Donatorė
 

-       Tryeza e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë u drejtua nga Ministri i Shtetit z. Genc Pollo dhe Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri  z. Henk Van den Dool.

-       Një forum i rëndësishëm për dialog të hapur e konstruktiv mbi efektivitetin e ndihmës së huaj.

13 nëntor 2009, Qeveria shqiptare organizoi Tryezën e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë, të drejtuar nga Ministri i Shtetit z. Genc Pollo dhe Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, shef i radhës i Sekretariatit Teknik të Donatorëve, z.  Henk Van Den Dool. Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe të komunitetit donator në Shqipëri.

Në emër të Qeverisë Shqiptare, Ministri i Shtetit  Z. Genc Pollo theksoi se pavarësisht se viti 2009 ishte një vit elektoral qeveria ka ruajtur ritmin e reformave dhe ka ndërmarrë iniciativa ambicioze.  Z. Pollo bëri një paraqitje të reformave dhe arritjeve kryesore të shënuara që nga takimi i fundit i këtij niveli mbajtur në nëntor 2008, dhe progresit  drejt Integrimit Evropian. Duke u ndalur në çështje të përmirësimit të koordinimit të ndihmës së huaj, ai nënvizoi se si vend nënshkrues i Deklaratës së Parisit për Efektivitetin e Ndihmës së Huaj, Shqipëria mbetet e angazhuar në parimet e kësaj deklarate si në “rritjen e rolit drejtues të qeverisë në orientimin e ndihmës së huaj drejt politikave dhe prioriteteve të saj”.

Në përshëndetjen e tij në emër të donatorëve, Ambasadori Henk Van Den Dool çmoi rolin efektiv të Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj si një “urë lidhëse” mes komunitetit donator dhe qeverisë.  Ai vuri theksin në rritjen e rolit udhëheqës të ministrive të linjës në Grupet Sektoriale të Punës për t’i kthyer këto në forume në të cilat të diskutohen vizioni strategjik i Qeverisë dhe politikat operacionale dhe iniciohen programe me bazë sektoriale. Lëvizjet në administratën publike konsiderohen si një faktor me ndikim negativ për qëndrueshmërinë e kapaciteteve institucionale, të ngritura edhe me mbështetjen e konsiderueshme financiare dhe teknike të donatorëve.

Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Majlinda Bregu dhe Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Ambasadori Helmuth Lohan prezantuan çështje që lidhen me Integrimin Evropian pas aplikimit për statusin kandidat më 28 prill 2009. Znj. Bregu theksoi se qeveria po punon intensivisht për plotësimin e kushteve dhe kërkesave për të marrë statusin e kandidatit, si sfida më e madhe për vendin.

Ministri i Financave z. Ridvan Bode bëri një përshkrim të përgjithshëm të situatës makroekonomike dhe financiare në vend si duke theksuar rritjen ekonomike të qëndrueshme pavarësisht krizës financiare botërore.

Drejtorja e DEBASKON-it, znj. Valbona Kuko bëri një paraqitje të detajuar të ecurisë së zbatimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar dhe vuri në dukje arritjet e punës së përbashkët mes qeverisë dhe komunitetit donator në përmirësimin e koordinimit të ndihmës së huaj nëpërmjet grupeve sektoriale të punës dhe prezantoi Planin e Veprimit të Harmonizuar në kuadër të zbatimit të Deklaratës së Parisit.

Në përfundim të takimit të pranishmit diskutuan mbi çështje konkrete dhe identifikuan hapat e mëtejshëm për të arritur progres edhe në të ardhmen.


13/11/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave