Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: T'u jepet fund abuzimeve me dokumentacionin qė krijojnė pronarė tė paligjshėm, nė toka publike
 

Kryeministri Berisha tha sot  në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se vitin që vjen dhe në vazhdim do të ndërmerret regjistrimi më i gjerë, që është bërë deri më sot, i qytetarëve dhe pronave kudo që ata ndodhen. Duke e vlerësuar këtë ndërmarrje, si një arritje të madhe, kryeministri tha se në këtë mënyrë do të krijohet fondi përfundimtar dixhital i pronësisë .

Kryeministri theksoi se do ti jepet fund abuzimeve me dokumentacionet, të cilat krijojnë pronarë të paligjshëm, në toka publike. Kryeministri kërkoi nga Ministria e Punëve Publike verifikimin e  të gjithë dokumentacionit për qendrën e Tiranës, për të shmangur në këtë mënyrë përvetësimet e padrejta të tokës publike. Kryeministri tha se për të gjitha shpronësimet  e bëra nga mbreti Zogu i I-rë, për këtë zonë të qytetit, ka patur kompensimet përkatëse, duke theksuar se falsifikatorët dhe mbështetësit e tyre do të marrin përgjigjen e merituar nga ligji.

“Qendra e Tiranës në çdo centimetër të saj ishte vetëm tokë publike me dokumentet më të qarta. Zotërinj ministra dua tu rikujtoj se ndërtesa e Ministrisë së Kulturës sipas atlaseve dhe të gjitha dokumentave është ndërtuar në vitin 1932 nga lartmadhëria e tij  Mbreti Zogu i I-rë, i cili në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk i ka përvetësuar kujt pronën, por ka shpronësuar në përputhje me kodin civil. Zoti Ministër i Punëve Publike duhet tua japësh fotot e albumit të gjitha mediave. Më sipër është një barrakë e ndërtuar nga fundi i viteve 1800, një kazermë ushtarake turke. Me të gjitha dokumentet, ajo është  një dhomë tregtie, më vonë spital austrohungarez e pastaj gjimnaz. Dhe tani na del se qenka pronë e asaj apo kësaj familje. Falsifikatorët do të marrin përgjigjen që meritojnë, po kështu dhe ata që mbrojnë falsifikimin. Ajo ndërtesë është mbi 100 vjeçare. Më sipër janë varrezat e Karapicëve dhe xhamia e Karapicëve. Ka dokumenta për këtë. Lartmadhëria e tij zogu i I-rë ndërtoi sheshin dhe hoqi të gjitha varrezat familjare ose shtëpiake që ishin brenda qytetit. I bëri të gjitha ato me shpronësim të plotë. Edhe xhaminë e rrafshoi për të mndërtuar sheshin, por e kompensoi. Këtu nuk janë në lojë shuma të vogla , por të paktën 110 milion euro. “

Kryeministri u shpreh se qeveria nuk do të mbledhë për buxhetin e vet as edhe një qindarkë të vetme, por të gjitha do ti vendosë në mënyrën më transparente dhe më të ndershme në funksion të fondit të kompensimit të pronarëve .”Ne do ti shesim ato me 2000 euro metrin katror, në përputhje me planin e qytetit që ndërtohet, por i gjithë ky fond prej 112 milion euro gradualisht me kalimin e tij do të kalojë i tëri për kompensimin e pronarëve.

Kryeministri tha se do të bëhen të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në ligje apo vendime të caktuara, për përshpejtimin dhe mbarëvajtjen e procesit të kompensimit. “Ka një problem, ka një ligj të vitit 1994, ku qeveria nuk lejohet të shesë tokën publike përveçse me vendim të Këshillit të Ministrave, për qëllime të caktuara. Ai vendim është shumë i dobishëm sepse ka patur si qëllim që të mbrojë dhe të mos lejojë shitjen e pronave pa u kompensuar pronari, po aty ne mund të ndërhyjmë dhe të fusim kompensimin e pronarëve dhe krijimin e fondeve për ta, sepse aty është e përcaktuar se kur Këshilli i Ministrave mund të marrë vendim për të shitur tokën publike. Ndaj dhe do të bashkërendoni të gjithë veprimtarinë. Do të përdoren në mënyrën më transparente , më të ndershme dhe cdo gjë në funksion të fondit të kompensimit të pronarëve.”

 


04/11/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave