Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pėrshėndet pėrfundimin e procesit tė ratifikimit tė Traktatit tė Lisbonės
 

Për të gjitha kombet që aspirojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në, ndër ta kombi shqiptar, kjo përbën një ngjarje madhore dhe shumë të mirëpritur, por edhe një përgjegjësi më të madhe nga ana jonë për të qëndruar në lartësinë e detyrave që kërkon ky proces.

 

Kryeministri Berisha përshëndeti sot përfundimin e procesit të ratifikimit të Traktatit të Lisbonës, duke e konsideruar këtë një ngjarje historike për mbarë Europën. Duke ia kushtuar fjalën në hapje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave ratifikimit të Traktatit të Lisbonës, Kryeministri e konsideruar miratimin e tij një përgjigje përfundimtare ndaj euroskepticizmit.

 

Për të gjitha kombet që aspirojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në, ndër ta kombi shqiptar, - tha Kryeministri – kjo përbën një ngjarje madhore dhe shumë të mirëpritur, por edhe një përgjegjësi më të madhe nga ana jonë për të qëndruar në lartësinë e detyrave që kërkon ky proces.

 

Më tej, Kryeministri u shpreh:

 

“Dje, ishte një ditë historike për Bashkimin Europian dhe mbarë Europën. Dje, përfundoi ratifikimi i Traktatit të Lisbonës, i cili krijon një marrëdhënie të re institucionale në Bashkimin Europian. Mbi bazën e këtij Traktati, BE-ja do të ketë presidentin e tij që zgjidhet çdo dy vjet e gjysmë, do të ketë përfaqësuesin e lartë të politikës së Jashtme, i cili do të jetë njëkohësisht Zëvendëspresident i Komisionit Europian. Në Traktat, parashikohen prerogativa më të gjëra për Gjykatën Europiane.

 

Traktati i Lisbonës është një arritje e madhe në rrafshin institucional, legjislativ dhe zëvendëson Kushtetutën, që nuk u pranua në referendum nga dy kombe të BE-së, kombi francez dhe ai holandez. Me këtë Traktat, baza ligjore e funksionimit të BE-së shkëputet nga Traktati i Nisës dhe vjen në një fazë të re.

 

Në thelbin e tij, Traktati i Lisbonës është një fitore e europeizmit, fitore e madhe e forcave të integrimit, forcave europeiste dhe një përgjigje përfundimtare ndaj euroskepticizmit. Traktati direkt nuk ka të bëjë me zgjerimin, por, në një aspekt, ai ishte jetik për zgjerimin, sepse në vështirësitë e miratimit të tij, e vërteta është se disa vende nuk kanë pasur dëshirë të trajtojnë probleme të tjera përveç Traktatit, kanë hezituar të komplikojnë më tej axhendën me zgjerimin pa pasur një situatë të qartë mbi fatin e Traktatit të Lisbonës.

 

Në këtë kontekst, miratimi i Traktatit, për të gjithë ata kombe që aspirojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në, ndër ta kombi shqiptar, përbën një ngjarje madhore dhe shumë të mirëpritur, çka për ne do të thotë një proces i konsoliduar dhe i parikthyeshëm drejt anëtarësimit në BE, por edhe një përgjegjësi më e madhe nga ana jonë për të qëndruar në lartësinë e detyrave që kërkon ky proces.

 

Në qoftë se deri para ratifikimit të Traktatit në procesin e integrimit tonë, krahas performancës së domosdoshme nga ana e vendit dhe qeverisë, në qëndrimet e mbajtura një rëndësi dhe rol të caktuar ka pasur edhe vetë ecuria e ratifikimit të Traktatit të Lisbonës, sepse nuk mund të mohohet se ekziston një përshtypje jo pak e përhapur tek disa kombe, anëtare të BE-së, se zgjerimi po krijon telashe, ose një nga arsyet pse nuk u votua Kushtetuta ishte se qytetarët e këtyre vendeve nuk qenë shumë të kënaqur me zgjerimin. Ndonëse e vërteta është se pasojat e zgjerimit kanë qenë thellësisht pozitive në terma ekonomikë dhe në terma të tera, por, prapë se prapë, përshtypja, faktori psikologjik dhe disa faktorë të tjerë, nuk mund të thuhet se nuk ndikuar p.sh në punësim dhe se nuk kanë pasur ndikim në disa vende.

 

Në këtë kontekst, miratimi i Traktatit u jep përgjigje të gjitha këtyre hezitimeve, procesi i zgjerimit nuk ka më një efekt negativ në ecurinë e Traktatit dhe kjo është një gjë shumë e madhe. Performanca jonë mbetet përcaktuese në procesin e integrimit. Ne kemi paraqitur kandidaturën për të fituar statusin e kandidatit. Në samitin e fundit të Partive Popullore Europiane, unë mora garanci se e vetmja çështje që ka mbetur është problemi i konstituimit të parlamentit gjerman. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese gjermane, e cila në vlerësimin e Traktatit, e ka gjetur në përputhje me Kushtetutën gjermane, por ka kërkuar që qeveria të konsultohet me parlamentin për të gjitha hapat e vendimet që ajo merr e që kanë lidhje me Bashkimin Europian, me zgjerimin e tij dhe politika të tjera në tërësi. Kancelaria Merkel më dha garanci të plotë se pas konstituimit të parlamentit, do të bëjë çdo përpjekje për ta zgjidhur këtë çështje në kohën më të shkurtër. Ne gjithashtu, duhet të përpiqemi me çdo kusht, me seriozitetin më të madh t’u përgjigjemi të gjitha kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të përgatitemi për përgjigjen më të saktë të mundshme të pyetësorit, që do të ketë me mijëra pyetje, të ecim, ashtu siç po ecim, me seriozitet shumë të madh në plotësimin e të gjitha kërkesave për heqjen e vizave. Ky proces ka ecur me seriozitet të madh dhe jam i bindur se e gjithë problematika do të trajtohet po kaq seriozisht sa është ajo e heqjes së vizave, të cilën shqiptarët mezi e presin.”


04/11/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave