Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha kėrkon ngritjen e kabineteve tė IT-sė nė ēdo ministri dhe dixhitalizimin e tė gjitha procedurave
 

Shqipëria në moshën dixhitale është detyrimi më madhor në programin e qeverisë, si leva e Arkimedit për të pasur një Shqipëri tjetër, qindra herë më transparente dhe më të shpejtë se Shqipëria e sotme.

 

Ne do ta menaxhojmë këtë qeverisje në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe nuk ka interes më të madh se ai të ketë shërbime të dixhitalizuara.

 

Kryeministri Berisha u kërkoi sot ministrave dixhitalizimin e të gjitha procedurave dhe ngritjen e kabineteve të IT-së në të gjitha institucionet, duke planifikuar në buxhetin e vitit 2010 të gjitha projektet e IT-së.

 

“Procedurat manuale apo jo dixhitale, - tha Kryeministri - janë të mundimshme, të kushtueshme, të ngadalta, jashtë kohe. Është e domosdoshme që, në përputhje me këtë përparësi, të ngrini në çdo ministri drejtorinë e IT-së dhe absolutisht, jo duke shtuar personelin, por duke ngushtuar dhe duke treguar se ka ardhur koha për dikasteret tuaja të kalohet në moshën dixhitale.”

 

Duke e trajtuar  si çështjen kryesore në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha tha se Shqipëria në moshën dixhitale është detyrimi më madhor në programin e qeverisë, si “leva e Arkimedit për të pasur një Shqipëri tjetër, qindra herë më transparente dhe më të shpejtë se Shqipëria e sotme.”

 

“Në rast se ne, ­- theksoi Kryeministri - vlerësojmë në këtë këndvështrim domosdoshmërinë e mobilizimit të të gjitha potencialeve njerëzore dhe financiare, përparësimin mbi të gjitha përparësitë e tjera, ne do të realizojmë këtë projekt të madh, i cili do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në të gjithë jetën ekonomike, politike, kulturore, sociale e të gjithanshme të vendit.”

 

Duke vlerësuar se vendosja  e procedurave dixhitale do të rrisë transparencën dhe cilësinë e shërbimit, Kryeministri tha se dixhitalizimi duhet të shtrihet në të gjitha aspektet duke nisur nga ndihma ekonomike, arkivi i trashëgimisë kulturore, e-learning në çdo qelizë të arsimit, zyrat e regjistrimit të pasurive, agjencinë e kthimit dhe kompensimit të pronave, në sistemin gjyqësor, regjistrimin e tokave etj.. “Bota dixhitale,  tha Kryeministri - është një univers i tërë. Kjo kërkon të mendojmë çdo ditë për të. Nëse do të luftosh korrupsionin në shëndetësi, fut dixhitalizimin, ku njerëzit regjistrohen dhe ta kenë radhën të përcaktuar në kompjuter dhe jo me ryshfet dhe me mik.”

 

“Ne, - u shpreh Kryeministri - do ta menaxhojmë këtë qeverisje në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe nuk ka interes më të madh se ai të ketë shërbime të dixhitalizuara, nuk ka interes më të madh për qytetarin shqiptar të shkojë në një sportel të vetëm dhe të marrë përgjigje për çdo gjë aty, të mos vijë aspak në dyert e ministrive, por të ketë një sportel në qytetin e tij, me të cilin ai komunikon me të gjithë qelizat e shtetit, merr çdo dokument, përgjigje a sqarim që i duhet. Nuk ka mënyrë më eficente të përdorimit të taksave të qytetarëve shqiptarë, sesa t’ia konvertojmë ato në një shërbim të tillë.”

 

Kryeministri vlerësoi se ekzistojnë të gjitha mundësitë që të tejkalohet mesatarja europiane e penetrimit të IT-së, duke kërkuar përpjekje të fuqishme në këtë drejtim. Ai informoi se Ministri i Shtetit Genc Pollo do të drejtojë këtë reformë.

 

Kryeministri shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin që mediat janë në avangardë përsa i përket moshës dixhitale. “Dua të shpreh respektin tim më të madh për investimet dhe teknologjitë që mediat kanë adaptuar dhe adaptojnë.”


28/10/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave