Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Progres Raporti i KE-sė, dokument i shkėlqyer pune pėr qeverinė
 

Raporti dëshmon se në Shqipëri, demokracia funksionon dhe vlerësimi që i bëhet procesit zgjedhor në vendin tonë është unik, i pari i këtij lloji, në dallim nga të gjitha raportet e tjera dhe përbën një arritje të madhe për çdo qytetar shqiptar.

 

Nuk mund të ndodhë kurrë në një vend demokratik që politika të mund të thyejë vendimet gjyqësore.

 

Kryeministri Berisha analizoi sot në Këshillin e Ministrave Progres Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2009. Kryeministri e cilësoi Progres Raportin një dokument bazë për të gjitha institucionet e vendit për reformat që duhet të ndërmarrin.

 

“Raporti i Progresit të Shqipërisë i KE-së, - tha Kryeministri - përbën një dokument të shkëlqyer pune për qeverinë shqiptare.”

 

Kryeministri e konsideroi Progres Raportin 2009 si raportin më të mirë, të lëshuar për Shqipërinë, duke u ndalur  në mënyrë të veçantë në vlerësimet që raporti i bën demokracisë në vend dhe procesit të fundit zgjedhor.  Lidhur me këtë, Kryeministri Berisha u shpreh:  

 

“Në vetvete, ky Raport është më i miri që është lëshuar ndonjëherë për Shqipërinë. Kjo, sepse Raporti dëshmon se në Shqipëri, demokracia funksionon dhe vlerësimi që i bëhet procesit zgjedhor në vendin tonë është unik, i pari i këtij lloji, në dallim nga të gjitha raportet e tjera dhe përbën një arritje të madhe për çdo qytetar shqiptar dhe vendin në tërësi. Në raportin e KE-së, bazuar në raportin e watchdog-ut ndërkombëtar, OSBE/ODIHR-it dhe Këshillit të Europës, rezulton se zgjedhjet në Shqipëri përmbushën zotimet kryesore të OSBE-së, kushti më kryesor ky për një demokraci funksionuese. Në këtë kontekst, Shqipëria del nga lista e vendeve ku renditej më parë me zgjedhje  problematike, me zgjedhje që përmbushnin vetën pjesërisht standardet ose me zgjedhje që nuk përmbushnin standarde. Këtu një kontribut të madh dhanë të gjitha qytetarët shqiptarë, dhanë miqtë e Shqipërisë kudo në botë, dhanë forcat politike, dha opozita shqiptare që sot bojkoton parlamentin, por që mori pjesë në zgjedhje, përzgjodhi sistemin zgjedhor dhe pati zërin kryesor në Kodin aktual Zgjedhor.

 

Nuk do të ndalem në trajtimin e mëtejshëm të qëndrimit të opozitës, por dua t’u them shqiptarëve se nuk ka kërkesë më absurde, nuk ka kërkesë më ogurzezë, sesa të pretendosh të vendosësh vullnetin politik mbi vendimet e gjykatave, është në rregullin themelor të ndarjes së pushteteve. Sovrani i ka dhënë të gjitha ato pushtete ekzekutivit, parlamentit, presidentit, por nuk u ka dhënë gjithçka atyre. Një pjesë të pushtetit jua ka dhënë trupave gjykuese, të cilat, edhe pse nuk kalojnë në votë, kanë themel të çeliktë në kushtetutat e vendeve demokratike për veprimtarinë e tyre.

 

Unë dua të informoj edhe një herë shqiptarët se për katër qarqet që zoti Rama pretendon për rinumërim, gjykata e Apelit të Kolegjit Zgjedhor ka hedhur poshtë kërkesat për rinumërim dhe i ka hedhur poshtë bazuar në ligjin zgjedhor të vendit. Komisioni hetimor parlamentar, i bazuar në nenin 77 të Kushtetutës, sipas ligjit organik të këtij komisioni, nuk mund të shqyrtojë çështje që janë në juridiksionin e gjykatave. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2003 që plotëson nenin 77 të Kushtetutës, me fuqi plotësuese për Kushtetutën, përcakton qartë se hetimi parlamentar në mënyrë kategorike nuk mund të shtrihet në çështje të tjera, të cilat kanë qenë apo janë objekt i hetimit gjyqësor dhe i gjykimit. Nuk mund të imagjinohet që kryetari i një partie, që pretendon se kjo parti respekton parimet bazë të demokracisë dhe ndarjes së pushtetit, të kërkoi të thyhen vendimet e gjykatave, Kolegjit Zgjedhor, Gjykatës Kushtetuese, e cila në mënyrë taksative thekson se përpjekjet e komisioneve hetimore për t’u marrë me çështje të gjykuara apo të juridiksionit të gjyqësorit bien ndesh qartësisht me Kushtetutën dhe parimet e saj.

 

Uroj dhe dëshiroj që zoti Rama të lexojë Raportin me objektivitet dhe e garantoj për hapësira shumë të mëdha në të gjitha të tjerat, të marrë përsipër e të përgatisë të gjitha amendamentet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme, e garantoj se jam i gatshëm të krijoj që nesër komision hetimor dhe, ndonëse ligji nuk lejon, që ai të ketë shumicën, por, meqenëse është një çështje midis shumicës dhe pakicës, unë e pranoj atë. Unë e pranoj që të ndërtojmë komisionin sipas ligjit, por e garantoj se një anëtar i komisionit i shumicës në mënyrë konstante nuk do të shkojë në komision dhe nuk do të zëvendësohet, për t’i lënë atij shumicën. Kërkon të hetojë për shkarkimin e punonjësve, le të vijnë dhe t’i hetojnë, kërkon të hetojë për implikimet e administratës në zgjedhje, të vijnë e t’i hetojnë, kërkon për lirimin e të burgosurve për qëllime elektorale, të vijnë e t’i hetojnë. Çdo gjë është e hetueshme, përveç vendimeve të gjykatave. Kjo ka ndodhur vetëm në vitin e zi ’53 a ’54, kur anëtarët e Byrosë Politike u ulën në tavolinë dhe vendosën ekzekutimin e intelektualëve, për bombën në ambasadën sovjetike, ndërkohë që gjyqin e bënë formalisht dy ditë më vonë. Por nuk mund të ndodhë kurrë në një vend demokratik që politika të mund të thyejë vendimet gjyqësore. Ato vendime sovrani ia ka besuar gjykatës. Ky është parimi i ndarjes së pushteteve. “

 

Kryeministri theksoi se edhe për një seri problemesh që ngrihen në Raport do të ketë një shqyrtim të qenësishëm nga secila ministri dhe çdo institucion i vendit.


21/10/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave