Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Progres Raporti fakton se nė Shqipėri ka njė vullnet politik pėr tė luftuar korrupsionin
 
Nëpërmjet masave sa më efikase do të synohet  të zmbrapset sa më shumë presioni i korrupsionit në tatime, në dogana, në polici dhe në të gjitha institucionet e tjera.

 

“Raporti fakton se në Shqipëri ka një vullnet politik për të luftuar korrupsionin”, u shpreh Kryeministri Berisha , duke folur për Progres Raportin, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kryeministri tha se është shumë e rëndësishme që në raport theksohet se Shqipëria vazhdon luftën kundër korrupsionit, si një prioritet kyç i partneritetit evropian.

Kryeministri kërkoi nga ministrat e kabinetit shqyrtimin e çdo procedure të veprimtarisë së qeverisë dhe institucioneve të saj, për ta nxjerrë jashtë korrupsionit, nëpërmjet reformave. “Cilido që të jetë çmimi i këtyre reformave në rast se ato parandalojnë korrupsionin, ju garantoj se janë të dobishme.” - tha kryeministri.

Kryeministri u shpreh se procesi i dixhitalizmit do të ketë përparësi absolute për të bërë sa më transparente dhe për të minimizuar problemet që shfaqen në hipoteka apo në komisionin e kthimit të pronave.

Ndër të tjera, kryeministri theksoi se nëpërmjet masave sa më efikase do të synohet  të zmbrapset sa më shumë presioni i korrupsionit në tatime, në dogana, në polici dhe në të gjitha institucionet e tjera.

Duke u ndalur tek prokurimet elektronike, kryeministri u shpreh se Departamenti i antikorrupsionit do të shqyrtojë me imtësi të gjitha prokurimet e ofruara me çmimin më të ulët dhe shumica  e tyre do ti dërgohet organit të prokurorisë për një vlerësim. “Departamenti i kontrollit ka marrë porosi të prerë që të rikontrollojë çdo ofertë të çmimeve të ulëta e cila hidhet poshtë dhe cdo gjë që do të rezultojë pa bazë solide ligjore do ti kalojë autoritetit të prokurorisë. Në këtë mënyrë u shpreh kryeministri shmangen spekulimet dhe veprohet në dobi të interesit publik.

Më tej, Kryeministri u shpreh, lidhur me këtë çështje:

“Raporti fakton se në Shqipëri ka një vullnet politik për të luftuar korrupsionin. Në Raport theksohet se  Shqipëria vazhdon luftën kundër korrupsionit, si një  prioritet kyç i partneritetit evropian.

Zotërinj ministra është në detyrimin tonë më madhor që të shqyrtojmë çdo procedurë të veprimtarisë së kësaj qeverie dhe institucioneve të saj për ta nxjerrë atë jashtë korrupsionit nëpërmjet reformave. Cilido që të jetë çmimi i këtyre reformave në rast se ato parandalojnë korrupsionin, ju garantoj se janë të dobishme. Ndaj dhe kur theksova këtë, e theksova për një moment inkurajimi për ne, vlerësimi për punën tonë, por ne kemi punë shumë të madhe për të bërë me çdo gjë. Duke marrë një nga një çdo procedurë dhe duke u përpjekur ta bëjmë të papërshkueshme nga korrupsioni. Po marr një shembull. Sukses i madh është arritur dhe njihet nga raporti  për pranimet universitare, por nuk është absolutisht ky sukses në provimet universitare.  Prandaj edhe në qoftë se gjejmë forma të cilat në pamje të parë duken edhe më të cekta, në se ato përjashtojnë korrupsionin, janë dhjetë herë më të mira se këto që lejojnë korrupsionin në provime. Objektivi ynë madhor, pas atij që kemi arritur me pranimet në universitet, do të jenë provimet universitare. Ka shumë metoda. Atje ku mund të përdoren ato metoda, të cilat u përdorën për pranimet në universitet, ne jemi të fituar. Dua të përmend këtu problemet madhore që kemi me hipotekat dhe komisionet e kthimit të pronave. Zoti Ministër, cilido që të jetë çmimi i dixhitalizmit ne do ta realizojmë atë në kohë rekord dhe do të përdorim çdo metodë, e cila e bën atë veprimtari transparente dhe parandalon presionin e tmerrshëm të sekserëve, falsifikatorëve, rryshfetmarrësve, etj.

Ne kemi krijuar një traditë të shkëlqyer në prokurimet elektronike. Ne do të përdorim format më eficente , më transparente në koncesione.

Në të gjitha praktikat në mbështetje të bujqësisë duhet të dominojë transparenca. Korrupsioni është një problem serioz edhe në fushën e shëndetësisë. Me zotin Vasili po i shohim të gjitha modalitetet , duke  vendosur luftën kundër tij prioritetin e të gjitha prioriteteve. Po kështu në ministrinë e mjedisit.  Në Ministrinë e Brendshme, policia e shtetit ka bërë dhe vazhdon të bëjë një luftë konstante kundër prekjes së saj nga krimi dhe korrupsioni, por kjo luftë duhet të jetë shumë më efikase dhe është e domosdoshme që të përcaktohen të gjitha procedurat të atilla që të parandalohet ryshfeti. Po bëjmë sportelin unik dhe kjo është një fitore në këtë drejtim sepse sapo dikush i shpëtonte njërit që kërkonte ryshfet, pak më tutje do ti dilte dikush tjetër që i kërkonte ryshfetin. Duhet të vendoset me urgjencë sistemi i kamerave jo vetëm brenda territorit, por edhe jashtë territorit. Syri elektronik duhet të kapë çdo qoshe.

 Ne duhet ta zmbrapsim gjithnjë  e më shumë presionin e korrupsionit në tatime, në dogana, në polici dhe në të gjitha institucionet e tjera. Prokurimet janë elektronike. Departamenti i antikorrupsionit ka marrë dhe do marrë porosi që të gjitha prokurimet me çmimin më të ulët ti refuzojë. Të shqyrtohen me imtësi dhe shumica e tyre ti dërgohen organit të prokurorisë për një vlerësim. Nuk them se ato janë gjithnjë më të mirat sepse kjo do ti hapte rrugën një spekulimi të madh, por çmimi juaj do të vlerësohet me seriozitetin më të madh, jo të hidhet poshtë për një germë dhe për një presje. Interesi publik predominon. Ligji do të zbatohet ,por do të zbatohet dhe në përputhje me interesin publik. Çmimi më i ulët nuk ligjëron që ky prokurim do të merret gjithnjë për bazë. Departamenti i kontrollit ka marrë porosi të prerë që të rikontrollojë çdo ofertë të çmimeve të ulëta, e cila hidhet poshtë dhe çdo gjë që do të rezultojë pa bazë solide ligjore do ti kalojë autoritetit të prokurorisë. Unë e kuptoj që ministrat nuk kanë përfshirje në procesin e prokurimeve, por për rastet e prokurimeve me çmimin më të ulët ministrat duhet të japin porosi të prera autoriteteve kontraktuese që të jenë shumë të vëmendshëm.

 


21/10/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave