Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton vendimin qė i hap rrugėn kompensimit tė mbi 600 pronarėve
 

Kryeministri: Qeveria do të nxjerrë praktikën e re të përcaktimit të çmimeve.

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Për shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informate, si dhe përcaktimin e sipërfaqeve takuese të këtyre pasurive”, që i hap rrugë procesit të kompensimit të mbi 600 pronarëve.

 

Kryeministri e vlerësoi këtë një zhvillim mjaft pozitiv, duke vënë në dukje se tashmë janë rreth 6 mijë familje që marrin titujt e pronësisë, por, së pari, janë pronarët ata që kompensohen, ashtu siç e përcakton ligji.

 

“Ne do t’i qëndrojmë plotësisht këtij ligji në interesin më të mirë të reformës së pronësisë dhe zgjidhjes së problemit të pronësisë”, theksoi Kryeministri.

 

Duke i konsideruar të paarsyeshme disa pretendime në përcaktimet e çmimit të tokës, Kryeministri u shpreh se “ata e panë vet se ç’do të thotë t’i frysh çmimet, se si i kthehet pronarit në bumerang. Nuk mund të themi se nuk kemi një presion të paarsyeshëm në këtë drejtim nga disa lobe të caktuara, por kjo gjë tregon shumë qartë se ata që kërkojnë që të vihen çmimet në stratosferë, ata vetëgjobiten.”

 

Kryeministri siguroi se në këtë çështje do të dominojë arsyeja dhe qeveria do të nxjerrë praktikën e re të përcaktimit të çmimeve.

 

“Në detyrimin dhe meritën e qeverisë është që ajo i korrigjon gabimet. Ndaj, në përputhje me Kushtetutën e vendit, e cila detyron vlerësimin mbi bazën e rregullave të tregut, ne nuk tërhiqemi nga kjo gjë dhe do të nxjerrim praktikë të re të përcaktimit të çmimeve”, nënvizoi Kryeministri.            


14/10/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave