Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria vendos qė zonat verilindore dhe juglindore tė vendit, tė kenė njė numėr tė pakufizuar tė bursave pėr arsimin e mesėm profesional
 

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u diskutua vendimi “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve dhe të studentëve në institucionet arsimore publike për vitin shkollor 2009-2010”. Ky projektvendim i përvitshëm ka si qëllim përcaktimin e kuotave të ushqimit në mensa dhe konvikte, përcaktimimin e numrit të bursave në shkollat e mesme dhe të larta, për përballimin e fluksit të nxënësve dhe studentëve që hyjnë në vitet e para, si dhe të kritereve që duhet të plotësojnë ata për të përfituar bursa dhe pagesa, si dhe të niveleve të bursës përçdo kategori. Vendimi synon t’u vijë në ndihmë nxënësve dhe studentëve që vijnë nga familje me të ardhura të pakta, fëmijëve të punonjësve të policisë dhe ushtarakëve që kanë humbur jetën në krye ose për shkak të detyrës, si dhe të japë mbështetje financiare për nxënësit dhe studentët me rezultate të larta në mësime. Gjatë disktumit mbi këtë vendim, kryeministri Berisha kërkoi që të merret vendimi, i cili parashikon “një numër të pakufizuar” bursash studimi në shkollat e mesme profesionale, në zonat verilindore dhe juglindore të vendit, në të cilat për arsye të varfërisë, ka një ndjekje më të ulët të arsimit të mesëm. Ky vendim, i cili u mor menjëherë, ka si qëllim nxitjen dhe mbështetjen për rritjen e numrit të të rinjve, të cilët pasi mbarojnë shkollën 9-vjeçare të kenë mundësinë të ndjekin arsimin e mesëm profesional dhe që më pas të kenë mundësi më të mëdha përballë tregut të punës.


30/09/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave