Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton projektligjin qė rregullon transportin e zyrtarėve dhe funksionarėve tė shtetit
 

Ligji përcakton praktika dhe norma krejtësisht të tjera të standardeve të vendeve të civilizuara për transportin e zyrtarëve dhe funksionarëve.

 

Ky ligj i jep përgjigje përfundimtare dhe vendos një standard të qytetëruar europian, për të cilin vendi ka nevojë jetike. Përveçse kursehen së paku mbi 30 milion dollarë në vit, vendoset një normë me vlerë qindra milion dollarë.

 

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë.”

 

Kryeministri Berisha, duke prezantuar këtë nismë të re të qeverisë, vlerësoi se projektligji vendos standarde të reja në shërbimin e transportit të zyrtarëve dhe funksionarëve të shtetit.

 

“Ky ligj përcakton praktika dhe norma krejtësisht të tjera të standardeve të vendeve të civilizuara për transportin e zyrtarëve dhe funksionarëve. Ligji njeh detyrimin e shtetit dhe të qeverisë që të krijohen lehtësirat e domosdoshme për veprimtarinë e tyre të përditshme ofiqarëve të shtetit. Por ligji shkëput në mënyrë përfundimtare establishmentin shqiptar, zyrtarët dhe funksionarët e shtetit nga praktikat e trashëguara të nomenklaturës komuniste.”

 

Kryeministri Berisha, duke i cilësuar praktikat e deritanishme si unike në botë, tha se nëse i shton edhe abuzimet në këtë fushë, i shndërrojnë ato në praktika të rrezikshme për kodin etik të zyrtarëve të vendit.

 

Kryeministri tha se projektligji i jep gjithashtu përgjigjen e duhur abuzimeve në këtë fushë, duke theksuar se vendosja e kësaj praktikë të re kursen së paku 30 milion dollarë në vit.

 

“Abuziviteti me këto praktika ka bërë që në institucione të ndryshme të shpenzohen nga 12 mijë dollarë në vit në 67 mijë dollarë për shoferët. Ne duhet të bëjmë transparencën. Shpatullat e taksapaguesve shqiptarë nuk e përballojnë dot diçka të tillë. Ndaj krijohet një kod i ri etik thellësisht i qytetëruar dhe jashtëzakonisht ndihmues në etikën dhe moralin e administratës shtetërore, shkëputet nga një praktikë tërësisht jashtë kohe. E kam theksuar edhe një herë se mesatarja për shoferin në administratën shtetërore është 19 mijë dollarë. Nuk po listoj këtu mënyrat e abuzimit, sepse ky ligj i jep përgjigje përfundimtare dhe vendos një standard të qytetëruar europian, për të cilin vendi ka nevojë jetike. Përveçse kursehen së paku mbi 30 milion dollarë në vit, vendoset një normë me vlerë qindra milion dollarë.”

 

Më tej, Kryeministri Berisha sqaroi disa aspekte të ligjit:

 

“Ky ligj lejon që të kenë në dispozicion automjet me targë zyrtare vetëm drejtuesit e institucioneve kushtetuese, ministrat, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Drejtori i Përgjithshëm të Policisë, Drejtori i Shërbimit Informativ. Ligji nuk u jep të drejtën e targës zyrtare asnjë zyrtari tjetër për transportin e tij. Edhe në këtë grup ka dy propozime. I pari, që të drejtën e përdorimit të automjeteve jashtë zyre ia jep Presidentit, Kryetarit të Parlamentit dhe Kryeministrit dhe jo zyrtarëve të tjerë. Por unë kam një propozim të dytë, që t’u lejohet targa zyrtare dhe t’u njihet e drejta e përdorimit jo zyrtar të automjetit, bëhet fjalë për fundjavat, me kushtin që duke filluar nga Presidenti, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri duhet të depozitojnë në llogarinë e institucionit 50 mijë lekë në vit për karburantin. Kjo në rast se duan ta përdorin automjetin në kohën jashtëzyrtare. Por nëse ka prej tyre të apasionuar në ngarjen e makinës dhe nuk kanë nevojë ta përdorin atë në fundjavë, nuk e depozitojnë këtë shumë. Mendoj se kjo është një përgjigje më e drejtë, sesa lënia e së drejtës së përdorimit të automjetit vetëm tre funksionarëve të shtetit, por kjo e drejtë t’u njihet edhe funksionarëve që u njihet me ligj mbajtja e targës zyrtare, me kushtin që të depozitojnë në fillim të vitit në llogarinë e institucionit të tyre shumën e mësipërme. Gjithashtu, të drejtën e targës zyrtare do ta ketë edhe kryetari i opozitës, i cili në shumë vende në trajtimin zyrtar barazohet me një ministër, si dhe kryetari i bashkisë së qytetit, pasi bashkia e kryeqytetit në Kushtetutë është e veçantë.

 

Ndërsa lidhur më zyrtarët e tjerë, në kategorinë e parë, me targë jo zyrtare janë vlerësuar deputetet e Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetarët e bashkive të mëdha të qarqeve. Këtyre zyrtarëve u jepet për transportin një bonus 45 mijë lekë, ku përfshihet amortizimi, karburanti. Natyrisht, mendoj se parlamentit duhet t’i lihet fleksibilitet që të mund të respektojë distancën. Parlamenti ka një Sekretariat për buxhetin. Ndaj mendoj se mesatarja të jetë kjo shumë që do t’i jepet parlamentit dhe më pas t’i lihet në diskrecion Sekretariatit ta përcaktojë, pasi nuk mund të jetë e njëjtë Tirana me Gjirokastrën, apo Tropojën e Kukësin. Sidoqoftë mendoj se kjo shumë është një përllogaritje e ndershme dhe e saktë. Në të gjitha vendet e botës demokratike, Kushtetutat ose ligjet detyrojnë parlamentin dhe qeveritë të marrin përsipër shpenzimet publike të transportit të deputetëve.

 

Unë e kuptoj që mund të ketë zyrtarë që thotë se unë ndjehem në postin tim më shumë se një deputet, por e vërteta është se për ligjvënësit kanë një ligj të tillë kudo, që transporti u merret përsipër. Nuk ka ligj që t’i merret përsipër transporti një zyrtari tjetër, por për ta ka bonuse. Ndaj dhe këta zyrtarë dalin në krye të preferencës. Në këtë grup hyjnë dhe kryetarët e bashkive të mëdha, pasi edhe ata janë të votuar bindshëm.

 

Për kategorinë e dytë të zyrtarëve bonusi është 35 mijë lekë dhe këtu përfshihen zëvendësministrat, këshilltarët e Presidentit, Parlamentit, Kryeministrit, drejtuesve të enteve rregullatore, komandantët e Forcave të Armatosura, zëvendësdrejtorët e Policisë dhe Shërbimit Informativ, kryetari i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Akademisë së Shkencave, rektorët e universiteteve, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, drejtuesit e Prokurorisë dhe të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të shkallës së parë dhe të apelit.

 

Bonusi për kategorinë e tretë është 30 mijë lekë dhe përfshin kryetaret e bashkive të tjera, drejtuesit e agjencive si ajo e pronave etj..

 

Zyrtarët e tjerë trajtohen me 200 mijë lekë, të cilët kanë pasur veturë më tepër për traditë.

 

Ligji vendos një praktikë jashtëzakonisht e dobishme,  një kursim të madh dhe heqim dorë nga një abuzivitet. Në abuzimet e bëra disa janë jashtëzakonisht të papranueshme, por ligji u jep fund atyre.”


30/09/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave