Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton Strategjinė pėr Administratėn Publike
 

“Asgjë nuk i përcakton më shumë ritmet e integrimit europian, sesa aftësia dhe fuqia reformuese e administratës.”

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot Strategjinë për Administratën Publike 2009-2013.

 

Kryeministri Berisha e konsideroi administratën publike shtyllën kryesore në realizimin e reformave, roli i së cilës në procesin e integrimit europian bëhet gjithnjë e më i madh. Ndaj ai e vlerësoi këtë Strategji të një rëndësie të veçantë. “Procesi i integrimit në Bashkimin Europian, - tha Kryeministri - është një univers i vërtetë reformash, ligjesh, vendimesh dhe zbatimi të tyre, të cilat përpilohen dhe zbatohen nga administrata publike.”

 

Kryeministri Berisha tha se qeveria do të bëjë përpjekje të mëdha për zhvillimin më tej të administratës publike, në katër vitet e ardhshme dhe në këtë kontekst, Strategjia synon të zgjerojë e konsolidojë korpusin e punonjësve të shërbimit civil.

 

“Administrata e ka jetike zgjerimin dhe konsolidimin shërbimit civil, si shërbimi më kompetent,  me ekspertizën më të lartë dhe më i pandikuar nga vajtje-ardhjet politike në pushtet,” u shpreh Kryeministri, duke nënvizuar se “asgjë nuk i përcakton më shumë ritmet e integrimit europian, sesa aftësia dhe fuqia reformuese e administratës.”

 

Kryeministri informoi se qeveria do të marrë së shpejti pyetësorin europian, i cili përbën dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të vlerësohet performanca e administratës dhe e qeverisë.

 

Duke folur për rëndësinë e një administrate sa më efikase dhe të kualifikuar, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Sot do të shqyrtojmë një seri vendimesh, ndër të cilat do të veçoja të një rëndësie shumë të veçantë Strategjinë Kombëtare për Administratën Publike. Administrate është një pasuri e madhe e vendit dhe e kombit, roli i së cilës bëhet gjithnjë e më i madh e më i vështirë. Ne ecim drejt integrimit dhe e theksoj edhe një herë se procesi i integrimit është procesi i negociatave më intensive në historinë e vendit. Janë me qindra e me mijëra problematikat që do të negociohen me Komisionin Europian, me vendet anëtare gjatë viteve që vijnë. Shpresojmë se së shpejti, ne do të marrim pyetësorin, i cili përbën dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të vlerësohet performaca e kësaj administrate dhe e kësaj qeveria. E vërteta është se asgjë nuk i përcakton më shumë ritmet e integrimit europian, sesa administrata e vendit, aftësia dhe fuqia reformuese e saj.

 

Në këtë kontekst, administrata e ka jetike zgjerimin dhe konsolidimin e shërbimit civil, si shërbimi më kompetent, me ekspertizën më të lartë dhe më i pandikuar nga vajtje-ardhjet politike në pushtet. Ky shërbim ka bërë progresin e vet, është zgjeruar, por nuk duhet të harrojmë se shërbimi civil nuk është produkt i një evolucioni të gjatë, por produkt i një vendimi dhe ligji të kaluar për t’u sanksionuar si i tillë dhe kjo për faktin e vetëm se nuk kishte alternativë tjetër, çka e bën të domosdoshëm trajnimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të kësaj administrate, në interesin më të mirë të vendit. Qeveria jonë ka përcaktuar si objektiv gjatë këtij katërvjeçari ngritjen e një universiteti për administratën publike. Ne kemi një Institut pranë Departamentit të Administratës Publike, por unë mendoj se ne kemi të domosdoshëm ngritjen e këtij universiteti dhe ju garantoj se ai do të provohet si një investim shumë i dobishëm për vendin.

 

Në këtë Strategji synohet që të zgjerohet korpusi i punonjësve të shërbimit civil, si një  domosdoshmëri. Realitet është se janë krijuar një seri agjencish me shkallën më të lartë të ekspertizës, të cilat kanë mbetur në varësi të ministrit. Ato duhet të jenë në varësi të ligjit. Krijimi i tyre është një meritë e madhe. Ato menaxhojnë procese shumë të avancuara dhe me sukses të plotë. Natyrisht, ato i përkasin dhe duhet t’i përkasin fondit të shërbimit civil. Po kështu, në qeveritë vendore, pa abuzuar me këtë problem, është e domosdoshme të konsolidohet korpusi i shërbimit civil. Mund të shqyrtohet edhe ligji, sepse në rastin e agjencive, ato nuk janë në këtë shërbim, pasi ligji atribuon administratën e ministrive dhe të qeverive vendore. Shërbimi civil duhet të shtrihet edhe në komunat e vendit.

 

Ky katërvjeçar duhet të shënojë një lëvizje të fuqishme, një përpjekje të madhe të kësaj qeverie për zhvillimin dhe konsolidimin më tej të administratës publike. Po ashtu, do të jepen gradimet, siç i kanë edhe vendet e tjera, si zyrtar i lartë civil. Ai, që me përpjekjet dhe performancën e tij, merr këtë nivel, e fiton kur dëshmon se është i aftë të jetë Sekretar i Përgjithshëm jo në një ministri, por në secilën ministri ku mund t’i ngarkohet detyra, ai që ka arritur atë stad formimi dhe pjekurie.

 

Mendoj se është urgjente dhe e domosdoshme zbatimi me seriozitet e rigorozitetin më të madh i Strategjisë që miratojmë sot, në interesin më të mirë të vendit. Ne kemi të gjitha mundësitë që këtë katërvjeçar të konsolidojmë administratën publike si shtyllën kryesore të universit të reformave, për të cilat vendi ka nevojë, në procesin e integrimit.”

 


18/09/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave