Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Do tė ulim me 2/3 shpenzimet pėr transportin e zyrtarėve tė administratės shtetėrore
 

“Taksapaguesit tanë nuk mundet që të paguajnë për transportin e një zyrtari 19 mijë dollarë, që përfshin shoferin, karburantin, mirëmbajtjen e automjetit etj..”

 

“Ne kemi përcaktuar një objektiv shumë ambicioz dhe ky objektiv është që të rivendosim në këtë vend praktikat, standardet dhe normat e kësaj lufte në mënyrë që Shqipëria të synojë gradualisht të spostohet në 20 vendet më efiçente në luftën kundër korrupsionit.”

 

“I siguroj shqiptarët se katër vitet që vijnë ne do të qëmtojmë e do të adaptojmë në vend çdo standard që ul në shkallën më maksimale shkallën e korrupsionit.”

 

Kryeministri Berisha tha sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se qeveria shqiptare do të thellojë luftën e saj kundër korrupsionit, duke synuar të spostohet në 20 vendet e para më eficente në luftën kundër tij.

 

Kryeministri Berisha u ndal veçanërisht në një aspekt të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit, në vendosjen e kritereve transparente për përjashtimin e mundësisë për abuzime në administratën shtetërore. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha bëri të ditur nismën e qeverisë për të shkurtuar me 2/3 shpenzimet për transportin e  zyrtarëve të administratës shtetërore. Aktualisht këto shpenzime shkojnë në rreth 2 miliardë lekë për të gjitha entet në të gjithë vendin.

 

“Nga një përllogaritje, çdo automjet zyrtar u kushton taksapaguesve shqiptarë rreth 19 mijë dollarë në vit dhe ka variacione që duhet të jenë objekt kontrolli në të gjitha institucionet. Taksapaguesit tanë nuk mundet që të paguajnë për transportin e një zyrtari 19 mijë dollarë, që përfshin shoferin, karburantin, mirëmbajtjen e automjetit etj..”

 

Kryeministri Berisha siguroi se kësaj praktike do t’i jepet fund dhe së shpejti do të dërgohet ligji në parlamentin e ri, i cili do të vendosë heqjen e automjeteve për zyrtarët nga barra shtetërore, si dhe do të përcaktojë një bonos të qartë për transportin e deputetëve dhe një bonos të qartë për transportin për një kategori zyrtarësh.

 

Më tej, duke trajtuar gjerësisht këtë çështje, Kryeministri Berisha u shpreh:

 

“Sot, dëshiroj të trajtoj një problem madhor për administratën shtetërore, shoqërinë dhe vendin siç është lufta kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit e kësaj qeverie ka dhënë rezultate tashmë të prekshme nga çdo shqiptar, por lufta kundër këtij kanceri duhet zhvilluar çdo minutë, çdo orë, çdo ditë dhe në çdo qelizë. Ne kemi përcaktuar një objektiv shumë ambicioz dhe ky objektiv është që të rivendosim në këtë vend praktikat, standardet dhe normat e kësaj lufte, në mënyrë që Shqipëria të synojë gradualisht të spostohet në 20 vendet më efiçente në luftën kundër korrupsionit. Nuk them se ky është një objektiv i lehtë. Ai është shumë i vështirë, por absolutisht i mundshëm për t’u arritur. Është arritur 20 herë. Në këtë kontekst,  privatizimet kanë qenë një goditje shumë e rëndë për korrupsionin. Po ashtu procedurat ‘on line’. Shqipëria sot është i vetmi vend në planet me prokurime 100 përqind elektronike dhe ju siguroj se kjo jo se është vendi më i pasur në teknologjinë e informacionit, por sepse është dëshmuar një vullnet i hekurt për t’u dhënë fund prokurimeve me metodën tradicionale dhe për të kaluar 100 përqind në prokurime elektronike. Vendi i dytë pas Shqipërisë i aplikon prokurimet elektronike në 85 përqind dhe ky është Kili. Ndërsa standardi i Bashkimit Europian për prokurimet elektronike është nën 80 përqind. Kjo praktikë do të thellohet. Dora dorës do të punohet që të gjitha blerjet dhe shitjet në ankand të jenë elektronike, pra, të bëhen me këtë metodë.

 

Dua të ndalem në një tjetër moment të rëndësishëm. Në shpallje të fushatës elektorale, kur unë paraqita para shqiptarëve ekipin e deputetëve të ardhshëm të Partisë Demokratike, në këtë takim ne morëm një zotim solemn: administratë shtetërore pa vetura. Duke vendosur standardin austriak, pasi Austria është një nga vendet me korrupsionin më të ulët në botë, ne kaluam nga qeveri e bodyguard-ëve në qeveri civile. Duke respektuar plotësisht bodyguard-ët për detyrën e nderuar që bëjnë, por nuk janë për qeverisje. Në këtë aspekt, duhet një administratë shtetërore krejtësisht tjetër.

 

Unë mund t’u them shqiptarëve sot se nga një përllogaritje, çdo automjet zyrtar u kushton taksapaguesve shqiptarë rreth 19 mijë dollarë në vit dhe ka variacione që duhet të jenë objekt kontrolli në të gjitha institucionet. Por taksapaguesit tanë nuk mundet që të paguajnë për transportin e një zyrtari 19 mijë dollarë, që përfshin shoferin, karburantin, mirëmbajtjen e automjetit etj.. Kjo do të marrë fund. Edhe në bisedat që kam zhvilluar për këtë çështje me anëtarët e koalicionit të ardhshëm, ata kanë shprehur mirëkuptim të plotë për këtë nismë. Ne duhet t’i japim fund kësaj situate të trashëguar, por edhe të toleruar. Nuk mundet kurë që shpatullat e taksapaguesve më modestë në Europë të mbajnë më tutje një haraç të tillë. Ndaj duke adaptuar ligjin austriak, ne i japim përfundimisht fund dhe mbyllim një kapitull të trashëguar nga nomenklatura, një vazhdimësi e nomenklaturës së vjetër deri në ditët e sotme dhe e ekzagjeruar në disa aspekte.

 

Duke theksuar këtë qeveria është po kështu e vendosur të njohë bonusin e transportit për zyrtarët, vetëm se nuk mund të mos e them dhe shqiptarët duhet ta dinë se ky shpenzim transporti është 3 herë më i madh, sesa qeveria suedeze u jep deputetëve të parlamentit suedez, i cili në kompetencat e tij, në dijeninë time, është parlamenti më i fuqishëm i Europës, i vetmi parlament që e zgjedh vetë kryeministrin dhe qeveria e saj, në emër të transparencës, u jep deputetëve të vet rreth 600 euro në muaj për shpenzime. Ndërkohë shikoni sa i kushton Shqipërisë transporti i zyrtarëve të saj. Llogaritja që ne bëjmë për shoferin, por që nuk mund ta marrim atë përgjegjës për këtë, por është situata e tillë, do të thotë se numri i shoferëve pjesëtuar për numrin e shpenzimeve si  blerje makinash, mirëmbajtje e tyre, karburant dhe paga të shoferëve del rreth 19 mijë dollarë. Kjo praktikë merr fund dhe ne me shpejtësi do të çojmë ligjin në parlamentin e ri, i cili do të vendosë me ligj heqjen e veturave të zyrtarëve nga barra shtetërore, do të përcaktojë një bonos të qartë për transportin e deputetëve, një bonos të qartë për transportin edhe të një kategorie zyrtarësh. Ju garantoj se këto shpenzime do të shkurtohen me 2/3.

 

Në mënyrë të përsëritur janë përfolur veturat e deputetëve, meqenëse nuk ka parlament në botë që të ketë vetura. Por përqindja më e lartë e shpenzimeve është jashtë automjeteve të parlamentit, në institucione të tjera të marra sëbashku. Nuk është problemi i kursimit për të cilin kemi nevojë, pasi të marra sëbashku këto shkojnë rreth 2 miliardë lekë për të gjitha entet në të gjithë vendin, por, para së gjithash e mbi të gjitha, është vendosja e disa kritereve transparente e përjashtimit të mundësisë për të abuzuar me legalen, zhveshjen nga disa privilegje shumë të pamerituara, të dëmshme, - e theksoj edhe një herë se vetura e zyrtarit në administratën shtetërore i rëndon taksapaguesve shqiptarë 3 herë më shumë, sesa rëndojnë shpenzimet për transportin e deputetit në Mbretërinë e Suedisë. Ndaj nisma që u mor me deputetët ishte shumë e drejtë dhe unë dua t’i falënderoj kandidatët për deputetë atë ditë dhe sot deputetët për mbështetjen e plotë që i dhanë kësaj nisme. I siguroj shqiptarët se katër vitet që vijnë ne do të qëmtojmë e do të adaptojmë në vend çdo standard që ul në shkallën më maksimale shkallën e korrupsionit. Nuk them se udhëtimi ynë drejt 20 vendeve të para do të ketë shpejtësinë që ne duam, por ky udhëtim do të jetë i pandalshëm. Ndaj zoti Ministër i Financave, mbledhjen e ardhshme ligji duhet të vijë në qeveri.”

 


19/08/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave