Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Do tė zhvillojmė nė mėnyrėn mė efikase tė gjitha resortet turistike tė vendit, tė cilat janė aktualisht pronė shtetėrore
 

-          Sindikatat vlerësojnë këtë projektligj si një hap i rëndësishëm, në kohën e duhur, për tu dhënë fund proceseve abuzive me pronat

Këshillimi i Ministrave mori sot në shqyrtim projektligjin  për shfuqizimin e ligjit, “Për rregullimin e pasojave, që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit “Mbi pasuritë e sindikatave”

Duke folur mbi këtë projektligj, Kryeministri kërkoi që të gjitha pronat e ish bashkimeve profesionale, të cilat janë resortet turistike më të mira të vendit dhe që aktualisht nuk janë në pronësi të askujt, përveçse të shtetit, të shndërrohen në shoqëri aksionare, ku shteti është pronar.

Kryeministri  sqaroi  se kjo bëhet  për t'i shpëtuar abuzimit, në mënyrë  që t'i qëndrohet garant rikonstruksionit të plotë të tyre dhe më pas shteti do t'i shesë aksionet e tij. “Që në momentin që ato do të rindërtohen, shteti është i gatshëm t'i shesë aksionet dhe të vazhdojnë të tjerët. Përndryshe, nëse nuk do të mos jetë shteti i pranishëm, do të vazhdojë bixhozi me këto pasuri, ashtu si ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe." - u shpreh Kryeministri.

Kryeministri tha se ligji, i cili vjen në kohën e duhur, është vlerësuar nga eksponentë të rëndësishëm të  sindikatave, të cilët e vlerësojnë si një hap të rëndësishëm, sepse e kanë kuptuar se aty janë zhvilluar procese tërësisht të papranueshme.

Lidhur me ketë çeshtje, Kryeministri Berisha theksoi:

“Në funksionin e Presidentit të Republikës, duke vlerësuar rolin dhe kontributin historik të sindikatave në përmbysjen e diktaturës komuniste, i vetëdijshëm se ato nuk mund të ishin më aleatë të qeverisë demokratike në vitin 92, por natyrshëm oponentë të saj dhe avokatë të të drejtave të punëtorëve dhe punonjësve, dekretova, në mënyrë që t'i jepja pavarësi ekonomike sindikatave, kalimin në pronësi të tyre të të gjitha pronave të ish bashkimeve profesionale. Ky dekret, në mënyrën më të pakonceptueshme, nuk është votuar në parlament. Faktikisht, ky dekret nuk ka fuqi. Më vonë, në vitin 1998, Gjykata Kushtetues ka bërë ndërhyrjen e vet të drejtë dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me mosvotimin e dekretit në parlament ato janë pasuri të askujt, në kohën kur ato ishin resortet më të mira turistike të vendit.

Eshtë e domosdoshme që të tëra këto resorte turistike, të cilat nuk janë në pronësi të askujt sot, pasi është vetëm shteti pronar i tyre, të merren e të shndërrohen në shoqëri aksionare, ku shteti do të jetë padëshirueshmërisht pronar. Po e bëjmë këtë në mënyrë që të qëndrojmë garant të rikonstruksionit të tyre të plotë dhe menjëherë shteti do të shesë aksionet e tij. Pra, që në momentin që ato do të rindërtohen, shteti është i gatshëm t'i shesë aksionet dhe të vazhdojnë të tjerët. Përndryshe, po të mos jetë shteti i pranishëm, do të vazhdojë bixhozi me këto pasuri, ashtu si ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe. Mendoj se ky ligj vjen në kohën e duhur. E verteta është se edhe eksponentë të rëndësishëm të sindikatave e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë  një hap të tillë, sepse e kanë kuptuar se aty janë zhvilluar procese tërësisht të papranueshme."



19/08/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave